Gjellë me perime nga zonja Albana

4 Nëntor 2022, 11:18

Gjellë me perime

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 degë selino
  • 2-3 gjethe dafine
  • 1 lulelakër
  • 1 brokoli
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj salcë domate
  • Koncentrat mishi / perimesh
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me karrotat dhe selinonë. Bëjmë një spërkatje të lehtë të perimeve me pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të zbuten pak. Më pas shtojmë lulelakrën, brokolin dhe salcën e domates. I trazojmë për të fituar pak nxehtësi dhe në fund shtojmë buljonin e mishit ose të perimeve. Rregullojmë shijen me kripë, piper, bimë aromatike sipas dëshirës dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare.