• VIDEO

    ‘Pa stres, pa supermarket…’, rrëfehet pensionisti që krijoi fermën në shtëpinë e tij

    Shumë pranë Tiranës, na pret një pamje fantastike që të çon drejt natyrës së pastër, një vend ku njeriu çlodh jo vetëm sytë, por edhe mendjen e shpirtin. Larg zhurmës, trafikut dhe ritmit të vrullshëm të jetës urbane, ku shpesh dominojnë ushqimet industriale dhe rutina e pashëndetshme, këtu gjithçka merr një tjetër kuptim. Në Sauk, Rakip Xhebrahimi ka kthyer shtëpinë e tij në një kopsht të vërtetë jetese, ku natyra dhe puna e ndershme bashkohen në harmoni. Fruta e perime të freskëta, zogj, bagëti, qumësht e djath i sapo prodhuar – gjithçka buron nga përkushtimi i tij i përditshëm. Pas 45 vitesh në shërbim të qytetit të Tiranës, sot në pension, ai ka zgjedhur të mos ndalet, por t’i rikthehet tokës së të parëve. Së bashku me kamerën e “Rreze Dielli”, vizitojmë kopshtin e Rakipit, i cili na zbulon mënyrën se si kujdeset për kafshët dhe sekretet që i mbajnë ato të shëndetshme, duke prodhuar mish dhe qumësht cilësor. Oborri i shtëpisë së tij ka gjithçka dhe mbi të gjitha, ka dashurinë dhe përkushtimin e një njeriu që jeton në harmoni me natyrën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 5 Maj| Rishikohet praktika e arrestit me burg! Qytetarët: Duhet reformë

  • VIDEO

    Shqiptari që gatoi për Giorgia Melonin: Më ‘vodhi’ recetat

    Në këtë pjesë të programit udhëtojmë virtualisht drejt Italisë, një vend i njohur për traditën e tij të pasur në art, kulturë dhe mbi të gjitha në gastronomi. Mes shumë shqiptarëve që kanë arritur të na bëjnë krenarë në skenën ndërkombëtare, sot ndalemi te një emër i veçantë në botën e kulinarisë: shefi i kuzhinës Altin Gjoni. Historia e tij nis në vitin 1997, një periudhë e vështirë për Shqipërinë, kur vendosi të largohej për të ndërtuar një të ardhme të re. Si ishin fillimet e tij në një vend të huaj? Si lindi pasioni dhe rrugëtimi i tij në artin e kulinarisë? Dhe cilat janë momentet kyçe që shënuan suksesin e tij në një nga skenat më sfiduese të gastronomisë botërore? Italia njihet për standardet e larta dhe përkushtimin e madh ndaj ushqimit, një botë ku nuk është aspak e lehtë të arrish majat. Megjithatë, Altini ka ditur të fitojë vlerësim në nivelet më të larta, duke gatuar për figura të rëndësishme të politikës, artit dhe kulturës. Mes tyre, edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila – siç tregon ai me humor – madje “i ka vjedhur” edhe disa receta. Një rrëfim frymëzues për përkushtimin, talentin dhe suksesin përtej kufijve.

  • VIDEO

    Qofte me mish dhe oriz në krem qumështi nga zonja Albana

    Qofte me mish dhe oriz në krem qumështi

    Përbërësit:

    • 400 gr mish i grirë
    • 2 qepë të vogla
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 vezë
    • 1 lugë gjelle oriz
    • 1 tufë majdanoz dhe kopër
    • 2 lugë gjelle miell
    • 50 gr gjalpë
    • 4 filxhanë qumësht
    • Kripë, piper, arrë moskat
    • Lëng limoni

    Përgatitja:

    Mishin e përziejmë me qepën e grirë, vezën, orizin, majdanozin, koprën, hudhrën, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla dhe i ziejmë në ujë me pak kripë për rreth 15 minuta në zjarr të ulët. Ndërkohë përgatisim salcën. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim pak. Hedhim qumështin gradualisht duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë pak nga lëngu i qofteve dhe e lëmë të trashet. Në fund shtojmë pak arrëmyshk dhe disa pika limoni. E heqim nga zjarri. Vendosim qoftet në pjatë dhe i mbulojmë me salcën e bardhë kremoze. Sipër mund të hedhim kopër të freskët dhe pak lëkurë limoni të grirë.

  • VIDEO

    Fërgesë verore me vezë nga zonja Albana

    Fërgesë me vezë

    Përbërësit:

    • 2 qepë mesatare
    • 2–3 lgj vaj ose gjalpë
    • 1 spec i kuq
    • 3 vezë
    • 1/2 lgj salcë domate
    • 1/2 lgj miell
    • 1 gotë qumësht
    • Kripë, piper i zi
    • Djathë i bardhë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Grijmë hollë qepët dhe i kaurdisim në vaj derisa të zbuten e të marrin pak ngjyrë të artë. Shtojmë specin e kuq të prerë në copa të vogla dhe salcën e domates. Hedhim pak ujë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë disa minuta. Rrahim vezët me qumështin dhe miellin derisa masa të bëhet e lëmuar. Shtojmë kripë dhe piper sipas shijes. Hedhim masën mbi qepët dhe specat duke e përzier lehtë. E lëmë në zjarr të ulët derisa të mpikset dhe të marrë 2–3 valë. Në fund shtojmë pak djathë të bardhë të thërrmuar, pak gjalpë dhe majdanoz të freskët për aromë.

  • VIDEO

    Kek me kos dhe vaj që do ju shkrihet në gojë nga zonja Albana

    Kek me kos dhe vaj

    Përbërësit:

    • 2 gota miell
    • 2–3 vezë
    • 1 gotë sheqer
    • 1/2 gotë vaj
    • 2 filxhanë kafeje kos
    • 1/2 lugë kafeje sodë buke
    • 1 filxhan kafeje arra të grira
    • Lëkurë limoni ose portokalli
    • Pak rrush të thatë
    • Pak kakao (opsionale)
    • Sheqer pudër për sipër

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen krem. Shtojmë kosin, vajin dhe lëkurën e limonit ose portokallit. Më pas shtojmë arrat dhe rrushin e thatë. Përziejmë miellin me sodën dhe e hedhim gradualisht te masa (brumi duhet të dalë i butë dhe pak i rrjedhshëm). Lyejmë tavën me gjalpë ose vaj, e spërkatim me pak miell dhe hedhim masën në tavë. Nëse dëshirojmë, një pjesë të brumit e përziejmë me kakao dhe krijojmë forma sipër. E vendosim kekun në furrë në 180–200°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Kur të ftohet e pudrosim me sheqer pudër.

  • VIDEO

    'Po, Veliaj e Meta mund të lirohen!' Avokati Ramaj zbërthen vendimin e GJL për 'arrestin me burg'

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 5 maj 1996/ Shkelje e hapur e ligjit, i besuari i presidentit francez Shirak në krah të Berishës në fushatën e PD

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të 5 majit të vitit 1996-të denoncohej një shkelje e hapur e ligjit. Shtetas të huaj që bëjnë fushatë në Shqipëri për partitë politike. I Besuari i Presidentit francez Zhak Shirak në vendin tonë ishte në krah të Berishësn ë fushatën e PD-së. Koha Jonë shkruan : “ Helsinki: ndal të huajve në fushatën shqiptare”. Ndërkaq në RD botimin e Partisë Demokratike pasqyroheshin takimet e fushatës elektorale.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 5 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata e Lartë i vendos fre yryshit të SPAK te Call Center-at më keq se droga e deri tek Xhaferri i Vllaznisë heq veten nga "zullumi' i tolerimeve

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Bota Report'| Tërheqja e trupave amerikane nga Europa, ish-ambasadori Bimo: Liderët e BE-së marrin me të mira Trump me shpresën se do ndryshojë mendje

    Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, tërheqja e trupave amerikane nga Europa është pjesë e politikës së SHBA-së dhe jo një vendim personal i Presidentit Donald Trump. Bimo tha se liderët e vendeve të Europës nuk e kanë lexuar si duhet këtë mesazh, pasi sipas tij, shtetet europiane janë mësuar të jenë nën mburojën amerikane.

  • VIDEO

    Aksidenti me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës/ Avokati Çela: Shoferi rrezikon deri në 20 vite burg! Hoxha: Problem pija alkoolike në timon, OPGJ-të janë të korruptuar

    Për ekspertin e aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, Oficerët e Policisë Gjyqësore ndihmojnë shoferët që shkaktojnë aksidente rrugore që t'ja hedhin paq, duke punuar për atë që ai e cilësoi ndërrim të fajësisë. Ndërkohë avokati Çela deklaroi se sipas kodit penal, shkaktari i aksidentit me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës, rrezikon deri në 20 vite burg.

    • VIDEO

      'Gara' për kreun e PD-së, Alesia Balliu mbështet Selën dhe sulmon Berishën: Është frikacak! Po e trajton partinë si pronë private dhe po i jep fitoren Ramës

      Alesia Balliu akuzon Sali Berishën se po pengon garën brenda PD-së nga frika e konkurrencës, ndërsa thotë se ai nuk ka asnjë shpresë ta sjellë partinë në pushtet

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv