Babai i dëbon të dashurën nga shtëpia, ‘arratiset’ nga Tirana 22-vjeçari

19 Prill 2022, 19:04

Bëri sherr me babanë, pasi i përzuri të dashurën. 22-vjecari Arlind Sina zhduket nga banesa në shkurt të këtij viti. I ati Shkëlqim Sina kërkon ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Pas divorcit të prindërve 22-vjecari jetonte me babain, në zonën e Tiranës së Re, aty ku edhe humbi çdo kontakt. 62-vjeçari pranon se është konfliktuar me më parë me të birin, konflikt i cili degjeneroi deri në dhunë fizike. Pas kësaj, Arlindi lë banesën duke marr me vete edhe sendet personale. ’Bëmë llafe para disa ditësh me djalin, se kishte një shoqe dhe vinte bashkë me të në shtëpi. Unë i thashë: ’po e do e mere’, por atij i mbeti hatri dhe filloi të mos fliste më me mua. Unë vendosa të rri në dhomën time i thashë dhe djalit jetoni këtu. Por me atë nuk mund të flasësh dot, janë një brez tjetër këta. Nuk e mora me mend se do të largohej nga shtëpia, ndërsa kishte marrë me vete dhe sendet personale. Kam shkuar edhe në lokalet që ai frekuentonte por nuk e kam gjetur aty. Nëse kam bërë faj të më thotë dhe unë i bie në gjunjë, por s’e di çfarë faji kam. Më paskan dashur për ato 1-2 milionë që merrja unë në muaj. Djali merrte 600 euro nuk paguante as dritat, por të paktën të më lënë në hallet e mia. Atë ditë që shkova në shtëpi dhe s’i gjeta kishte marrë çdo gjë kishte boshatisur shtëpinë. Ndoshta jetojnë bashkë, unë dëshirën e kam të mblidhen në shtëpi.Kohët e fundit kam menduar t’i bëj keq vetes sime. As fjala nuk më ngushëllon më tani. Për afro dy muaj Arlindi i ka bërë ’block’ të atit në telefon, ndaj i penduar 62-vjeçari kërkon t’i kërkoj publikisht falje për gjithçka ka ndodhur mes tyre. I kam rënë numrit të tij, por Arlindi më ka bërë “block”. Ku nuk më shkon mendja, më është bërë shtëpia si varr. Unë i bëj thirrje të treve, ish-nuses dhe dy djemve, ejani të bashkohemi. Këtë dua. Nuk erdha vetëm për Arlindin, por për të tre, për të bashkuar familjen, se nuk vuajmë as për bukë e as për shtëpi. Jam në një moshë që dua të bëhem gjysh të përkëdhel fëmijën e djemve.