Artizanët e fshatit Shushicë

27 Mars 2022, 18:00

Veri Jug ka udhëtuar në qendër të Shqipërisë, në fshatin Shushicë të Elbasanit dhe do të sjellë për ju aromat e një mulliri bloje me ujë dhe ngrohtësinë e zjarrit të një kovacane që plotëson nevojat për vegla bujqësore të banorëve të disa fshatrave. Ndalesë në pikën turistike të Byshekut dhe intervistë me administratorin e njësisë bashkiake të Shushicës, për t’u njohur me zhvillimin e artizanatit, si një traditë qindravjecare për banorët e kësaj treve vetëm disa kilometra larg qytetit të Elbasanit. Ndiqni reportazhin “Artizanët e fshatit Shushicë” realizuar nga moderatori I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa.