Bukë me hirrë dhe ullinj nga zonja Albana

31 Tetor 2022, 11:41

Bukë me hirrë dhe ullinj

Përbërësit:

  • 3 tasa miell
  • 1 e ½ tasa hirrë
  • ½ tas me ullinj
  • Pak maja
  • Kripë, piper
  • Erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim miellin, hapim një gropë, shtojmë majanë të cilën e kemi tretur me ujë të vakët. Shtojmë hirrën dhe erëzat. Zemë brumin dhe e lemë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas e punojmë mirë brumin me duar, shtojmë ullinjtë dhe e lemë sërish të vijë. Lyejmë një tepsi me vaj ulliri, vendosim brumin dhe e fusim bukën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius për 1 orë.