-
VIDEO
Lufta, dëshmi live nga Ukraina:Tmerri që përjetuan qytetarët, ja çfarë po ndodh në frontin e luftës
Sytë dhe zemra e të gjithë botës në ditët e fundit është drejt Ukrainës, e cila prej më shumë se një jave po lufton kundër pushtim Rus. Bombardimet mbi qytet kanë tmerruar qytetarët ndërsa më shumë se 2000 civilë kanë mbetur të vrarë në sulmet e papritura nga ushtria ruse. Dëshmi të trishta dhe plot dhimbje erdhën sot në emisionin “ Rreze Dielli” nga dy qytetare ukrainase të cilët ndodhen në mes të kësaj lufte të përgjakshme.
-
VIDEO
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ish-zv ministrja e brendshme në Report TV: Situatë katastrofike! Shqipëria ka kapacitete, të organizohemi për të pritur më shumë emigrantë
Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në Report Tv se Shqipëria ka mjaftueshëm kapacitete për të pritur emigrantë nga Ukraina dhe se mund të presë edhe më shumë nëse organizohet më mirë. Ajo shtoi se Shqipëria është një vend mikëpritës dhe në këto momente të vështira për popullin ukrainas po tregohet solidare.
“Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj refugjatëve. Ka kapacitet për të pritur emigrantë, vetëm se duhet të organizohet. Të mos harrojmë vëmendjen tek zona e luftës edhe të jemi të kujdesshëm me të gjitha mundësitë qe kemi. Shqipëria ka edhe një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit, e ka treguar veten.”, tha ajo.
-
VIDEO
Ukraina/Ish-ushtaraku i lartë në Report Tv: Rusia parashikoi pushtimin në 2 javë! Bunkerët në vendin s'janë funksionalë! Eksperti: Të investohet që të strehojnë qytetarë në kohë lufte
I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri’ lidhur me armët që përdorin rusët, Hoxha tha se përveç raketave, kanë edhe armët termobarike. Ai sqaroi se ato pavarësisht se nuk janë të ndaluara nga ndonjë konventë janë tepër të rrezikshme.
“Përveç sistemet të raketave që kanë sulmuar objekte të rëndësisë së madhe, si aeroporte, qendra kontrolli. Pastaj janë përdorur armët termobarike, me ligje ndërkombëtare nuk janë të ndaluara, por ato bëjnë thithjen e oksigjenit në një zonë të caktuar. Ka forcë goditëse, shurdhuese dhe mund të shkaktojë zjarre të mëdha. Edhe pse mund të mos goditen drejtpërdrejt disa persona, efektet shpërndahen në një rreze të madhe pranë vendit ku ka ndodhur sulmi. Ato mund të shkaktojnë edhe vdekjen e persona.”, tha ish-komandanti i bazës ajrore në Kuçovë.
I ftuar përmes skype-it në emision ishte edhe eksperti i sigurisë së vendstrehimit, Paulin Marku, i cili tha se agresioni i Rusisë nga Ukrainës, e ka gjetur të papërgatitur Europën.
“Rusia është përgatitur prej shumë kohës. Putin ka gjetur një Europë të papërgatitur, jo në ato kushte të komoditetit që i takon komunitetit evropian. Kriza aktuale është një leksion për strategët, ushtarakët dhe politikën. Duhet të mendojnë që mund të vijnë edhe në një situatë të tillë. Asnjë luftë nuk është pozitive, pas betejës me COVID-19 kemi përballen me luftën e vërtet me armë.”, tha ai.
Lidhur me bunkierët që tani në Ukrainë po mbrojnë nga sulmet mijëra qytetarë, ai tha se në Shqipëri duhet të rifuten ne funksion. Marku tha se gjatë kohës së paqes duhet të shfrytëzohen ekonomikisht, ndërsa në raste lufte për të strehuar qytetarë.
“I kemi lënë pas dore. Shumë njësi ushtarake që kanë pasur këto asete sot janë jashtë funksionit, sidomos edhe pas goditjeve të ’97. Duhet të merren masa që në kohë paqeje bunkerët të shfrytëzohen si asete ekonomike në dobi të komunitetit dhe në situata dramatike siç është agresioni dhe lufta të jenë objekte që mund të strehojmë qytetarë. Duhet t’i kthejmë.”, tha ai.
Hoxha tha se 168 mijë bunkerë në Shqipëri, janë jashtë funksionit dhe sipas tij duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur për t’i risjelle.
-
VIDEO
Byrek me perime në tigan nga zonja Albana
Byrek me perime në tigan
Përbërësit:
2 karrota
1 tufë qepë të njoma
2 patate
1 qepë mesatare
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Për petët:
2 e ½ fç miell
10 gr sodë buke
200 ml qumësht
1 e ½ lgj fara susami
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e petëve duke bashkuar miellin me qumështin dhe sodën e bukës. E punojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë farat e susamit. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Grijmë në rende karrotat, lakrën dhe pataten e zier paraprakisht. Qëpët e njoma i presim imët dhe të gjithë perimet i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri.
Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë të ftohet. Hapim petët dhe i presim në formë drejtkëndëshi. Vendosim mbushje në anësore të petës dhe e mbledhim role. Pjesët fundore i shtypim me pirun në mënyrë që të mos hapen. Byreçkat i skuqim në vaj të bollshëm.
-
VIDEO
Shamali – Revani me miell misri nga zonja Albana
Shamali – revani me miell misri
Përbërësit:
3 fç miell misri
4 lgj gjalpë
1 gotë kos
3 kokrra vezë
1 lç sodë
2 gota sheqer
Bajame të grira
Për sherbetin:
1 gotë ujë
2 gota sheqer
Pak lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht rrahim gjalpin me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë vezët dhe vazhdojmë trazimin. Më pas gradualisht shtojmë miellin e situr të trazuar me sodën e bukës dhe vaniljen. E trazojmë dhe e hedhim këtë masë në një tavë të lyer më parë me gjalpë dhe spërkatur me pak miell. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë pak bajame të grira. E vendosim revaninë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe pasi revania të jetë pjekur e sherbetosim.
-
VIDEO
Oriz i skuqur me pulë dhe perime nga zonja Albana
Oriz i skuqur me pulë dhe perime
Përbërësit:
3 fç oriz kokërrgjatë
250 gr fileto pule
3 vezë
2 thelpinj hudhër
1 lgj soja
1 fç lakër të grirë
1 fç karrota të grira
1 fç speca në kubikë
½ fç qepë të njoma
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët dhe i skuqim në një tigan me vaj vegjetal. Sapo vezët të fillojnë të zbardhen i përziejmë me lugë druri me një shpejtësi që veza të thërrmohet. E largojmë vezën dhe në po atë tigan skuqim filetot e pulës të prera pjerrtazi. Shtojmë qepën të grirë imët, pas dy minutave hedhim hudhrën të grirë imët dhe karrotën të prerë ne shkopinj. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta, më pas shtojmë specin të prerë në shkopinj dhe lakrën e prerë hollë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të zbuten për 2 minuta. Më pas shtojmë bishtat e qepëve të njoma të prera hollë dhe orizin, të cilin e kemi zierë paraprakisht. Rregullojmë shijen me pak soja, kripë, piper dhe në fund fare shtojmë vezët e thërrmuara dhe bishta qepësh të freskët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga presidenti i Ukrainës Zelensky thirrje Putinit për tu takuar ballë për ballë te 1 milion veta ikin nga lufta e deri te putinizmi.
-
VIDEO
Dita 8 e agresionit rus. Intervista me gazetarin italian te luftes nga Kievi
Emisioni Repolitix trajtoi ne pjesen e pare situaten ne Ukraine ne diten e 8 te agresionit rus. Itervista eksluzive me gazetarin italian te luftes Fausto Biloslavo nga Kievi i cili ndjek zhvillimet nga afer te luftes mes Rusise dhe Ukraines. Ne pjesen e dyte Repolitix trajtoi zgjedhjet e 6 marsit si test per Ramen, Bashen dhe Berishen. Te ftuar ne studio Xhemal Qefalia, Myslim Murrizi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Gazetari italian i luftës nga Kievi për Repolitix: Nëse blindat ruse hyjnë në Kiev do ketë luftë guerrilase! Dredhja e gjakut të të rinjve, turp dhe krim për Putin
Fausto Biloslavo, një prej gazetarëve më të njohur të luftës në botë, që ka raportuar nga konfliktet ushtarake më të ashpra nga Irani, Qiproja, Libia, Sudani, Uganda, Filipinet dhe Afganistani, dhe nuk mund të mungonte në përplasjen më të madhe ushtarake në Evropë që nga lufta e dytë botërore, pushtimin rus të Ukrainës. Intervista e plotë transmetohet sonte në emisionin Repolitix.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë! Gogu në Report Tv: Koha kur liderët evropianë 'vallëzonin' me Putin ka mbaruar! Bogdani: Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, Shqipëria të rishikojë 'Open Balkan'
Koha kur drejtuesit europian vallëzonin me Putin ka mbaruar", kjo ishte deklarata e deputetit socialist, Toni Gogu në Report Tv lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, pas agresionit të Putin në Ukrainë.
Duke folur lidhur me rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHAB, ku votoi pro më shumë se 2/3 e anëtarëve të OKB, Gogu tha se ajo ka të bëjë me izolim e Moskës dhe po shkakton dhimbje në ekonomisë e saj. Ai rreshtoi edhe masat shtrënguese që ka marrë vendi ynë ndaj Rusisë.
-
VIDEO
‘I fala tradhtinë, të dy më zhdukën vajzën’/ Nëna të dashurës së burrit: Trego të vërtetën
Pengu i vajzës, që solli në jetë 51 vite më parë dhe fshehja e një të vërtete e kthen pas në kohë 77-vjeçaren nga Tirana Lirije Islamajn, e cila sot kërkon ndihmën e emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV. Ajo mori guximin të zbulojë sekretin e jetës, duke bërë publike tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Çifti Islamaj ishin prindër të një vajze, kur pranverën e vitit 1971 erdhi në jetë edhe një vajzë tjetër. Shpresa Islamaj u lind në maternitetin e vjetër në Tiranë. Gëzimit që solli në familje shumë shpejt do t’ja zinte vendin trishtimi. Nëna kërkoi të shihte të bijën, por nuk u lejua që ta takonte, ndërsa 3 ditë më pas kur ajo doli nga spitali informohet nga bluzat e bardha se foshnja kishte ndërruar jetë. Ky lajm i papritur nuk do të kalonte lehtë në jetën e Lirijes, e cila sot është në kërkim të së vërtetës. Bashkëshorti i Lirijes, Izmeti i pohoi se vajzën e kishte varrosur vetë ai, por duke ia mbajtur sekret vendin ku prehej foshnja. Vite më pas kur cifti u bënë prindër edhe të dy djemve Lirija zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit. Rrëfimi i saj shkon edhe më tej kur 77-vjeçarja thotë se të dashurën e tij, bashkëshorti ia solli në shtëpi. Kur ishte shtatzënë ajo i kapa mat, por edhe pas këtij momenti ajo nuk i kërkoi divorcin. Kushtet e vështira ekonomike të nënës me tre fëmijë e detyruan të ’gëlltiste’ për gjithë jetën tradhtinë duke i qëndruar vetë besnike burrit të saj. Ai i kishte vendosur emrin e të dashurës vajzës për të cilën Lirija kërkon të mësojë të vërtetën. Besimi i saj ndaj bashkëshortit ishte përbysur duke mos kuptuar kurrë pse ai ia mbajti sekret varrin e foshnjes dhe dyshimi që Liria ka sot e kësaj dite është se vajza mund të jetë ende gjallë. Bashkëshorti ndërroi jetë 4 vite më parë dhe mori me vete sekretin, ndërsa sot 77-vjeçarja është në kërkim të së vërtetës. E moshuara dyshon se vajzën me emrin Shpresa Islamaj që e lindi në vitin 1971 ia fshehu burri bashkë me të dashurën. Pak kohë më parë Lirija nisi kërkimet privatisht duke iu drejtuar dyerve të institucioneve, por nuk ka mundur të mësojë asgjë deri më tani. E vetmja që di të vërtetën është një tjetër grua, ajo me të cilën Izmeti kishte patur një marrëdhënie të ngushtë përtej miqësisë. Sot Liria ka një mesazh për këtë zonjë që jeton në qytetin e Durrësit.
-
VIDEO
Dëgjoni këshillat e 80-vjeçares fenomen në rrjetet sociale: çfarë duhet të mësojnë të rinjtë sot
Lulieta Kazazi, 80-vjecarja që është kthyer në fenomenin e rrjeteve sociale tregon për emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv vështirësitë e jetës së saj dhe jep plot mesazhe jete për të rinjtë.