Ironia e fatit-’U rrita në jetimore lashë dhe time bijë’ / Rrëfehet Suela Jonuzi

15 Prill 2022, 18:46

U rrit në jetimore, pa mungesën e nënës, por sot është në kërkim saj. Suela Jonuzi 39-vjeçarja që u lind në maternitetin e Tiranës, vjen të rrëfejë në emisionin Pa Gjurmë historinë e jetës, që ditën që erdhi në jetë e deri momentin kur u bë vetë nënë. Nuk e ka patur të lehtë jetën e kaluar nëpër institucione, që nga shtëpia e fëmijës Shkodër e deri tek jeta në Tiranë. Ajo u lind më 29 prill të vitit 1983 por nëna e saj, Zyra Jonuzi e la në spital për të mos e kthyer më kokën pas. Në moshën 5-vjeçare përfundoi në Shkodër ku edhe u rrit. Në moshën 13 vjecare ajo kaloi në shoqatën italiane po në qytetin verior. Atehërë kur kishte shuar cdo shpresë, më në fund pas shumë vitesh nëna biologjike bëhet e gjallë. 3 vite me radhë ajo mbajti kontaktet vetëm përmes telefonit, I dëgjoi zërin dhe imazhin e saj, por nuk u takuan kurrë. Asnjëherë nuk e kuptoi ngurimin e të ëmës për ti dhënë një përqafim por Suela ishte e lumtur se tashmë e kishte njohur.Distanca bëri të vetën, pasi nëna jetonte në Greqi ku kishte krijuar një familje tjetër, ajo ishte bërë nënë e dy vajzave. Ajo i tregoi se e kishte kërkuar gjithmonë të bijën, por institucionet i kishin thënë se ajo kishte ndërruar jetë në moshën 1-vjeçare. Nëna i tha të rrinte për pak kohë tek gjyshja, Katrina Jonuzi e cila jetonte në Sarandë në Qafgjashtë. Suelës i kujtohet mjaft mirë kur njëri nga dajat, Andrea Jonuzi shkoi për ta takuar tek gjyshja. Ajo di që ka edhe një dajë tjetër me emrin Genci. Bashkë me fotot i ka humbur edhe numri i telefonit nga I cili kontaktonte gjithmonë me nënën. Kështu shkëputi përfundimisht kontaktet pas vitit 2005. Suela jeton në Tiranë aty ku pësoi një tjetër dramë. Historia për të përsëritet sërish. Pasi vitin 2019 nga bashkëjetesa me një 40 vjecar solli në jetë nja vajzë. E cila gjitashtu përfundoi në jetimore. Pas ndarjes nga bashkëjetusi Suela ajo dërgoi në jetimoren e Durrësit vajzën 2 vjecare, por ndryshe nga e ëma ajo shkon ta takojë të bijën rregullisht. Ajo kalon çdo festë me vajzën, madje para pak ditësh kanë festuar edhe 2 vjetorin e vajzës