• VIDEO

    Mëniku, historia dhe zhvillimet e fshatit

    Kryetari I fshatit Mënik në Pezë Helmës flet mbi historikun e fshatit, një histori qindravjecare dhe më pas, për disa nga shqetësimet e bujqëve të vegjël me pak tokë të cilët, edhe pse të licensuar, nuk përfitojnë subvencione për karburantin, duke ndjerë falimentin e pronave.

  • VIDEO

    Mëniku, fshati ndanë lumit Erzen

    Veri jug ka udhëtuar në perëndim të kryeqytetit, në zonën e Pezë Helmësit dhe u ndal në fshatin Mënik, një fshat I bukur ndanë lumit Erzen, ku bazë e ekonomisë mbeten bujqësia dhe blegtoria. Takimi I parë me kryetarin e fshatit Sulejman Bardhin, I cili sjell para kameras së emisioneve Veri Jug, shqetësimet e bujqve të vegjël, pragfalimentin e tyre për shkak të cmimeve të larta të energjisë dhe karburanteve dhe për shkak të mungesës së vaditjeve të tokave. Ndalesë në serën e vogël të familjes së bujkut Qani Bardhi, prodhimet e stinës, mbjelljet dhe përpjekjet për mbijetesë. Por Qaniut I qesh buza kur tregon për lopët e familjes, fabrikat e vogla pa të cilat, thotë ai, ekonomia e shtëpisë do të ishte rrënuar prej kohësh. “Mëniku, fshati ndanë lumit Erzen” realizuar nga moderastori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Sera e bujkut Qani Bardhi

    Bujku Qani Bardhi në fshatin Mënik tregon për ngritjen e serës familjare, mbjelljet dhe prodhimet e stinës, që të gjitha për nevojat e familjes, por edhe për pak shitjer në treg. Kosto e lartë e prodhimit, për shkak të mungesës së vaditjes.

  • VIDEO

    N’kohë -Zbuloni pasurin e fshehtë të Prespës…

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 Prill 2022

    Kongresi i PS, planet e Rudina Dembacaj me Mark Frrokun, ultamitumi i Partizanit

  • VIDEO

    Kush e kërkon legalizimin e hashashit dhe Kongresi i PS

    Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi thotë se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij.

  • VIDEO

    Legalizimi i kanabisit mjekësor, Dhurata Çupi në 'Pa Protokoll': Plan i vjetër i PS, formularët hile e Ramës për të arritur qëllimin! Klosi: Nëse nuk eksportohet do dështojë

    Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi thotë se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij.

  • VIDEO

    Zgjedhja e presidentit të ri, Çupi: Të jetë i djathë, do votoja qoftë edhe Bashën

    Deputetja demokrate e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri. Presidenti i ri, sipas Çupit duhet të jetë nga radhët e djathta, pasi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar PD-në. Demokratja nuk përjashtoi as mundësinë që votën e saj ta japë për Lulzim Bashën nëse do jetë një prej kandidatëve.  

    Dhurata Çupi: Në 25 prill të 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar opozitën, pavarësisht se ka një maxhorancë në qeverisje ose kanë patur një qasje tjetër ndaj kësaj qeverie. Në këtë këndvështrim mendoj se një institucion i rëndësishëm siç është presidenca duhet të jetë alternativë për opozitën. Nuk është favor, por presidenti duhet të zgjidhet edhe si institucion i rëndësishëm por edhe për të përfaqësuar opozitën. Jam e gatshme të votoj çdo të djathtë në atë pozicion.

    Plator Nesturi: Edhe Basha i djathtë është?

    Dhurata Çupi: Patjetër edhe Basha. Çdo i djathtë unë do e votoja me shumë dëshirë aq më tepër Princ lekën që është edhe matjan.

  • VIDEO

    Kongresi, PS sytë te kryetari Rama te Shqipëria!

    A do të jetë presidentja e re grua? E pyetur në emisionin ‘Kontrast’, ish-ministrja Etilda Gjonaj tha se më e rëndësishme se sa gjinia e pasardhësit të Ilir Metës, është integriteti i atij që do ta marrë këtë detyrë të lartë. Megjithatë, Gjonaj nuk e fshehu dëshirën që përveç Kuvendit, edhe Presidenca të ketë në krye një grua

  • VIDEO

    Presidenti i ri, një grua? Gjonaj në 'Kontrast': Me rëndësi të ketë integritet!

    A do të jetë presidentja e re grua? E pyetur në emisionin ‘Kontrast’, ish-ministrja Etilda Gjonaj tha se më e rëndësishme se sa gjinia e pasardhësit të Ilir Metës, është integriteti i atij që do ta marrë këtë detyrë të lartë.

  • VIDEO

    Konflikti nuse-vjehërr ndan babain nga e bija/Gjyshja:Më bën fajtore se…

    Lidhën kurorë pa dëshirën e prindërve të djalit dhe sot janë prindër të një vajze 2 vjecare. Një histori dashurie që mori fund shumë shpejt. Klevin Ndoj dhe Roberta Marashi, dy të rinjtë nga veriu i Shqipërisë u ndanë pas tre viteve martesë. Kjo histori sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gjyshe Kristinën, nënën e Klevit e cila prej muajit gusht të vitit 2021 nuk ka asnjë kontakt me mbesën e saj të vogël. Ajo jeton me nënën e saj Robertën dhe jetojnë në Itali. Cifti u njohën në vitin 2017 nëpërmjet rrjetit social facebook. Pak muaj më pas ata vendosën që të ndërmerrnin hapin e radhës, por familja e Klevinit nuk ishte dakord për këtë fejesë, për shkak të moshës së tyre të vogël. Por për shkak të mentalitetit, pasi dy të rinjtë kishin rënë në sy, prindërit e vajzës këmbëngulën në të kundërtën. Një vit pas njohjes së tyre ata vendosën të nisnin bashkëjetesën, ndërsa bashkë me të lindën edhe zënkat e para. Në vitin 2019 Klevini dhe Roberta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Pasi kaluan edhe muajin e mjaltit cifti u përball me vështirësitë e para ekonomike. Sipas vjehrrës, Roberta nuk donte të punonte në fshat, ndërsa debatet e vazhdueshme mes tyre agravoheshin gjithë e më shumë. Kjo gjë detyroi prindërit e nuses që të marrin vajzën bashkë me dhëndrin në banesën e tyre për pak kohë. Përpjekjet e çiftit për të ndërtuar jetën e tyre të ndarë nga prindërit e tyre dështuan. Pak ditë para se ne jetë të vinte vajza kthehen sërish tek prinndërit e Klevinit në Mjedë të Shkodrës. Të pamundur për të përballuar koston e lartë të jetesës, ndërsa tashmë ishin bërë prindër cifti vendosin që gushtin e vitit 2021 të emigrojnë drejt Italisë. Fillimisht u vendosën në Torino, aty ku mori fund edhe marrëdhënia e tyre. Roberta me vajzën e vogël qëndruan po aty, ndërsa Klevini u zhvendos në Milano. Për herë të fundit ai e takoi të bijën në fund të vitit 2021. Por ajo që vuan edhe më shumë mungesën e mbesës është gjyshe Kristina. Prej 8 muajsh, ajo nuk e sheh me sy mbesën e vogël. Përveç ndarjes fizike me bashkëhsortin e saj, nusja ndërpreu cdo kontakt edhe me prindërit e bashkëshortit në Shqipëri.

     

  • VIDEO

    Drejtoresha e ‘Bashkëqeverisjes’: Vitet e tjera synojmë që Këshillimi Kombëtar të mos jetë anonim, qytetarë që e kanë plotësuar më shumë se një herë? Numër i vogël, s'ndikon në rezultat

    Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për nismën e Këshillimit Kombëtar. Ajo tha se Këshillimi Kombëtar do të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme ku synohet edhe që të mos jetë më anonim, por të shkruhen të dhënat e qytetarëve. Sipas saj, kjo metodë do t’iu japë mundësi që formulari të jetë i targetuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv