-
VIDEO
Sultjash me luleshtrydhe nga zonja Albana
Sultjash
Përbërësit:
100 gr oriz
500 ml qumësht
500 ml ujë
1 lgj niseshte +100 ml qumësht
150 gr sheqer
Kanellë
1 luleshtrylle + arra për dekor
Përgatitja:
Vendosim orizin në ujë të ftohtë të ziejë dhe kur uji pothuajse të shterojë shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë valë.
Në një enë tresim niseshten në qumësht dhe e shtojmë në tenxhere së bashku me sheqerin. E lemë për pak minuta në vlim dhe më pas mbushim tasat me sultjash, i spërkasim me kanellë pluhur dhe i lemë te ftohen.
-
VIDEO
Byrek me qumësht dhe vezë nga zonja Albana
Byrek me qumësht dhe vezë
Përbërësit:
1 pako petë të thata
1 pako petë të buta
4 kokrra vezë
600 ml qumësht
200 ml vaj dhe gjalpë
1 lgj kripë
Përgatitja:
Përziejmë vezët me qumështin si dhe me kripën. Ndërsa vajin e ullirit e përziejmë me gjalpë të tretur.
Shtrojmë petën e butë, spërkasim me vaj të dytën dhe të tretë. Spërkasim me qumësht petën. Shtrojmë petët e thata dhe i lagim. Çdo petë spërkatet me vaj si dhe laget me qumësht. Në mes shtrojmë 2 petë të lagura. Spërkaten me qumësht dhe vaj. Vendosen petët e thata duke i spërkatur përsëri me yndyrë. Në fund shtojmë petët e lagura, i spërkasim me qumësht dhe gjalpë, rregullojmë anësoret dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD-së te çfarë do të ndodh tani me PD e deri tek nisin hetimet për skandalin me gripin e shpendëve.
-
VIDEO
Basha iku, tani radha e Berishës!
Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike duhet të kishte ndodhur që në 25 Prill.
Ai shtoi se gjithësesi dorëheqja e kreut të PD është një akt për t’u vlerësuar, por nga ana tjetër fjala e tij ishte pa shije.
-
VIDEO
Flamur Noka te '5 pyetjet': Basha luajti blofin me dorëheqjen, futi ish eurodeputetin gjerman për negociata, kërkoi të jetë bashkëkryetar me Ballën tek Integrimi
Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.
-
VIDEO
I ftuar analisti i njohur Ben Andoni
I ftuar analisti i njohur Ben Andoni
-
VIDEO
Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i PD: Bëj hap pas, por do punoj për ringritjen e partisë
Lulzim Basha dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, duke marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar në selinë blu. Ai u tha strukturave drejtuese se përveç qeverisë, një rol negativ kanë luajtur edhe sulmet e brendshme, ndërsa paralajmëroi ringritje të fortë të partisë. Basha qëndroi 9 vjet në krye të selisë blu, duke shënuar humbje të njëpasnjëshme si në zgjedhje parlamentare ashtu edhe vendore.
-
VIDEO
Ibsen Elezi në 'Studiio Live' flet për situatën aktuale në PD
Ibsen Elezi në 'Studiio Live' flet për situatën aktuale në PD
-
VIDEO
Basha iku, tani radha e Berishës!
Basha iku, tani radha e Berishës!
-
VIDEO
Pa Gjurme i shfaq imazhin e fëmijëve, shpërthen në lot babai: Hiqini fotot!
Josif Niçka është 67-vjecari i cili pasi ka humbur kontaktet me dy fëmijët iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë. Që prej vitit 2018, ai nuk ka më asnjë informacion se ku ndodhen sot djali 27 vjeç dhe vajza 21 vjeçe. Pas divorcit të prindërve, në vitin 2005 jetuan me nënën e tyre dhe jetuan në banesën e babait në Tiranë, duke patur komunikime të vazhdueshme me të. Ai vendosi ta strehojë në banesën e tij ish-gruan, gjest të cilin ai e bëri vetëm për hir të fëmijëve, që ata të jetonin mirë dhe të sigurt. Josifi emigroi në Greqi, ku punonte në pothujase të gjithë muajt e vitit. Pak kohë pasi u kthye në Shqipëri, në vitin 2014, Josifi vihet në pranga, me akuzën “dhunë në familje”. Ai dënohet 2 vite, por kryen vetëm 1 muaj e 8 ditë. Kur lë qelinë, përmbarimi i kishte nxjerrë në ankand shtëpinë e tij dhe pasi u shit, Elida mori pjesën e saj prej 42 milion lekësh të vjetra. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i mori Josifit edhe gjënë më të shtrenjtë që ai kishte në jetë edhe fëmijët.Teksa rrëfen këtë histori në program, ’Pa Gjurmë’ shfaq për 67-vjecarin fotot më të fundit nga fëmijëte e tij. Josif Niçka shpërthen në lot nga malli që I djeg shpirtin. Ai kërko që të hiqen menjëherë fotot nga ekrani, pasi për të bëhet i pamundur rrëfimi.
-
VIDEO
E bëra dy herë nënë, por s’e dashurova kurrë/ Rrëfehet i penduar 67-vjeçari
24 korrik 1994 është dita që Josif Niçka nuk do ta harrojë kurrë, dita që shenjoi një ndryshim thelbësor në jetën e 38-vjeçarit nga Tirana. Në autobusin e linjës Athinë-Tiranë ai njihet rastësisht me Elidën, një vajzë 28-vjeçare nga Saranda. Të dy jetonin dhe punonin në Greqi, ndërsa atë ditë të nxehtë vere ktheheshin në kryeqytetin shqiptar; Josifi në shtëpinë e tij ndërsa Elida tek motra e saj. Gjatë rrugës, orët e gjata të udhëtimit i vranë me biseda për jetën e tyre. Në atë pak kohë të rinjtë u lidhën shumë me njeri-tjetrin dhe vendosën që njohjen mos ta ndërprisin aty, por ta vazhdonin edhe më tej. Filluan të takoheshin shpesh në Tiranë dhe ta pëlqenin njeri-tjetrin, duke vendosur shumë shpejt që të bashkëjetojnë. Dy muaj më pas, në shtator 1994, Elida mbetet shtatzënë. Të dy u lumturuan shumë, por pas një muaji një pyetje që bashkëjetuesja i bëri Josifit, “sa para ke në bankë”, bëri që ai të hedhë dyshime, se ajo është e interesuar për pasurinë e tij, dhe jo për të. Menjëherë Josifi vendos të ndahet nga Elida, por kjo e fundit e kërcënon, se do e dështojë qëllimisht foshnjen nëse ai e braktiste. I detyruar ai qendroi me të dhe kështu vendosën që në janar 1995 të shkojnë sërish në Athinë. Pak muaj më pas, në korrik, lindi fëmija i tyre i parë, Mario. Vogëlushi sëmurej shpesh, e deri në moshën 7-vjeçare bëri 4 operacione. Në vitin 2001 çifti bëhen prindër për herë të dytë, me vajzën e tyre Asiminë. Elida nuk punonte dhe të ardhurat që siguronte Josifi nuk mjaftonin. Kështu po atë vit, motra e Elidës Jolanda, pasi kishte marrë një hapësirë toke te zona e Misto Mames, i kërkon atyre që të kthehen në Shqipëri dhe të hapin biznesin e tyre. Ata kthehen në gusht 2002 dhe vendosen në zonën e Myslym Shyrit, në shtëpinë e familjes së Josifit, mirëpo ky i fundit detyrohet t’i japë prindërve 30 milionë lekë shqiptare, që t’ja kalonin apartamentin në emër të tij. Pas këmbënguljeve të Elidës dhe motrës së saj, Josifi në vitin 2002 bën celebrim me bashkëjetuesen e tij. Fill pas procedurave ligjore, Elida i kërkon bashkëshortit të saj gjysmën e vlerës së shtëpisë. Sipas Josifit, ky veprim ishte i planifikuar nga dy motrat. Martesa e tyre zgjati vetëm 3 vite, pasi në 2004 Josifi i kërkon ndarjen bashkëshortes dhe në mars 2005 ata divorcohen me vendim gjyqi. Trupi gjykues vendos që Elidës i takojnë 42 milionë lekë të vjetra, nga përpjestimi i pasurisë. Pavarësisht ndarjes, Elida jetonte në shtëpinë e Josifit. Ai punonte në Greqi me sezone dhe lekët që sillte shpeshherë ajo ia vidhte. Një ditë shtatori në vitin 2014, policia troket në shtëpinë e Josifit dhe e arreston, me akuzën “dhunë në familje”. Ai dënohet 2 vite, por kryen vetëm 1 muaj e 8 ditë. Kur lë qelinë, përmbarimi i kishte nxjerrë në ankand shtëpinë e tij dhe pasi u shit, Elida mori pjesën e saj prej 42 milionë lekësh të vjetra. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i mori Josifit edhe gjënë më të shtrenjtë që ai kishte në jetë, fëmijët. Që prej vitit 2014, ai i ka takuar vetëm 2 herë, ndërkohë që sot ka humbur çdo kontakt me ta.
-
VIDEO
Bylykbashi në ‘Kontrast’: Dorëheqja e Bashës, kronikë e një largimi me turp
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha sot se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në thelb është një largim me turp. Për studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, Bylykbashi theksoi se qëndrimi i tij me forcë pas 9 shtatorit kur u pa se nga anonte anëtarësia, kishte si qëllim shkatërrimin e PD-së.