Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!

19 Maj, 18:08 | Përditesimi: 19 Maj, 18:08

 

Një histori e dhimbshme ndarjeje familjare trajtohet në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV. Në studio, Ëngjëllushe Gishti rrëfen kërkimin e gjatë për motrën e saj, Mimoza Kallmi, e cila humbi kontaktet me familjen pasi u largua drejt Italisë me personin që dashuronte.Mes lotësh dhe kujtimesh të ruajtura prej vitesh, motra tregon momentet e fundit me Mimozën, informacionet që familja ka marrë ndër vite dhe shpresën që ende nuk e ka humbur për ta takuar një ditë. Historia sjell dëshmi prekëse, dyshime dhe rrëfime mbi jetën e vështirë që 48-vjeçarja mund të ketë kaluar jashtë vendit.

A.M/Shqiptarja.com