Kërkon djalin e panjohur që i shpëtoi jetën/Rrëfehet dhimbshëm i mbijetuari i Gërdecit

6 Prill 2022, 19:12

14 vite nga tragjedia e Gerdecit, ku familjarët e 26 personave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi, një histori që sjell në kujtesë këtë ngjarje tregon edhe një tjetër dimension, ate të humanizmit njerëzor. Nën rrënoja, ku jeta varej nga një fije shprese, i plagosur mes shumë të tjerëve mbeti edhe Pashk Frok Kaçi nga Mamurrasi. Shpërthimi i fuqishëm e zuri brenda 71-vjeçarin, i cili fatmirësisht mundi ta shoh dritën e diellit mbuluar nga një shtëllungë e zezë dhe e kobshme. Me dëmtime të rënda në trup, në tentativë për t’u larguar ai kërkoi ndihmë. Ishte ky moment kur një djalë i ri me furgon të linjës së Vorës e merr duke e larguar nga krateri i shpërthimit. Ishte një djalë i ri ai që e ndihmoi Pashk Kaçin, i cili i larë në gjak u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, rreth orës 14:30. Teksa sjell në memorie këtë ngjarje që zor se shuhet nga kujtesa kolektive, një nga të shpëtuarit rrëfen përjetimet e asaj dite, jo vetëm. Pashk Frok Kaçi nuk e harron kurrë atë ditë, edhe të tjerat pas kësaj, kur rikthimin në jetë e konsideron fat. Me dëmtime në gjunjë, nofull dhe problem të dëgjimit, iu desh të qëndrojë shumë ditë në koma derisa u përmend. Ai nuk mundi dot kurrë të falenderojë të riun që i shpëtoi jetën. 57-vjecar asokohe, Pashkun e ka para syve atë ngjarje, kur sa herë kthehet pas e kujton nuk i shlyhet nga kujtesa imazhi i djalt që fati e desh t’i shfaqej mes mjegullnajës së zymtë në momentin e tij më të vështirë. Ai vjen në emisionin ‘Pa Gjurmë’ 14 vite më pas tragjedisë, pasi kërkon t’i drejtohet me një mesazh djalit të panjohur që i shpëtoi jetën. 71-vjecari është babai i 6 fëmijëve, ndaj sot me shpresën se do ta ndjeki këtë rrëfim është në kërkim të djalit e panjohur me humanizmin e pashoq që i dha ndihmë. Për Pashkun, ai është fëmija i tij të shtatë.