Mesditën e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV, solli ekskluzivisht dëshminë tronditëse për rrëmbimin e Julina Hoxhës marsin e vitit 1992 në Tiranë. Vogëlushja 6-vjeçare e asaj kohe doli nga shtëpia për të blerë tullumbace dhe dyshohet se u rrëmbye nga një makinë tip benz në ngjyrë e kuqe. Nënës, Valentina Hoxha, iu mundësua ekskluzivisht takimi live me dëshmitaren, e cila vuri në dispozicion foton për të cilën dyshohet se mund të jetë e bija. Zonja rrëfeu një ngjarje të vitit 1992, ndërsa pretendon se Julianën e kishte takuar në Ksera të Greqisë, pasi ajo ishte shitur në këtë shtet. Dëshmitarja përballë nënës së Julina Hoxhës jep të tjera detaje, kur dhe si ishte takuar me vajzën. Sipas zonjës, Juliana kishte mbërritur nga Shqipëri në Greqi tek një familje cigane, pasi këta të fundit ia kishin blerë një djali nga Librazhdi. Dëshmitarja pretendon se vajza i ka pohuar se quhej Juli dhe ishte nga Tirana, por thërritej me emrin Melina. Aty e kishte sjell një person me emrin Fredi, që ishte shtirur si babai i saj. Dëshmitarja: Në fund të marsit të vitit 1992 kam qenë në Greqi. Unë e kam takuar në Kseras, një fshat afër Selanikut. Gjatë kohës që kam qenë aty kam mësuar nga disa shtetas grek se aty kishte ardhur kjo vajzë e cila ishte blerë në Shqipëri. E pashë vogëlushen të ndrojtur dhe e putha në faqe. Unë e pyeta si quhej dhe ajo më tha se quhej Juli. E pyeta edhe se me kë kishte ardhur dhe më pohoi se e kishte sjellë një djalë me emrin Fredi, i cili ishte shtirur sikur ishte i ati i vajzës. Flokët i kishte pak më të gjata. Zonja që e kishte marr i kishte bërë dy bishtaleca. Ajo mbushi sytë me lot dhe dukej se nuk donte të qëndronte aty. Pak minuta fola dhe më pas erdhi ajo ciganja greke dhe e mori me rrëmbim. Nuk më lejoi të flisja gjatë, por më tha se quhej Melina. Pasi u largua tre metra larg nga unë i thërrita Juli dhe vajza ktheu kokën, por zonja që e kishte marr e tërhoqi nga dora. Vajza kishte quka në faqe dhe rrinte si e frikësuar. Nga e folura dallohej që ishte nga Tirana. Ajo nuk kishte shumë që kishte ardhur aty, afro një muaj. Shtetasja greke e kishte marr, pasi kishte dy djem dhe donte edhe një vajzë. Unë them 99 përqind është Juliana. Madje dëshmitarja shkon edhe tej kur thotë se sot, kjo vajzë jeton ende në Greqi e martuar dhe me fëmijë. Nga bisedat mes miqve të saj në Ksera të Greqisë, zonja ka arritur t’i gjej llogarinë e Melinës në rrjetin social Facebook. Ajo vuri në dispozicion foton e gruas, ku shfaqet imazhi i një vajze të rritur, që ka pothuajse moshën e Julianës. Nëna e mbytur nga lotët e pati të pamundur të konfirmonte, nëse është ajo vajza që rrëmbyen 30 vite më parë. Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan). Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë. Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.
Dëshmia bombë për Juliana Hoxhën/Nëna takon dëshmitaren shfaqen imazhet e vajzës së rrëmbyer
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme- ‘Prishte paratë, i fola ashpër’/ Zhd*kja e të riut, flet i ati: Bllokoi nënë e babë
16 Maj, 20:06 -
Pa Gjurme-Vëllai i Azgan Mërnicës i vr*u djalin/ Nëna: Lëvizin me pist*leta, mburren për vr*sjet (15 maJ 2024)
15 Maj, 19:52 -
Pa Gjurme- Aksidenti tragjik i 5-vjeçarit, përlotet gjyshi: I morën jetën dhe fshehën çdo prove (10 maj 2024)
10 Maj, 19:11 -
Pa Gjurme- Bullizohet dhe kërkohet dëbimi i 20-vjeçarit/Nëna: E kam të sëmurë, nuk lejoj fqinjët të…(9 maj 2024)
9 Maj, 22:37 -
Pa Gjurme-Tragjedia në Shkodër/Familja Arrazi:Nusja do prehet pranë fëmijëve,babai kundërpërgjigjet…(7 maj 2024)
7 Maj, 19:28 -
Pa Gjurme- I dashuri e detyronte të shkonte me shokët e tij,e reja: Mbeta shtatzënë, familja ime më…
6 Maj, 19:05 -
Pa Gjurme- Ishi e kërcënon se do t’i postojë fotot intime/E reja: Jam e martuar, ai do të hakmerret (2 maj 2024)
2 Maj, 19:21 -
Pa Gjurme-La burrin për kushëririn e tij, përplasen palët/ Vjehrra: Djalin do e rrisim ne, ti shko… (1 maj 2024)
1 Maj, 19:44 -
Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’
30 Prill, 19:54 -
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15 -
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
8 Prill, 14:08