Pite me niseshte dhe presh nga zonja Albana

18 Prill 2022, 11:27

Pite me niseshte dhe presh
Përbërësit:

200 gr miell
70 gr niseshte
1 bustinë pluhur pjekës
50 ml vaj ulliri
60 ml ujë
1-2 presh
1 fç ullinj
1 tufë nenexhik
Kripë, piper
Fara susami
Përgatitja:
Në një enë përziejmë miellin me niseshten, kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë më pas preshin e grirë imët, ullinjtë e prerë në feta, nenexhikun, vajin e ullirit dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e hapim piten në një tepsi. E nivelojmë mirë, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.