Supa e Beut nga zonja Albana

4 Nëntor 2022, 11:20

Supa e beut

Përbërësit:

  • 4 racione mish pule
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 karrota
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lgj miell
  • ½ fk makarona fidhe
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 limon
  • Buljon pule
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e pulës e ziejmë në një tenxhere me ujë dhe kripë. Më pas kullojmë buljonin dhe mishin e ndajmë në fije.

Në një tenxhere kaurdisim qepën së bashku me hudhrën dhe karrotën e grirë imët në mikser ose në rende. Shtojmë miell dhe vazhdojmë kaurdisjen, me pas hedhim buljonin e pulës, copëzat e mishit dhe makaronat fidhe. E leme supën të marrë valë në temperaturë nën mesatare për 20 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.