-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, protesta në Tiranë dhe Durrës! Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë: Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap
Para kryeministrisë kanë nisur të mblidhen protestuesit e parë, të cilët refuzojnë rritjen e çmimit të naftës dhe bukës, por edhe ushqimeve të shportës. Edhe në Durrës po protestohet para bashkisë, ku njerëzit kanë parkuar makinat në rrugë dhe janë mbledhur për të protestuar kundër rritjes së naftës.
-
VIDEO
Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas
Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.
-
VIDEO
Oriola Marashi së shpejti me projekt muzikor? Ja në cilin zhaner do e shohim modelen e famshme
E ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli” pedagogia Xhoi Jakaj dhe njëkohësisht edhe mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi, tregoi për projektet e reja të saj. A do të vijë ajo së shpejti me një projekt muzikor?
-
VIDEO
Nga Elisa Spiropali tek Endri Fuga, si i kujton zyshë Nora gjimnazistët
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, pedagogia Nora Malaj ndërsa po fliste për vitet e saj të mësimdhëniës u ndal edhe tek studentët e saj që tashmë janë vip-a politikanë dhe gazetarë të njohur. Por si ishin ata si studentë?
-
VIDEO
Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë
Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Repor Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.
-
VIDEO
Pite pa vaj me rozmarinë nga zonja Albana
Pite pa vaj me rozmarinë
Përbërësit:
1 lc maja të thatë ose aktive
1 lgj sheqer
1 lgj kripë
200 ml qumësht të vakët
2 gota e gjysmë miell
1 lç turmerik
Rozmarinë
Përgatitja:
Majanë e vendosim me qumësht, sheqer dhe pak miell dhe e lemë të aktivizohet.
Në një tas vendosim miellin, kripën, turmerikun, rozmarinën dhe qumështin e vakët. E punojmë mirë dhe më pas e lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta.
Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në kuleçë, të cilat i hapim pak dhe i vendosim të piqen pa yndyrë në nje tigan që nuk ngjit.
-
VIDEO
Supë me mish viçi, pule dhe perime nga zonja Albana
Supë me mish viçi, pule dhe perime
Përbërësit:
500 ml lëng viëi me copëza mishi
500 ml lëng pule me pak mish me kockë
2-3 lgj vaj ulliri
2 karrota
1 presh
2 patate
1 brokoli të vogël
1 lulelakër të vogël
1 fetë kungull të verdhë
1 lgj miell
1 gotë qumësht
½ lgj koncentrat
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim mishin e viçit të ziejë së bashku me mishin e pulës (pjesë me kocka).
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim sipas rradhës së fortësisë, preshin dhe karrotën të prerë në rondele, patatet në kubikë, kungullin në kubikë, lulelakrën dhe brokolin në lule të vogla. Pasi perimet të kaurdisen shtojmë lengun e mishit me pjesët e grimcuara të mishit, kripë, piper dhe majdanoz.
Tresim miellin në pak qumësht dhe e shtojmë tek supa për të trashur lëngun. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare derisa të ajkoset.
-
VIDEO
Nora dhe Xhoi, dy mikeshat rrëfejnë historinë e miqësisë 21-vjeçare
Miqësia nuk ka moshë dhe është ndër marrëdhëniet më të bukura që krijon njeriu në jetën e tij. Pikërish këtë e tregojnë edhe dy zonja shumë të njohura në jetën publike pedogogia Nora Malaj dhe Xhoi Jakaj. Pak e dinë, por të dyja ruajnë një miqësi më shumë se 21-vjeçare me njëra-tjetrën, duke rrëfyer në emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv edhe historinë e tyre të bukur të miqësisë.
-
VIDEO
Ja si duhet konsumuar mëngjesi për të humbur peshë
Disa këshilla si duhet konsumuar mëngjesi për të humbur peshë.
-
VIDEO
Tave dheu me mëlçi nga zonja Albana
Tavë dheu me mëlçi
Përbërësit:
3 lgj gjizë
2-3 lgj vaj ulliri
300 gr mëlçi
300 ml lëng mishi me copëza
1 lgj piper i kuq, piper djegës, piper i zi
1 lgj miell misri
1 kokërr qepë
6 thelpinj hudhër
1 lgj salcë domate
1 lgj gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë
Përgatitja:
Mëlçitë pasi i kemi lare mirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin.
Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta.
Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojme tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë.
Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga krerët e degëve të PD mbështesin Bashën te dhëndri i Berishës nën hetim nga SPAK e deri tek pse Putin përmendi Shqipërinë?
-
VIDEO
Dita e 13 e agresionit rus në Ukrainë dhe kriza e çmimeve në Shqipëri
Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës ku duket se sanksionet do të bëhen edhe më të forta ndaj Moskës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sot të ndalojnë importin e naftës ruse. Presidenti Amerikan, Joe Biden ka konfirmuar ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se kjo masë u mor për t'i dhënë një goditje të fuqishme udhëheqjes së Putin.