• VIDEO

    Indrit Hoxha, sekretar i FRPD flet për Report TV në lidhje me situatën në Partinë Demokratike

    Indrit Hoxha, sekretar i FRPD flet për Report TV në lidhje me situatën në Partinë Demokratike

  • VIDEO

    Hoxha në 'Kontrast': Nëse nisim një proces bashkimi me kushte, e sigurt që do dështojë

    Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Sula u shpreh se qëllimi kryesor i një partie politike është që të dalë fituese në zgjedhje, ndaj kjo detyrë është primare për demokratët.

  • VIDEO

    Sula në 'Kontrast': Basha të dorëhiqet! Hoxha: Nëse nisim një proces bashkimi me kushte, e sigurt që do dështojë

    Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Sula u shpreh se qëllimi kryesor i një partie politike është që të dalë fituese në zgjedhje, ndaj kjo detyrë është primare për demokratët.

  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, ekonomisti Shano: Taksa e qarkullimit te karburanti nuk mund të hiqet, do përfitonin vetëm kompanitë që e tregtojnë! Qeveria të hartojë paketë ndihme për konsumatorin

    Për shkak të rritjes së çmimeve, protestuesit dhe opozita kanë kërkuar heqjen e taksës 240 lekë të qarkullimit nga karburantit. Por ekonomisti Dritan Shano thotë në Report Tv se kjo nuk është e mundur, pasi do të përfitonin vetëm kompanitë prodhuese dhe ato tregtuese të karburantit.

  • VIDEO

    Situata në Ukrainë dhe refugjatët flet konsulli i nderit Bajraktari! Në Shqipëri vijnë...

  • VIDEO

    Dhimbjet e mesit, ushtrimet që mund t’i bëjmë në zyrë apo shtëpi, kaq të thjeshta

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Klejda Tani, demonstroi dhe shpjegoi ushtrime të thjeshta që mund të bëhen në zyrë apo kushte shtëpie për lehtësimin e dhimbjeve të mesit.

  • VIDEO

    Ja si të ndihmoni ankthin përmes fizioterapisë respiratore

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Klejda Tani, demonstroi dhe shpjegoi të gjitha ushtrimet që mund të bëjmë në zyrë apo në kushte shtëpie për qetësimin e dhimbjeve të kokës, muskujve, mesit dhe deri në qetësimin e ankthit përmes fizioterapisë respiratore.

  • VIDEO

    Fizioterapi në kushte shtëpie për artritin e duarve dhe këmbëve

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Klejda Tani, demonstroi dhe shpjegoi të gjitha ushtrimet që mund të bëjmë në zyrë apo në kushte shtëpie për qetësimin e dhimbjeve të kokës, muskujve, mesit dhe deri në qetësimin e ankthit përmes fizioterapisë respiratore.

  • VIDEO

    Dhimbje koke, mesi apo qafe ja ushtrimet e thjeshta që i qetësojnë

    Dhimbjet muskulare mund të shkaktohen nga mungesa e aktivitetit të muskujve ose përdorimi i tepruar i tyre. Faktorë kryesorë që ndikojnë shpesh herë janë orët e tejzgjatura përpara kompjuterit ose celularit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Klejda Tani, demonstroi dhe shpjegoi të gjitha ushtrimet që mund të bëjmë në zyrë apo në kushte shtëpie për qetësimin e dhimbjeve të kokës, muskujve, mesit dhe deri në qetësimin e ankthit përmes fizioterapisë respiratore.

  • VIDEO

    Supe krem qumështi me spinaq dhe qofte pule nga zonja Albana

    Supe krem qumështi me spinaq dhe qofte pule

    Përbërësit:

    400 gr mish pule i grirë

    1 qepë e madhe

    2 lç hudhër të grirë

    1 lk sodë buke

    1 lgj miell

    200 ml pana kuzhine

    1 karrotë

    1 tufë spinaq

    2 qepë të njoma

    1 limon

    Arrë moskat

    Kripë, piper

    Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fillimisht skuqim mirë qepën e grirë hollë. Më pas në një tas vendosim mishin e grirë të pulës, qepën e skuqur, hudhrën, sodën e bukës, miellin, kripën, piperin, arrën moskat. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë toptha të vegjël të cilat i vendosim të piqen në furrë për pak minuta (sa të marrin një faqe).

    Në një tenxhere me ujë të vluar vendosim qoftet për 5 minuta, më pas shtojmë panën, lëngun e limonit, bishtat e qepëve të njoma, spinaqin, xhinxhërën dhe specin e kuq pluhur.

  • VIDEO

    Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë nga zonja Albana

    Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë

    Përbërësit:

    500 gr brokoli

    500 gr lulelakër

    2 karrota

    2-3 lgj vaj ulliri

    1 qepë e thatë

    1 spec i kuq

    80 gr miell

    200 ml qumësht

    125 ml pana

    1 tufë majdanoz

    7-8 domate qershi

    3 kokrra vezë

    Djathë kaçkavall të grirë

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në bohçe të vogla ndërsa karrotat i presim pjerrtazi në rondele. Në një tenxhere me ujë të nxehtë me pak kripë vendosim karrotat dhe lulelakrën të ziejnë. Pas 5 minutave shtojmë dhe brokolin.

    Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin e kuq të prerë në shirita, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper.

    Në një tas rrahim vezët me qumështin dhe miellin, rregullojmë shijen me kripë,  piper dhe majdanoz të grirë.

    Lyejmë një tavë me pak vaj (me furçë), vendosim perimet, qepën e kaurdisur me specin, domatet qershi të ndara përgjysmë, kremin me qumësht dhe vezë dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

  • VIDEO

    Byrek i ëmbël me krem qumështi nga zonja Albana

    Byrek i ëmbël me krem qumështi

    Përbërësit:

    3 gota miell gruri

    4-5 gota qumësht

    3-4 lgj niseshte

    3 kokrra vezë

    100 gr gjalpë

    2-3 lgj sheqer

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin njësoj siç veprojmë për byrek të zakonshëm. Hapim më pas petët dhe i vendosim të piqen në furrë, duke lenë 2-3 petë mënjëanë të papjekura. Petët e papjekura i shtrojmë si bazë në një tavë të lyer me pak gjalpë. Më pas vendosim petët e pjekura duke i thërrmuar dhe duke i spërkatur me gjalpë.

    Në një tas rrahim vezët me qumështin, niseshten, gjalpin dhe sheqerin. E përziejmë mirë derisa niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr duke e përzier pa ndërprerje derisa kremi të trashet. Më pas e lemë të ftohet dhe e hedhim sipër petëve. Mund t’a mbulojmë me një petë të papjekur dhe më pas e vendosim në furrë të parangohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv