Petulla me erëza, bimë aromatike dhe djathë nga zonja Albana

15 Prill 2022, 12:19

Petulla me erëza, bimë aromatike dhe djathë

Përbërësit:

400 gr miell

1 kokërr vezë

200 ml kos

2 lgj djathë të bardhë të thërrmuar

Kopër

Nenexhik

Majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas oval hedhim të gjithë përbërësit e petullave me rradhë: kos, vezë, djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, piper, erëza dhe bimë aromatike dhe në fund miellin me pak sodë buke. E trazojmë mirë brumin derisa të bëhet një brumë elastik dhe i trashë. Petullat i skuqim lugë-lugë në vaj të nxehtë.