Një aksident i rëndë teksa punonte për një firmë që priste dru në pyll, rezultoi fatal për 31-vjeçarin nga Korça, Ani Guri. Djaloshi kishte emigruar në Greqi që në moshën 14-vjeçare për një jetë më të mirë, por kurrë nuk e kishte menduar se një ditë, jeta e tij do të shkatërrohej nga puna në emigracion. Ishte 21 shkurti 2017. Një ditë e acartë e me erë të fortë në fshatin Arkangje të Edesës, aty ku jeta e të riut ndryshoi tërësisht.Pema që ai preu e përplasi fort, ku për fat të keq i dëmtoi krahët dhe shtyllën kurrizore. 31-vjeçari përfundoi në koma në spitalin e Edesës, ku më pas u dërgua me urgjencë në spitalin Papanikolau në Selanik. Aty qendroi 2 muaj. Dëmtimet ishin të mëdha dhe mjekët kryejnë ndërhyrje në shtyllën kurrizore, por shpresat për të gëzuar një shëndet të mirë ishin shuar. Nënës së tij Safete Guri, të afërmit në Greqi i thanë se djali i saj kishte vdekur, ndaj rrugën nga Korça në Greqi, ajo e bëri me dorë në zemër dhe në shpirt kishte vetëm një lutje: të shihte djalin për herë të fundit e më pas edhe ajo të largohej nga kjo jetë…Sot është kjo 54-vjeçare e ve, e cila ka lënë çdo gjë mënjanë dhe kujdeset për të birin invalid. E lan e pastron, madje edhe e mjekon pasi bluzat e bardha nuk i shkojnë në shtëpi dhe ajo nuk ka mundësi që ta dërgojë çdo ditë në spitalin e Korçës. Lëvizjet janë të pakta në shtëpi për Anin, të cilit i janë ndërprerë në mes ëndrrat më të bukura djaloshare. Me karrocën me rrota ai mund të levizë për nevojat personale, por jeta e tij është mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Pamundësia për të lëvizur ka bërë që ky 31-vjeçar pjesën më të madhe të kohës ta kalojë i shtrirë në krevat. Nga të qendruarit, atij i janë hapur 2 plagë.Pa kujdesin e duhur mjekësor, ditët bëhen më të vështira për Anin dhe nënën e tij. Në spitalin e Korçës të riun nuk pranojnë ta mjekojnë, ndërkohë që ai nuk ka të ardhura për të bërë një operacion të dytë, me shpresën se një ditë do të mund të ecë sërish. Për ironi të fatit, firma ku Ani punonte nuk i ka dhënë asnjë dëmshpërblim dhe pse aksidenti ndodhi në vendin dhe orarin e punës. Në spital, ditën e ngjarjes e dërgoi pronari, por ai kurrë nuk e pranoi që djaloshi ishte punonjësi i tij, duke deklaruar se e kishte gjetur të riun në mes të rrugës.
Tragjike/Babai i vdes në aksident, i biri pëson të njëjtin fat mbetet i paralizuar
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53
