Topalli në 'Kontrast': Basha krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa merita dhe që pasurohet në opozitë! Kuvendi i 30 prillit bashkon PD-në

15 Prill 2022, 19:08 | Përditesimi i fundit: 2022-04-15 20:48:32

Për Jozefina Topallin, dëmet që i ka shkaktuar Lulzim Basha Partisë Demokratike mund të kërkojnë kohë që të zhbëhen. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, ish-kryeparlamentarja demokrate tha se pavarësisht largimit të Bashës nga drejtimi i PD, ai po vijon përpjekjet për ta dëmtuar opozitarizmin në vend.