-
VIDEO
Pas 6 marsit, cili do të jetë fati politik i Bashës dhe Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi rezultatin e votës së 6 marsit. Si e lexojnë votën e 6 marsit Rama, Basha dhe Berisha? Të ftuar Ilir Babaramo, Luan Baçi, Lavdërim Krashi dhe Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
Pajtim Lamaj: 20 vjeç në Spaç, jeta një tablo tragjike
Pajtim Lamaj është nji prej të burgosurve politik të regjimit të Enver Hoxhës, i cili vitet më të bukura të rinisë i kaloi në burgun e Spaçit dhe të Qafë Barit. Ai u arrestua ndërsa kryente shërbimin ushtarak në sarandë dhe pas një hetimi dhe gjyqi absurd e dënojnë me 15 vjet burg. Rrëfimet e tij nga jeta e vështirë në burgun e spaçit janë të mbushura me dhunë e terror, por ai veçon një aksident të tmerrshëm në minierë, ku veç Zoti e shpëtoi prej kthetrave të vdekjes. Dëshmitar i shumë ngajrjeve të rënda në kamp burgun e Spaçit dhe të Qafë barit, Pajtim lamaj, për më shuëm se nëj dekadë ak shënuar me kujtesën e tij trauma të forta që ja kanë shenjuar gjithë jetën.
-
VIDEO
Me Evis Kushin, një ditë si ministër
-
VIDEO
Kadilli në 'Kontrast': Zgjedhjet e pjesshme, të panevojshme! Duhet rishikuar ligji elektoral! Opozitës i mungojnë në inventar 50% e votuesve të saj
Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha për ‘Kontrast’ se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan që 50% e demokratëve nuk pajtohen as me Berishën dhe as me Bashën. Sipas tij, i pari përfaqëson të shkuarën, ndërsa i dyti është një humbës serial që nuk reflekton.
Kadilli shtoi se fitorja e Berishës në Shkodër apo votat e disa kandidatëve të tij tregojnë se zgjedhjet nuk janë prekur.
-
VIDEO
Ish-nxënësi ndërroi jetë në aksident, Ylli Merja i dedikon vargje të ndiera
Mes emocioneve dhe lotëve ishte puntatat e “Rreze Dielli” sot me rastin e festës së mësuesit. Ku mjeku popullor Ylli Merja i cili prej vitesh ka punuar si mësues, kishte shkruar këto vargje të ndjera për ish-nxënësin e tij që kishtë ndërruar jetë në një aksident.
-
VIDEO
‘Ke qenë prind i dytë për mua’, ja si e kujtojnë nxënësit mësuesin e tyre Ylli Merja
Një suprizë e bukur erdhi në studion e “Rreze Dielli’’ për dr.Ylli Merja nga ish-nxënësja e tij, e cila nëpërmjet një lidhje skype i tha atij plot fjalë të ndjera për punën e palodhur si mësues.
-
VIDEO
Emocione dhe lot: Ish-nxenesit surprizojnë Ylli Merjan në studio!
Mes emocioneve dhe lotëve ishte puntatat e “Rreze Dielli” sot me rastin e festës së mësuesit. Ku mjeku popullor Ylli Merja i cili prej vitesh ka punuar si mësues, mori plot supriza dhe mesazhe nga ish-nxënësit e tij që i janë mirënjohës për punën e palodhur që ka bërë në ndihmë të edukimit të tyre.
-
VIDEO
Makarona me mish nga zonja Albana
Makarona me mish
Përbërësit:
1 pako makarona
700 gr mish viçi
4 karrota
2 qepë
1 kokë hudhër
1 tufë majdanoz
500 ml ujë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në racione. E kaurdisim mishin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas e lemë të ziejë për rreth 15 minuta. Më pas shtojmë karrotat të prera në shkopinj të hollë, një kokë hudhër, makaronat dhe rreth 500 ml ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë nën mesatare për rreth 40 mionuta. Në 5 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë majdanozin e grirë imët.
-
VIDEO
Mantia të buta me gjizë nga zonja Albana
Mantia të buta me gjizë
Përbërësit:
10 gr maja
1 lgj sheqer
400 ml qumësht
2 vezë
110 ml vaj
3 lgj kos
1 lgj kripë
750 – 800 gr miell
125 gr margarinë
250 gr gjizë
Përgatitja:
Shtojmë sheqerin, majanë dhe qumështin e vakët. E trazojmë dhe e lemë për 3 minuta të aktivizohet. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve, vajin, kosin, kripën dhe miellin të cilin e shtojmë gradualisht. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në dy pjesë. Secilin kulaç e ndajmë në 3 pjesë. I punojmë kuleçët dhe i lemë për 5 minuta të pushojnë.
Fillojmë e hapim kuleçët dhe më pas petën e lyejmë me margarinë dhe e mbushim me pak gjizë. E mbledhim dhe e presim në pjesë 2 cm. Shtrojmë një letër pjekje në tepsi dhe vendosim mantiat, të cilat i lyejmë me të verdhat e vezëve. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.
-
VIDEO
SHKODËR/ Bardh Spahia i Berishës drejt fitimit të bashkisë, mbi 1600 vota para kandidates së PS-së!
Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 180 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 15131 vota, 44.5%. E dyta Majlinda Angoni me 13,516 vota, ose 39.8%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 5.317 vota, gati 15.6% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.
-
VIDEO
Ndryshime të mëdha në të gjithë botën, parashikimi i yjeve për këtë javë, sipas Jorgo Pullës
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 7 Mars deri në 13 Mars) për të gjitha shenjat., ndërsa tha se priten ndryshime të mëdha në të gjithë botën.
“Ndryshime madhore priten nga data 14 mars deri më 7 Prill , ky është harku kohor ku cdo gjë përfundon, do të jetë vala me e madhe dhe e rrezikshme. Po futem ne ndryshimin e parë botëror”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga pjesmarrja në zgjedhje 30% PS fiton Vorën te ushtria ruse vret civilët teksa po evakuoheshin e deri tek a mposhtet Putini?