Role me mish të grirë nga zonja Albana

22 Prill 2022, 12:01

Role me mish të grirë

Përbërësit:

750 gr mish të grirë

5 vezë të ziera

8 feta proshutë

8 feta djathë pice

40 gr bukë e thërrmuar

20 gr djathë të grirë

1 tufëz majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e grirë e përziejmë me kripë, piper, bukë të thërrmuar, djathë të grirë dhe majdanoz. E punojmë mirë brumin dhe më pas e hapim në tryezën e punës duke i dhenë një formë katrore ose rrumbullake. Mbi brumin e hapur me mish të grirë vendosim në rradhë fetat e proshutës, fetat e djathit të picës dhe vezët e ziera. Më pas e mbledhim role dhe e vendosim në një tavë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.