-
VIDEO
Shqiptarja e parë kamioniste/ Historia frymëzuese e Biankës, la parukerinë për timonin
Bianka Dervishi është shqiptarja e parë kamioniste. Një histori frymëzimi, të cilën vet ajo e tregoi në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv.
-
VIDEO
Historia e veçantë e muzikantes dhe matematicienes nga Irani që nuk i ndahet dot Shqipërisë
Sheyda D’oa është këngëtare dhe njëkohësisht matematiciane. Me një histori të veçantë, vajza nga Irani erdhi bashkë me familjen e saj në 91’ në Shqipëri, e që prej asaj kohe nuk i ndahet vendit tonë. Në një ntervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ajo tregoi për marrëdhënien e veçantë me Shqipërinë dhe dashurinë për muzikën.
-
VIDEO
Mëmëligë me miell misri, djathë dhe cingaridhe nga zonja Albana
Mëmëligë me miell misri, djathë dhe cingaridhe
Përbërësit:
500 gr miell misri
100 ml vaj ulliri
1 fç kafeje shëllirë
100 gr djathë të bardhë
100 gr cingaridhe
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i kuq
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim ujë (rreth 1 litër), pak kripë, shëllirë djathi dhe vaj ulliri. Sapo uji të marrë pak nxehtësi shtojmë gradualisht miellin e misrit duke e situr. E trazojmë me lugë druri që masa të mos kokrrizohet. Këtë masë e vendosim në një tepsi të sheshtë ose pjatancë. E hapim mirë dhe sipër vendosim copëza djathi të bardhë dhe cingaridhet e tiganisura. Në fund e spërkasim me gjalpë të aromatizuar me piper të kuq.
-
VIDEO
Gjellë me mish viçi nga zonja Albana
Gjellë me mish viçi
Përbërësit
500 gr mishi
1 kungull
1 karrotë
1 patate
1 qepë
2 thelpi hudhër
Kripë, piper
Domate të thata
1 lgj salcë domate
majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë fillimisht mishin. Ndërkohë në një tigan grijmë qepën, hedhim pak vaj ulliri, dhe hudhrën, pasi qepa ka marr ngjyrë të artë hedhim patatetn dhe karrotat që I kemi prerë më parë në kubikë, dhe më pas edhe kungullin. Në fund shtojmë 1 lugë salcë domate, kripë, piper, dhe shtojmë mishin bashkë me ujin në të cilin e kemi zier, dhe i lëmë të marrin zierje sëbashku, derisa lëngu të trashet. Më pas është gati për servirje.
-
VIDEO
Kek me mollë nga zonja Albana
Kek me mollë
Përbërësit
170 gr gjalpë ambjenti
140 gr sheqer kaf
2 kokrra vezë
200 gr miell për kek
125 ml qumësht / dhallë
2-3 mollë
Pak kripë
Lëkura e 1 limoni
Për dekor:
1 lgj sheqer kaf
Kanellë pluhur
Arra / bajame
Përgatitja
Në një tas vendosim gjalpin e temperaturës së ambientit dhe sheqerin kaf. I trazojmë me një rrahës elektrik për 3-4 minuta derisa masa të bëhet kremoze. Shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë trazimin. Hedhim pak kripë dhe cipën e grirë të një limoni. Ulim shpejtësinë e mikserit dhe shtojmë miellin e situr dhe qumështin ose dhallën.
Masën e përgatitur të kekut e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Mollët e qëruara pasi i kemi prerë në gjysmë hënë i vendosim mbi kekun duke i dekoruar. Sipër e spërkasim me sheqerin kaf, kanellën dhe arrat ose bajamet. E vendosim kekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 55 minuta.
-
VIDEO
Kalaja shekullore e Prezës në kantier, gratë në krye të restaurimit: E gjetëm të dëmtuar, sprovat për të ruajtur identitetin e saj, kërkuam për trarë e gurë shtufi me banorët e zonës
Pas tërmetit të 2019-ës, Kalaja Mesjetare e Parezës pësoi dëmtime të mëdha. “Report tv” viziton monumentin e kulturës në fazën e fundit të restaurimit ndërsa specialistët, një vit pas nisjes së punimeve rrëfejnë si është ndërhyrë në të. Në krye të restaurimit dy gra, arkitektja Jora Kasapi dhe teknikja e ndërtimit Myvrete Hysenaj, rrëfejnë punën, nga kërkimi i gurëve me banorët e Prezës tek skalitja e tyre e gjetja e trarëve në shtëpinë 100-vjeçare të Ishmit. Vlerat historike e legjendat e trashëguara për kalanë rrëfehen mes rreshtave...
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 Prill 2022
Titujt e gazetave per sot,nga Shqiperia drejt legalizimit te kanabisit mjekesor te SHBA mund te pershkallezoje denimin per Berishen e deri tek po deshton perendimi ne Ukraine?
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.
-
VIDEO
Eksperti rrugor Arben Luzi për Report TV: Shkaqet e aksidenteve, parakalimet e gabura
Eksperti rrugor Arben Luzi për Report TV: Shkaqet e aksidenteve, parakalimet e gabura
-
VIDEO
25 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Beteja e pambaruar me drejtësinë italiane të familjarëve të 24 të humburve në fund të detit Adriatik
Kanë kaluar 25 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja e ndodhur ne 28 mars 1997, aty ku humbën jeten 81 persona ,teksa trupat e 24 viktimave nuk u gjetën kurrë. Në bordin e anijes”Katri i Rades” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 115 persona nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin.
-
VIDEO
Divorci i PD? Korreshi në Report Tv: Dy copëzat do të ngjiten për hatër të ‘kalamajve’! Kriza s’merr fund me heqjen e blindave! S’kemi luksin të debatojmë me SHBA
Deputeti i PD Saimir Korreshi tha në Report Tv me batuta se Partia Demokratike nuk do të “divorcohet” përfundimisht dhe kjo për hatër “të kalamajve”. Ai sqaroi se PD nuk mund të fitojë nëse nuk ngjit dy copëzat e saj, duke nënkuptuar “Rithemelimin” dhe pjesën tjetër të demokratëve.