‘Nëna iku më të dashurin, mbeta më babain e sëmurë’/E mitura lë shkollën i shërben babait

15 Prill 2022, 18:50

Mesazhi rrëqethës i një të miture nga Fushëkruja nuk mund të na linte indiferent. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ udhëtoi pak kilometra nga Tirana, për ta takuar nga afër të miturën dhe motrën e saj të vogël, 7-vjeçare. Dy vajzat e mitura u braktisën 7 vite më parë nga nëna e tyre, e cila nuk e ktheu më kokën pas. U mjaftua vetëm me një telefonatë me anë të të cilës njoftoi ish-bashkëshortin se i kishte dhënë fund gjithçkaje. Ajo nisi jetën me një tjetër person dhe nuk është bërë e gjallë që nga ai moment. Dy vajzat që jetojnë me babain kujdesen vetë për njëra-tjetrën, më e madhja është bërë nënë për më të voglën, rolin që nëna nuk e bëri me ta. Një jetë mes skamjes dhe pa dashurinë e nënës. Kjo është panorama, që shfaqet në këtë dhomë të vogël ku jetojnë tre anëtarët e kësaj familje. Pa nënën që i braktisi dhe me një baba që dergjet në shtrat më e madhja nga dy vajzat, përlotet teksa kujton braktisjen nga e ëma. Si për ironi të fatit, nëna që i la vite më parë jeton pak metra më tutje. Tentuam të vinim kontakt me zonjën, e cila ka krijuar familje më një tjetër burrë, por askush nuk u përgjigj. Kjo heshtje i ka lënë në udhëkryq vajzat që rriten pa mbështetje dhe ngrysin ditët me barkun bosh. Fqinjët janë ata që ndihmojnë mesa munden, por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Vajzat kanë lënë edhe shkollën, ndërsa jetojnë mes makthit pasi nuk kanë askënd të kujdeset për ta përveç pranisë së njëra tjetrës. Por edhe frikës për të nesërmen pa një të ardhme që t’u përmbushin dëshirat e moshës që ata kanë.