-
VIDEO
Historia e veçantë e 80-vjeçares, lexon dy libra në ditë: I blej me pensionin tim
Është kthyer në fenomen në rrjetet sociale, e njohur si ‘Nona Lulja’, 80-vjeçarja lexon dy libra në ditë dhe me energjinë e pozitivitetin që e karakterizon ka fituar zemrat e të gjithëve.
-
VIDEO
Rrëfimi i pazakontë i 80-vjeçares nga regjimi ushqimor, njohja me burrin dhe pasioni për udhëtimet
Është kthyer në fenomen në rrjetet sociale, e njohur si ‘Nona Lulja’, 80-vjeçarja lexon dy libra në ditë dhe me energjinë e pozitivitetin që e karakterizon ka fituar zemrat e të gjithëve. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’, ajo rrëfeu jetën e saj, sakrificat, marrëdhënien me bashkëshortin dhe dashurinë që ka për të udhëtuar e lexuar.
-
VIDEO
Supë me oriz, thjerrëza të kuqe dhe karrota nga zonja Albana
Supë me oriz, thjerrëza të kuqe dhe karrota
Përbërësit:
½ filxhan çaji oriz basmati
2-3 lgj vaj ulliri
300 gr thjerrëza të kuqe
2 qepë të njoma
2-3 karrota
2 gjethe dafine
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë thjerrëzat dhe i kullojmë. Pastrojmë karrotat dhe i grijmë së bashku me qepët e njoma. Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe kaurdisim lehtë qepët me hudhrat dhe karrotat. Shtojmë më pas thjerrëzat dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper duke shtuar dhe ujë të ngrohtë në masë të thjerrëzave. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin në zjarr për 10 minuta.
Më pas shtojmë orizin, e përziejmë dhe e lemë të ziejë së bashku me përbërësit e tjerë për 15 minuta. Nga fundi i gatimit shtojmë pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe e kemi gati për ta servirur të ngrohtë.
-
VIDEO
Fërgesë e shpejtë me presh dhe gjizë nga zonja Albana
Fërgesë e shpejtë me presh dhe gjizë
Përbërësit:
1 tufë presh
3 lgj vaj ulliri
300 gr gjizë
50 gr ajkë
1 vezë
Bimë aromatike
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë preshin dhe e presim hollë në rondele. Në një tigan me vaj ulliri e kaurdisim preshin derisa të ulë pak vëllimin. E spërkasim me kripë dhe piper, shtojmë pak ujë, vendosim kapakun dhe e lemë preshin të zbutet. Më pas shtojmë gjizën dhe vezën e rrahur me pak ajkë. Hedhim kripë, piper dhe bimë aromatike sipas preferencës. Vendosim kapakun dhe e lemë derisa veza të mpikset.
-
VIDEO
Jufka me qofte shtëpie në salcë qumështi nga zonja Albana
Jufka me qofte shtëpie në salcë qumështi
Përbërësit:
500 gr jufka
500 gr mish të grirë
2 feta bukë të thekur të thërrmuar
1 qepë mesatare
2-3 thelpinj hudhër
1 kokerr vezë
1 tufë majdanoz
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
1 gotë lëng mishi ose buljon perimesh
1 gotë salcë kosi
2 gota qumësht
1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim qoftet. Bashkojmë mishin e grirë me bukën e thekur të thërrmuar, qepën dhe hudhrat e grira imët, vezën, kripën, piperin dhe 2 lugë qumësht. E punojmë mirë brumin e qofteve derisa përbërësit të lidhen dhe më pas realizojmë qofte të vogla rrumbullake. I vendosim qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre në një tavë dhe i vendosim për t’i pjekur në furrë të parangrohur për 15 minuta (derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë).
Ndërkohë përgatisim salcën me qumësht. Në një tigan të thellë tresim gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë miellin dhe hudhrën e grirë dhe e kaurdisim për rreth 2 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit, salcën e kosit dhe qumështin dhe e trazojmë derisa salca të marrë valë dhe të fillojë të trashet.
Paralelisht me përgatitjen e salcës kemi vendosur në zjarr dhe një tenxhere me ujë me pak kripë për jufkat. Pasi uji të ketë marrë valë hedhim jufkat dhe i lemë derisa të zbuten, por jo plotësisht. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I mbulojmë jufkat me salcën e qumështit dhe në fund vendosim qoftet. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 10-15 minuta.
-
VIDEO
Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Disa familje ukrainase kanë mbërritur të Shqipëri për t’u strehuar! Ideja e çmendur e Putlerit, të lidhë Odesën me Moldavinë
Pas sulmit ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq në shtetë kufitare pasi nuk janë të sigurt për jetën. Disa familje nga Ukraina, kanë mbërritur edhe në Shqipëri për t’u strehuar. Këtë fakt e bëri të ditur, konsulli i Nderit të Ukrainës në vendin tonë Bledi Bajraktari i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili pohoi se janë strehuar në apartamente, por nuk dha detaje për numrin e saktë që shtetasve nga Ukraina që janë strehuar këtu.
‘Kemi disa familje nga Ukraina që kanë mbërritur në Shqipëri, kryesisht gra dhe fëmijë. Kemi kontakte me to. Ka edhe nga ato që kanë arritur të vijnë edhe vetë dhe kanë rezervuar apartamente. Ka edhe nga ato që adresohen tek ambasada. Shumë hotele na kanë ardhur në ndihmesë. Mund të ketë një numër të konsiderueshëm prej tyre që do të vijnë.’- tha Bajraktari.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga OKB rezolutë pro Ukrainës te Rusia të hetohet për krime lufte e deri tek Partizani shuplakë Kukësit e Tirana e frikshme.
-
VIDEO
Dita e shtatë e agresonit rus në Ukrainë
#repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Eksperti në ‘Repolitix’: Bjellorusia ‘buton i kuq’ që do përdoret nga Putin! Babaramo: Serbia rrezik për Kosvën
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Ramabaja: Rreziku real është edhe për Kosovën
Analisti Sadri Rambaja i ftuar në Report Tv tha se rreziku është real edhe për Kosovën. 'Rreziku është real edhe për Kosovën. Kjo është arsyeja pse kryeministri bëri këtë kërkesë që me procedura të përshpejtuara të vijë deri te anëtarësimi i Kosovës në NATO. Putin është Hitler i kohës tonë dhe tashmë është në një stad çrregullimi shpirtëror, fati i njerëzimit mbetet në duart e një njeriu me çrregullime shpirtërore. Mbetet të shpresojmë që gjeneralët që e rrethojnë mos ta lejojnë që pullën e kuqe mos ta përdorin, por mundësia është.'- tha Rambaja.
-
VIDEO
Artisti shqiptar/ Portret Zlenskyt me oriz dhe fara!
-
VIDEO
Ukrainasja në Report Tv: Nuk dorëzohemi, ne jemi një popull i lirë dhe nuk mund të jetojmë nën pushtimin e Putin
Ndonëse Ukraina ndodhet prej një jave nën pushtimin rus, shpresa e popullit për të mos u dorëzuar është më e gjallë se kurrë. Ukrainasja Iryna Romanova që jeton në Shqipëri ka rrëfyer për Report Tv përjetimet e saj nga sulmi dhe vuajtjet që po përjeton familja e saj që ndodhet në Ukrainë.