-
VIDEO
Ben Andoni: Drejtësia s’po vepron, po lejon Berishën që të përkeqësojë mjedisin politik në vend! E ka futur PD-në një qorrsokak
Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës, organet e drejtësisë, jo vetëm nuk po ndihmojnë mjedisin toksik politik tek ne, por po e lënë jashtë procesit, duke e përkeqësuar, thotë opinionisti Ben Andoni
-
VIDEO
Çupi: Berisha nuk do ndalet derisa ta shkatërrojë PD-në, sillet si shefi i partisë! SPAK ende s'ka nisur hetim për 6 personat ‘non grata’? Drejtësi e vonuar
Sali Berisha nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë Partinë Demokratike. Kështu pohon për Report Tv analisti Frrok Çupi, i cili thekson se Berisha tashmë nuk ka asnjë rol politik, por thjesht sillet si shefi i partisë.
-
VIDEO
Nëna i kërkoi të ndahej, ajo e dashuronte/’22 vite më dhunon më lë me dy vajzat në rrugë’
Dhuna për 22 vite me radhë nuk mund të përshkruhet dot me fjalë. Mes lotësh, një 41-vjeçare që jeton në Tiranë rrëfen sesi ka duruar për kaq vite burrin dhunues, babain e tre fëmijëve. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV mori guximin të tregojë këtë histori që trondit, historinë e jetës së saj që ditën kur pasi mori burrin që ajo dashuronte u nda edhe nga familja. Nëna i kërkoi që prej fillimit ta ndante, por ajo e kishte marr vendimi. Një ferr i përshkruan vitet e kaluara nën një çati me një bashkëshort të alkoolizuar, që vazhdon ta dhunojë sot e kësaj dite. Pas kërkesës për ndihmë, në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, stafi udhëtoi në periferi të Tiranës për ta takuar nga afër këtë zonjë. Arsyeja se pse kjo zonjë nuk mund të na priste në banesë, ishte pikërisht bashkëshorti i saj dhe problemet që ajo ka me të. Ne shkuam në një zonë periferike të Tiranës për ta takuar nga afër dhe për të dëgjuar gjithë rrëfimin e saj. Një martesë e kurorëzuar si rrjedhojë e dashurisë mes dy të rinjve 25 vite më parë, sot është drejt fundit. Dhuna e vazhdueshme që në fillim të bashkëjetesës së tyre ka detyruar këtë 41-vjeçare nga veriu i Shqipërisë që t’i drejtohet për ndihmë emisionit “Pa Gjurmë”. Para se të bëhej nënë për herë të tretë ajo e ka denoncuar disa herë bashkëshortin e saj, por autoritetet nuk morën asnjë masë. Sot, ajo nuk kërkon as divorcin dhe as arrestimin e tij për hir të fëmijëve, po kërkesa e 41-vjecares është nevoja për ta rehabilituar. Paga minimale që merr kjo nënë, është e vetmja e ardhur në familjen me 4 anëtarë. Sot ajo ka mbetur krejt e vetme, pasi edhe familja e ka braktisur prej kohësh.
-
VIDEO
Rrëqeth nëna e dhunuar: Vajza agjëron, s’ka bukë të çeli iftarin
Momente të dhimbshme gjatë rrëfimit në emisioni ’Pa Gjurmë’ të 41-vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa ndalet tek të tjera episode ne jetë që i kanë shkaktuar jo pak drama. Dhuna për 22 vite me radhë nuk është e vetmja dhembje që ajo ka. Ka ndodhur me dhjetra herë që dhuna nga babai të mos kursejë as vajzat e vogla. Me ditë të tëra ai i ka kyçur brenda të trija, duke i lënë pa ushqim në banesë. Të gjitha paratë i shpenzon për alkool duke u zhdukur deri natën vonë. Me kthimin në banesë nis sërish i njëjti ritual, të dhunuara me bargun bosh. Nëna 41-vjecare rrëqerh me rrëfimin e saj teksa thotë se vajza e madhe agjeron, por nuk ka bukë të çeli iftarin. E zhytur në borxhe nëna nuk mundet dot t’ia dalë, ndaj bën apel për ndihmë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Kreu i Dhomës së Deputetëve në Itali, Fico për Report Tv: Koha për të hapur negociatat me Shqipërinë! Ballkani i Hapur? Nismat që forcojnë bashkëpunimin, të mira
Presidenti i Dhomës së Deputetëve në Itali, Roberto Fico, ka shprehur edhe një herë qëndrimin e fortë të Italisë së është koha që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen sa më parë negociatat me Bashkimin Europian. Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Report Tv, Fico shprehjet se të dy vende e meritojnë këtë hap dhe se Italia do të punojë edhe më tej për integrimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
3 super vakte për humbje peshe, ide se çfarë të konsumoni
Humbja e peshës kthehet në një shqetësim për vajzat dhe zonjat sidomos në periudhën e pranverës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Ledina Liço solli disa këshilla dhe informacione të vlefshme për të humbur peshë shpejtë dhe pa dëmtuar shëndetin.
-
VIDEO
4 ushqime për bark të sheshtë, që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj
Humbja e peshës kthehet në një shqetësim për vajzat dhe zonjat sidomos në periudhën e pranverës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Ledina Liço solli disa këshilla dhe informacione të vlefshme për të humbur peshë shpejtë dhe pa dëmtuar shëndetin.
-
VIDEO
Si të humbni peshë brenda 1 jave sipas nutrionistes Lediana Liço
Humbja e peshës kthehet në një shqetësim për vajzat dhe zonjat sidomos në periudhën e pranverës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Lediana Liço solli disa këshilla dhe informacione të vlefshme për të humbur peshë shpejtë dhe pa dëmtuar shëndetin.
-
VIDEO
Soprano shqiptare Ramona Tullumani nën lenten e Fadil Berishës, rrëfen eksperiencën në SHBA
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, sopranoja shqiptare Ramona Tullumani rrëfeu ekspericën e saj pas ngjitjes në skenën e famshme amerikane si dhe setin me Fadil Berishën.
-
VIDEO
Kënga e Nexhmije Pagarushës në skenën e famshme në SHBA, përshëndetje speciale për Fadil Berishën
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, sopranoja shqiptare Ramona Tullumani rrëfeu ekspericën e saj pas ngjitjes në skenën e famshme amerikane si dhe setin me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha.
-
VIDEO
Byrek tigani pa mbushje nga zonja Albana
Byrek tigani pa mbushje
Përbërësit:
2 gota miell
1 lk sheqer
1 lç kripë
1 lç maja e thatë
1 lgj vaj
Ujë sa të marrë brumi
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin: miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 15 minuta.
Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf. Pasi i kemi dhënë formën byrekëve i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Pulë me qull sipas traditës dibrane nga zonja Albana
Pulë me qull
Përbërësit:
1 pulë
1-2 gota miell misri
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1.5 litër ujë
Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe e lemë pulën të ziejë.
Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.