Shokohet babai/Bashkëpunoi në vrasje,kallëzoi shokun! Dëshmi për të humburin Almir Kalemaj

6 Prill 2022, 19:15

Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa e tij në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i peshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Por dëshmia më e fundit që hedh dritë mbi fatin e 43-vjeçarit, e lidh atë me vrasjen e një biznesmeni që ka ndodhur në vitin 2005 në Greqi. Për këtë ngjarje dyshohet se bashkëpunëtor me disa shqiptarë të tjerë ka qenë edhe Almir Kalemaj. Dëshmitari i cili u lidh me emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të mërkure tha se ishte i mirëinformuar për këtë. Ai shtoi se pas vrasjes Almir Kalemaj ka kallëzuar një tjetër shqiptar, i cili sot ndodhet pas hekurave, ndaj kjo është arsyeja pse 43-vjeçari iu fsheh prej kohësh autoriteteve greke dhe sot rezulton i humbur për familjarët. Po sipas kësaj dëshmie, Almiri është thirrur më 8 mars të këtij viti për të dëshmuar në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë mbi vrasjen e 17 viteve më parë. Odeta Dume: Nga se bazoheni se është Almir Kalemaj? Dëshmitari: Po e njoh më përpara unë këtë. E njoh që kur ka qenë peshëngritës, që kur bënte si i ikur nga mendja, sepse nuk është i ikur nga mendja Odeta Dume: Por ai në çfarë vendi jeton të Athinës ? Dëshmitari: Në Kato Patisia, aty ndodhet ai. Ky Kalemaj ka qenë bashkëpunëtor në një vrasje para 13 vitesh, prandaj edhe është zhdukur. Ka rënë policia në gjurmët e tij, para pak kohësh dhe ka dhënë emrin e dikujt tjetër. Kështu që, Kalemaj prandaj është zhdukur sepse ka marrë pjesë në vrasjen e një biznesmeni grek. Ai është shumë biznesmen i njohur. E dinë mirë edhe njerëzit e tij. Se nuk i bëri lekët duke punuar me patate Kalemaj. E dinë shumë mirë edhe njerëzit e tij Odeta Dume: Por tani është i lirë apo është ndaluar nga policia Kalemaj? Dëshmitari: Kalemaj ka rreth dy muaj më parë që është ndaluar nga policia Odeta Dume: Ai tani jeton i lirë në Athinë ? Dëshmitari: Jeton i lirë në Athinë, po. Nuk më kujtohet data që është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, megjithatë do e gjej dhe do ju marr t’ju them Odeta Dume: Bëhet fjalë për këto ditë, për këtë vit? Dëshmitari: Po për këtë vit. Më duket se ka qenë për të dëshmuar diku më 5- 7 mars, diku e tillë Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, por fill pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë. ’Kam marrë disa telefonata kërcënuese. Më kanë thënë se është gjallë, por kujdes se ke dy fëmijë për të rritur. Kërcënimi më ka ardhur nga dikush, që nuk e njoh, më kanë thënë se djali im 8 vjecar I ngjan shumë vëllait. Ai person ka kërkuar të takojë babain tim. Nga Kreta u largova për një jetë më të mirë, jo nga kërcënimet. Kam bërë denoncim edhe në polici’, rrëfen motra E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. ’Kam bërë një verifikim që nga sistemi TIMS ka dalë më 25 prill, që është bërë regjistrim me pasaportë greke me emrin Vasil Kalemaj. Para 6 viteve ka dalë një pasaportë, ndërsa numri është regjistruar në Athinë me emrin Kalemaj Vasili. Më 25 prill ka ardhur për në Shqipëri. Asgjë nuk është mësuar nëse vëllai im ka vdekur’. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 13 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 31-vjecari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike.