-
VIDEO
Patëllxhanë me kos dhe hudhra nga zonja Albana
Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
4 patëllxhanë
3 thelpinj hudhër
600 gr kos
Majdanoz
Kopër
Piper i kuq
Kripë, piper i zi
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Fillimisht presim patëllxhanët në feta dhe i vendosim në një tas me ujë të ftohtë me pak kripë për rreth 1 orë. Ndërkohë në një tas vendosim kosin, hudhrat e prera në fetaza dhe kripë. E vendosim kosin në frigorifer në mënyrë që të aromatizohet me hudhrën. Largojmë patëllxhanët nga uji dhe i thajmë me letër kuzhine. I spërkasim me kripë dhe i kalojmë në një tigan me vaj për skuqje. I skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë të theksuar dhe i vendosim në kosin e aromatizuar me hudhër. E spërkasim në fund me pak piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Supë miks fasule dhe spinaq nga zonja Albana
Supë miks fasule dhe spinaq
Përbërësit:
1 qepë
2 fç fasule miks
1 lç hudhër
1 dorë spinaq
4 lgj vaj ulliri
1 lgj kripë dhe piper
Spec djegës
Majdanoz
Përgatitja:
Fasulet pasi i kemi lënë në ujë për disa orë, i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë në zjarr të avashtë. Ndërkohë kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe pak ujë. Shtojmë spinaqin dhe erëzat. Këtë masë e hedhim tek fasulet e ziera. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 7 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga lufta e padukshme por më e egër brenda PD-së te Rama thotë se Basha bëhet President kur Berisha të fitojë Oscar e deri tek pushtimi.
-
VIDEO
Presidenti, me kë po negocion PS?
Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.
-
VIDEO
Negociata për presidentin, Muça në ‘Repolitix’: Berisha s’po ulet me demokratët e jo me Ramën! Karaj: Kryeministri ka luksin të zgjedh me ke do bisedojë nga PD
Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.
-
VIDEO
Logu në Report Tv: Basha ka ende hapësirë në PD, mbështetësit po e presin në bazë! Axhami: 'Rithemelimi' drejton partinë, grupi parlamentar ka zbutur tonet
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Besard Logu tha se Lulzim Basha ka ende hapësirë në Partinë Demokratike dhe kjo tregohet qartë nga takimet që po bën me mbështetësit në bazë. I ftuar në Report Tv, Logu tha se zgjedhja e një kryetari të ri nuk është zgjidhja e Partisë Demokratike për momentin.
-
VIDEO
SPECIALE/ Lufta në Ukrainë, historiani Pëllumb Xhufi: Politikat e Serbisë, provokacion ndaj Kosovës! Nuk përjashtohet mundësia e një konflikti në Ballkan
Agresioni rusi nisur më 24 shkurt në Kiev të Ukrainës, rrezikon të shndërrohet në një konflikt përmasat e të cilit ngjasojnëme atëtë Luftës sëII-të Botërore të vitit 1939. Përmes një analize historiani Pëllumb Xhufi e konsideron luftën njërrezik të mundshëm,kërcënimi i së cilës mund të kalojë përtej këtyre kufinjve të saj duke sjellë një destabilizm ndërkombëtar,edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Fatos Çoçoli për Report Tv: Shitja e 2 mln/l nafte, gjatë 23 ditëve ka kursyer 11.4 mln euro
Fatos Çoçoli për Report Tv: Shitja e 2 mln/l nafte, gjatë 23 ditëve ka kursyer 11.4 mln euro
-
VIDEO
Shokohet babai/Bashkëpunoi në vrasje,kallëzoi shokun! Dëshmi për të humburin Almir Kalemaj
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa e tij në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i peshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Por dëshmia më e fundit që hedh dritë mbi fatin e 43-vjeçarit, e lidh atë me vrasjen e një biznesmeni që ka ndodhur në vitin 2005 në Greqi. Për këtë ngjarje dyshohet se bashkëpunëtor me disa shqiptarë të tjerë ka qenë edhe Almir Kalemaj. Dëshmitari i cili u lidh me emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të mërkure tha se ishte i mirëinformuar për këtë. Ai shtoi se pas vrasjes Almir Kalemaj ka kallëzuar një tjetër shqiptar, i cili sot ndodhet pas hekurave, ndaj kjo është arsyeja pse 43-vjeçari iu fsheh prej kohësh autoriteteve greke dhe sot rezulton i humbur për familjarët. Po sipas kësaj dëshmie, Almiri është thirrur më 8 mars të këtij viti për të dëshmuar në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë mbi vrasjen e 17 viteve më parë. Odeta Dume: Nga se bazoheni se është Almir Kalemaj? Dëshmitari: Po e njoh më përpara unë këtë. E njoh që kur ka qenë peshëngritës, që kur bënte si i ikur nga mendja, sepse nuk është i ikur nga mendja Odeta Dume: Por ai në çfarë vendi jeton të Athinës ? Dëshmitari: Në Kato Patisia, aty ndodhet ai. Ky Kalemaj ka qenë bashkëpunëtor në një vrasje para 13 vitesh, prandaj edhe është zhdukur. Ka rënë policia në gjurmët e tij, para pak kohësh dhe ka dhënë emrin e dikujt tjetër. Kështu që, Kalemaj prandaj është zhdukur sepse ka marrë pjesë në vrasjen e një biznesmeni grek. Ai është shumë biznesmen i njohur. E dinë mirë edhe njerëzit e tij. Se nuk i bëri lekët duke punuar me patate Kalemaj. E dinë shumë mirë edhe njerëzit e tij Odeta Dume: Por tani është i lirë apo është ndaluar nga policia Kalemaj? Dëshmitari: Kalemaj ka rreth dy muaj më parë që është ndaluar nga policia Odeta Dume: Ai tani jeton i lirë në Athinë ? Dëshmitari: Jeton i lirë në Athinë, po. Nuk më kujtohet data që është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, megjithatë do e gjej dhe do ju marr t’ju them Odeta Dume: Bëhet fjalë për këto ditë, për këtë vit? Dëshmitari: Po për këtë vit. Më duket se ka qenë për të dëshmuar diku më 5- 7 mars, diku e tillë Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, por fill pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë. ’Kam marrë disa telefonata kërcënuese. Më kanë thënë se është gjallë, por kujdes se ke dy fëmijë për të rritur. Kërcënimi më ka ardhur nga dikush, që nuk e njoh, më kanë thënë se djali im 8 vjecar I ngjan shumë vëllait. Ai person ka kërkuar të takojë babain tim. Nga Kreta u largova për një jetë më të mirë, jo nga kërcënimet. Kam bërë denoncim edhe në polici’, rrëfen motra E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. ’Kam bërë një verifikim që nga sistemi TIMS ka dalë më 25 prill, që është bërë regjistrim me pasaportë greke me emrin Vasil Kalemaj. Para 6 viteve ka dalë një pasaportë, ndërsa numri është regjistruar në Athinë me emrin Kalemaj Vasili. Më 25 prill ka ardhur për në Shqipëri. Asgjë nuk është mësuar nëse vëllai im ka vdekur’. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 13 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 31-vjecari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike.
-
VIDEO
Kërkon djalin e panjohur që i shpëtoi jetën/Rrëfehet dhimbshëm i mbijetuari i Gërdecit
14 vite nga tragjedia e Gerdecit, ku familjarët e 26 personave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi, një histori që sjell në kujtesë këtë ngjarje tregon edhe një tjetër dimension, ate të humanizmit njerëzor. Nën rrënoja, ku jeta varej nga një fije shprese, i plagosur mes shumë të tjerëve mbeti edhe Pashk Frok Kaçi nga Mamurrasi. Shpërthimi i fuqishëm e zuri brenda 71-vjeçarin, i cili fatmirësisht mundi ta shoh dritën e diellit mbuluar nga një shtëllungë e zezë dhe e kobshme. Me dëmtime të rënda në trup, në tentativë për t’u larguar ai kërkoi ndihmë. Ishte ky moment kur një djalë i ri me furgon të linjës së Vorës e merr duke e larguar nga krateri i shpërthimit. Ishte një djalë i ri ai që e ndihmoi Pashk Kaçin, i cili i larë në gjak u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, rreth orës 14:30. Teksa sjell në memorie këtë ngjarje që zor se shuhet nga kujtesa kolektive, një nga të shpëtuarit rrëfen përjetimet e asaj dite, jo vetëm. Pashk Frok Kaçi nuk e harron kurrë atë ditë, edhe të tjerat pas kësaj, kur rikthimin në jetë e konsideron fat. Me dëmtime në gjunjë, nofull dhe problem të dëgjimit, iu desh të qëndrojë shumë ditë në koma derisa u përmend. Ai nuk mundi dot kurrë të falenderojë të riun që i shpëtoi jetën. 57-vjecar asokohe, Pashkun e ka para syve atë ngjarje, kur sa herë kthehet pas e kujton nuk i shlyhet nga kujtesa imazhi i djalt që fati e desh t’i shfaqej mes mjegullnajës së zymtë në momentin e tij më të vështirë. Ai vjen në emisionin ‘Pa Gjurmë’ 14 vite më pas tragjedisë, pasi kërkon t’i drejtohet me një mesazh djalit të panjohur që i shpëtoi jetën. 71-vjecari është babai i 6 fëmijëve, ndaj sot me shpresën se do ta ndjeki këtë rrëfim është në kërkim të djalit e panjohur me humanizmin e pashoq që i dha ndihmë. Për Pashkun, ai është fëmija i tij të shtatë.
-
VIDEO
Oriz me speca me ngjyra nga zonja Albana
ORIZ ME SPECA ME NGJYRA
Përbërësit:
1 ½ fç oriz
2 lgj vaj ulliri
2 ½ fç ujë
1 lç kripë
1 limon (lëkurë limoni)
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
1 spec jeshil
1 thelpi hudhër
1 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 tufë majdanoz
1 lk turmerik
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe gjalp dhe hudhrën, më pas shtojmë specat me ngjyra të ndryshme që I kemi larë dhe prerë në copëza më parë, shtojmë erzat, kripë piper, tumerik, lëkurën e 1 limoni. Ndrkohë hedhim edhe orizin të cilin e skuqim bashkë me perimet dhe në fund hedhim ujin.
-
VIDEO
Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, eksperti në Report Tv: Do punojnë me naftë, plotësojnë 15 % të nevojave të vendit
Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike është cilësuar pozitiv nga eksperti i energjisë, Lorenc Gordani. Në një intervistë për Report Tv ai tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.