• VIDEO

    Gjiknuri në Report Tv: PD e dobët për të përballuar luftën mes Bashës dhe Berishës, përçarja mes opozitës do të vazhdojë

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ka pasur një koment për situatën në Partinë Demokratike. Lufta mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës sipas Gjiknurit tregoi që PD ishte e dobët për ta përballuar debatin e brendshëm, ndërsa thekson se përçarja mes opozitës do të vazhdojë

    “Skizma që u krijua mes Bashës dhe Berishës u bë publike dhe filloi një luftë të brendshme tregoi sesa e dobët ishte PD për të mbajtur këtë debat gjë që çoi në proces shkërmoqje, i cili është një proces që kam frikë se do të vazhdojë brenda opozitës”, tha Gjiknuri për gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri.  

    •  
  • VIDEO

    Kërkon Mimozën shokon nëna/‘Tentoi të abuzonte mbi mua, njerku më martoi me 70-vjeçarin’

    Historia tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh. Pas divorcit të prindërve, Dituria jetoi në një banesë me nënën dhe njerkun, i cili tentoi disa herë të abuzojë mbi të miturën, deri ditën që e martoi me një 70-vjeçar. Ajo sjell në kujtesë mes lotësh një të shkuar pa fëmijëri, momentin kur la kukullat dhe nga dera doli me vellon e bardhë. Një martesë e pazakontë që zgjati vetëm 3 muaj, pasi me ndihmën e institucioneve Dituria u strehua në shtëpië e fëmijës në Tiranë. Nuk e njohu kurrë dashurinë, përveç vuajtjeve që i shkaktuan burrat që hynë në jetën e saj. Në moshën 19-vjeçare Dituria do ta dorëzonte jetën në duart e një tjetër burri. Naimi ishte një njeri problematik i cili do të shkaktonte tek ajo një tjetër traum. Mes kërcënimeve ai e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Më 19 janar të vitit 1984, Dituria sjell në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila pa motivin për të ecur përpara. Por vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë, e cila kishte mbetur mes katër rrugëve me një vajzë dy vjeçare. Pas disfatave të njëpasnjëshme, martesa me Avdiu Xheladini në vitin 1987 do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do ta çonte drejt depresionit dhe marrjen e një vendimi fatal, pas të cilit nuk do të mësonte më kurrë për fatin e vogëlushes që mbeti tek njerku në Fushë-Arrëz. Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi pas depresionit, kohë në të cilën nuk mori më kurrë informacion për të bijën. Nuk mundi të bëhej nënë sërish, sot Dituria është në kërkim të vajzës së vetme me emrin Mimoza, pas cilës mban të mbërthyera shpresat prej më shumë se 3 dekadash.

  • VIDEO

    Trondit e ftuara në studio: ’9 vjeçe me zhvishte në dhomë, njerku...’

    Historia tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh. Pas divorcit të prindërve, Dituria jetoi në një banesë me nënën dhe njerkun, i cili tentoi disa herë të abuzojë mbi të miturën, deri ditën që e martoi me një 70-vjeçar. Ajo sjell në kujtesë mes lotësh një të shkuar pa fëmijëri, momentin kur la ku kullat dhe nga dera doli me vellon e bardhë. Një martesë e pazakontë që zgjati vetëm 3 muaj, pasi me ndihmën e institucioneve Dituria u strehua në shtëpië e fëmijës në Tiranë. “Pas divorcit të prindërve, që kur nëna ime u martua me një burrë të dytë jeta ime u kthye në një ferr. Isha 9 vjeçe kur njerku tentoi të abuzonte seksualisht me mua. Më detyronte të hiqja rrobat e trupit në dhomën e gjumit edhe pse nëna ishte në shtëpi. E mbajta gozhdë në zemrën time dhe nuk i tregova askujt. Kam ikur 3 herë nga shtëpia, por vëllai më ka kthyer, ai nuk e dinte se çfarë kisha kaluar unë. Njerku më martoi në një fshat të Skraparit me një burrë që ishte 70 vjeç. Nga shtëpia dola me vello të bardhë dhe ai më shihte me një tjetër sy. Më kishte marr për t’i bërë yzmet atij dhe nënës së tij të sëmurë. Me të kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Qëndrova aty vetëm 3 muaj dhe ika’’.

  • VIDEO

    'Shkova të mbytesha, por humba time bijë’ / Preket gruaja, humbet ndjenjat live

    Më 19 janar të vitit 1984, Dituria sjell në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila pa motivin për të ecur përpara. Por vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë, e cila kishte mbetur mes katër rrugëve me një vajzë dy vjeçare. Pas disfatave të njëpasnjëshme, martesa me Avdiu Xheladini në vitin 1987 do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do ta çonte drejt depresionit dhe marrjen e një vendimi fatal, pas të cilit nuk do të mësonte më kurrë për fatin e vogëlushes që mbeti tek njerku në Fushë-Arrëz. ’’Erdha në Tiranë dhe kërkova ndihmë e autoriteteve të cilët më strehuan në shtëpinë e fëmijës. Në moshën 19 vjeçare u martova, por pashë edhe më keq. Ky person kishte qenë i martuar dhe me fëmijë, por ishte ndarë pasi gruaja i kishte rënë në burg. Në atë kohë mbeta shtatzënë me vajzën. Mimoza Hakrama erdhi në jetë më 19 janar të vitit 1984. Ai më kërcënonte me thikë dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale me atë që donte ai në këmbim të parave. Më merrnin në makinë me çonin në vende te ndryshme abuzonin me mua.Dashurinë unë nuk e kam njohur asnjëherë. Pas dy viteve vendosa të ndahesha prej bashkëshortit, ndërsa gjykata më la kujdestarinë e vajzës. U martova me Avdi Xheladinin në Fushë-Arrëz, por nga dhuna rashë në depresion. Tentova të mbytem bashkë me vajzën në krah në lumin Valbonë, por më shpëtuan banorët e zonës. Vajzën e lashë aty kur ishte 2 vjec e gjysëm dhe vetë ika. Që nga ai moment nuk di asgjë për të. Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi pas depresionit, kohë në të cilën nuk mori më kurrë informacion për të bijën. Nuk mundi të bëhej nënë sërish, sot Dituria është në kërkim të vajzës së vetme me emrin Mimoza, pas cilës mban të mbërthyera shpresat prej më shumë se 3 dekadash. ’’Nga kërkimet që kam bërë kam mësuar se vajzën e kam gjallë. Unë dua vetëm ta takoj, t’i kërkoj falje dhe t’i dhuroj të gjithë pasurinë që kam. Dua t’i them që nuk e kam harruar kurrë. E dua shumë dhe e pres. Të më thotë një fjalë se do më shtojë jetën. Edhe nëse ka prindër nuk dua t’ja prish jetën, vetëm dua ta takoj”.

  • VIDEO

    Kërkon të bijën, shokon nëna në studion e ‘Pa Gjurme’: Tentoi të abuzonte mbi mua, njerku më martoi me shokun e tij 70-vjeçar

    Histori tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh. 

  • VIDEO

    Gjiknuri në Report Tv: S'kemi nisur negociatat për presidentin e ri! Në Kongres reflektojmë edhe pse jemi fitues, partia ka nevojë për ripërtëritje

    Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri  në një intervistë për Report TV.

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë, diplomati Mal Berisha për ‘Report Tv’: Sanksionet po duken si ‘shaka’ për Putinin! Perëndimi nuk po vepron konkretisht

    Sanksionet po i duken si ‘shaka’ Vladimir Putinit edhe për arsyen se perëndimi nuk po vepron konkretisht. Ky është qëndrimi i diplomatit Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. 

  • VIDEO

    Këshilla pranverore për kujdesin ndaj lëkurës sipas tipit të saj

    Me ndryshimin e stinës, duhet të ndryshojë edhe kujdesi që tregojmë për lëkurën. Periudha e pranverës do të thotë një rutinë e re kujdesi lëkurë. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, dermatoestetisten Abigela Muça  folëm për këshillat e duhura që duhet të keni për një lëkurë sa më të kuruar.

  • VIDEO

    Tension i lartë dhe sëmundje zemre, nutriconistja: Eleminoni sasinë e kripës në ushqim

  • VIDEO

    Ja përse nuk rekomandohet agjërimi për moshën e tretë

    Në moshën e tretë fillojnë edhe problemet më të mëdha shëndetësore për secilin individ. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Albana Daka u shpreh se gjatë kësaj moshe, është e rëndësishme mbajtja e një regjimi ushqimor sa më të shëndetshëm. Ajo këshilloi një dietë ushqimore që do të përfshijë më shumë perimet dhe frutat.

  • VIDEO

    Nutricionistja: Dieta ushqimore që duhet të ndjekë mosha e tretë për jetëgjatësi dhe shëndet të plotë

    Në moshën e tretë fillojnë edhe problemet më të mëdha shëndetësore për secilin individ. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Albana Daka u shpreh se gjatë kësaj moshe, është e rëndësishme mbajtja e një regjimi ushqimor sa më të shëndetshëm. Ajo këshilloi një dietë ushqimore që do të përfshijë më shumë perimet dhe frutat.

  • VIDEO

    Qofte në shtrat patateje nga zonja Albana

    Qofte në shtrat patateje

    Përbërësit:

    600 gr mish i grirë

    1 qepë

    2 lgj kos

    2 lgj vegetë

    1 tufë majdanoz

    1 lgj salcë domate

    1/2 fç ujë i ftohtë

    Piper i zi, piper i kuq

    Kripë, rigon

    Për purenë:

    2 patate

    100 ml pana

    Arrë moskat

    Kripë

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë imët, kosin, galetën, kripën, piperin, koncentratin e salcës, specin e kuq pluhur dhe pak ujë të ftohtë. E punojmë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake të mëdha. I vendosim qoftet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë kemi vendosur patatet të ziejnë. Largojmë lëkurën dhe i vendosim patatet në një tavë të lyer me gjalpë. I shtypim patatet me pirun, i spërkasim me kripë dhe arrë moskat. Shtojmë mbi shtresën e patateve panën dhe më pas vendosim qoftet. Me lëngun që kanë lëshuar qoftet spërkasim gatimin dhe e vendosim në furrë për 10 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv