Tavë me oriz dhe spinaq nga zonja Albana

4 Nëntor 2022, 11:24

Tavë me oriz dhe spinaq

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 1 dorë spinaq
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • 100 gr gjalpë
  • 250 ml kos
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 3 kokrra vezë
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë orizin më pas e lemë të ftohet pak dhe e vendosim në një enë ku shtojmë spinaqin, bimë aromatike dhe erëza sipas shijes. E trazojmë mirë duke shtuar dhe djathë kaçkavall të grirë.

Lagim një letër pjekje dhe e shtrojmë në një tavë. Vendosim masën e orizit duke e ngjeshur mirë me lugë. Trazojmë kosin me vezë dhe gjalpë të tretur dhe e hedhim mbi oriz. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të mpikset.