-
VIDEO
Vendimi i fortë! Lirohet Veliaj dhe Meta? Ekspertët analizojnë: Do përfitojnë të gjithë shqiptarët
Avokati Rezart Kthupi dhe ish-prokurori Ervin Karanxha ishin të ftuarit e radhës në ‘Sot Live në Shqipëri’, ku diskutuan në lidhje mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij.
-
VIDEO
Tragjedia në Durrës, skema 3D e aksidentit! Eksperti zbulon momentet tragjike: I kishte me kurriz...
Me ndihmën e ekspertit autoteknik Alfred Hasani, Report TV ka rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës që u mori jetën dy të miturve Klesi Nikolli dhe Enea Muçaj, 10 dhe 12 vjeç. Paraqitja 3D tregon rrugën ku ndodhej automjeti, murin anësor, katër fëmijët dhe automjetin e parkuar.
-
VIDEO
Report Tv rindërton skenën dhe dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës! Eksperti: Shoferi ka qenë me 90-100 km/h dhe trefish i dehur! Nuk tentoi të frenonte
Me ndihmën e ekspertit autoteknik Alfred Hasani, Report TV ka rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës që u mori jetën dy të miturve Klesi Nikolli dhe Enea Muçaj, 10 dhe 12 vjeç. Paraqitja 3D tregon rrugën ku ndodhej automjeti, murin anësor, katër fëmijët dhe automjetin e parkuar.
-
VIDEO
Maska e aktoreve turke / Përzierja magjike që mbyll poret dhe hidraton lëkurën
Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki me Stelën sjellin një scrub të veçantë për kujdesin e lëkurës, të përgatitur me përbërës krejtësisht natyralë që gjenden lehtësisht në çdo shtëpi. Ky kombinim i thjeshtë por efektiv ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës, mbylljen e poreve, hidratimin dhe ndriçimin e saj. Me përbërës si kafeja, kosi, e verdha e vezës, kanella dhe mjalti, ky scrub jo vetëm ushqen lëkurën, por edhe i jep asaj një pamje më të freskët dhe të shëndetshme. Një recetë e thjeshtë, natyrale dhe e fuqishme për një rutinë bukurie në shtëpi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 6 Maj| Qytetari vargje për Berishën në emision: Ta shoqëroni dhe në tualet
-
VIDEO
Ç'do bëhet me bonusin mujor të pensioneve 4 vitet e ardhshme? Eksperti Hoxha sqaron: Tavani 220...
Eksperti Hoxha iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve për pensionet, bonuset dhe problemet me Sigurimet Shoqërore. Në studio u dhanë sqarime për disa nga shqetësimet më të zakonshme të pensionistëve.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga tri goditje ndaj interesit kombëtar te patenta është privilegj dhe si e tillë duhet të trajtohet e deri tek e mërkura futboll apo formalitet në Superiore.
-
VIDEO
E bën lëkurën si 20 vjeç / Si të përgatisni ujë me petale trëndafili
Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki dhe Stela sjellin një recetë të thjeshtë dhe shumë të dobishme për kujdesin e lëkurës: tonikun natyral me petale trëndafili. Ky ujë trëndafili përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është i njohur për vetitë e tij qetësuese, hidratuese dhe freskuese. Përveç aromës së këndshme, ai ndihmon në balancimin e lëkurës, reduktimin e skuqjeve dhe dhënien e një shkëlqimi natyral. Një mënyrë perfekte për të sjellë kujdesin e natyrës direkt në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë.
-
VIDEO
Pensionisti 67 vjeçar që nuk pi asnjë ilaç: Analizat i kam top, jetoj me …
Në këtë pjesë të programit ju prezantojmë një personazh vërtet të veçantë. Në moshën 67-vjeçare, ai ka zgjedhur të jetojë ndryshe nga shumica - mes maleve, natyrës dhe aventurës. I lindur në Gjakovë dhe i dashuruar pas eksplorimit, prej më shumë se një dekade ai i ka kushtuar jetën udhëtimeve në zonat më të bukura malore, veçanërisht në Alpet Shqiptare. Ne nje lidhje direkte nga Gjakova, flasim me Agim Idrizin për fillimet e këtij rrugëtimi, përvojat në Bjeshkët e Tropojës dhe për momentet më të bukura e sfiduese që ka përjetuar në natyrë. Do të ndalemi gjithashtu te eksplorimet e tij jashtë vendit, si dhe te ndryshimet që kjo mënyrë jetese i ka sjellë në trup dhe në mendje. Një histori frymëzuese për këdo që kërkon një jetë më pranë natyrës dhe më të shëndetshme.
-
VIDEO
Kungulleshka tavë me domate nga zonja Albana
Tavë me kungulleshka dhe domate
Përbërësit:
- 1 kg kungulleshka
- 6–7 kokrra domate
- 100 gr djathë i grirë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 2–3 filxhanë kafeje vaj
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kungulleshkat pastrohen, lahen dhe priten në feta si për musaka. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët ose piqen në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë shtrohet një shtresë kungulleshka, feta domatesh dhe sipër djathë i bardhë i grirë. Vazhdohet përsëri me shtresë kungulleshkash, domate dhe djathë, derisa të mbarojnë përbërësit. Sipër mbulohet me kungulleshka, spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë. Kur domatet të jenë zbutur mirë, hidhet kripë e piper sipas dëshirës.
-
VIDEO
Supë peshku nga zonja Albana
Supë peshku
Përbërësit:
- 200 gr sardele
- 200 gr açuge të vogla
- 200 gr merluc
- 3 patate mesatare
- 3 qepë
- 3 karrota
- 1 degë selino
- 1 lugë çaji kripë
- 1 ls lëng limoni
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë dhe lajmë mirë peshqit dhe i vendosim (përveç merlucit) të ziejnë në tenxhere me ujë (reth 1.2 litër) për 20 minuta. Ndërkohë lajmë dhe presim perimet në copa mesatare. Kullojmë peshqit dhe ruajmë lëngun. Në këtë lëng ziejmë merlucin për 10 minuta. E nxjerrim dhe kullojmë përsëri lëngun të cilin e hedhim në tenxhere ku shtojmë të gjitha perimet. Hedhim vajin e ullirit, kripën dhe lëngun e limonit. I ziejmë për rreth 25 minuta derisa perimet të zbuten mirë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë peshqit dhe e servirim supën të ngrohtë.
-
VIDEO
Turli në 5 minuta me perime nga zonja Albana
Turli me perime
Përbërësit:
- 1.5 kg perime (patate, karrota, patëllxhan, bamje, kungull)
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1–2 qepë
- 4–5 domate
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Perimet pastrohen, lahen, priten në copa dhe shtrohen me radhë në tenxhere. Kaurdisen qepa dhe domatet lehtë me vaj, shtohet kripë, piper dhe pak ujë derisa të krijohet salca. Salca hidhet mbi perimet dhe sipër vendosen feta domatesh. Vendoset kapaku dhe turlia lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa perimet të zbuten plotësisht. Në fund spërkatet me majdanoz të freskët dhe shërbehet e ngrohtë.