Pa Gjurme- Shfaqen fotot e vajzës pas 30 viteve, nëna shpërthen në vaj

29 Mars 2022, 18:54

Mesditën e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV, solli ekskluzivisht dëshminë tronditëse për rrëmbimin e Julina Hoxhës marsin e vitit 1992 në Tiranë. Vogëlushja 6-vjeçare e asaj kohe doli nga shtëpia për të blerë tullumbace dhe dyshohet se u rrëmbye nga një makinë tip benz në ngjyrë e kuqe. Nënës, Valentina Hoxha, iu mundësua ekskluzivisht takimi live me dëshmitaren, e cila vuri në dispozicion foton për të cilën dyshohet se mund të jetë e bija. Zonja rrëfeu një ngjarje të vitit 1992, ndërsa pretendon se Julianën e kishte takuar në Ksera të Greqisë, pasi ajo ishte shitur në këtë shtet. Dëshmitarja përballë nënës së Julina Hoxhës jep të tjera detaje, kur dhe si ishte takuar me vajzën. Sipas zonjës, Juliana kishte mbërritur nga Shqipëri në Greqi tek një familje cigane, pasi këta të fundit ia kishin blerë një djali nga Librazhdi. Dëshmitarja pretendon se vajza i ka pohuar se quhej Juli dhe ishte nga Tirana, por thërritej me emrin Melina. Aty e kishte sjell një person me emrin Fredi, që ishte shtirur si babai i saj. Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan). Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë. Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.