• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Putini si Millosheviçi drejt Gjykatës së Hagës për krime lufte te Ukraina krismat në Tiranë e deri tek Duka dorëzohet e shtyn zgjedhjet në FSHF.

  • VIDEO

    Tymi i inceneratorëve dhe bota pas luftës

    Kryemadhi tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e 'Partisë së Bravës' , siç cilëson ajo PD-në me gjuhën e Berishës, ndërsa shton se shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta

  • VIDEO

    Tirona e zotnive t'papërkulun (Pjesa e tretë)

    Një dokumentar mbi vitet plot shkëlqim të kryeqytetit, që u pasuan me dhunë dhe terror prej diktaturës komuniste. Si rrodhën fatet e qindra viktimave dhe heronjve tiranas që dëshmuan qëndresë shembullore duke iu kundërvënë regjimit me një disidencë të gjatë, 45-vjeçare.Kjo është pjesa e dytë e dokumentarit

     

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Partia e 'Bravës' i vuri veton LSI-së! Shfokusoi opinion publik, nuk ishin në gjendje të argumentonin 430 mln eurot e vjedhura

    Kryemadhi tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e 'Partisë së Bravës' , siç cilëson ajo PD-në me gjuhën e Berishës, ndërsa shton se shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta

  • VIDEO

    Motër e vëlla të paralizuar, të vetëm pa prindër bëjnë apel për ndihmë

    Këta janë dy anëtarët e familjes Xhepa nga Kamza, të cilët prej vitesh bashkëjetojnë me një sëmundje të quajtur Distrofi Muskulare, një sëmundje që të trashëguar nga nëna e tyre. Gjendja e Astritit, i cili sot është 52-vjec është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të një aksidenti automobilistik 15 vite më parë kur mbeti i paralizuar. Ndërsa motra e tij 50-vjecarja Valbona 10 vite më parë dergjet në shtrat. Dy prindërit kanë ndërruar jetë dhe kjo barrë e rëndë i ka mbetur motrës së vogël Almandës, e cila me bashkëshortin e saj kujdesen për ta. Almanda dhe Taulanti nuk kanë mundur të bëhen prindër dhe jetojnë të katërt sëbashku në të njëjtën banesë. Gjendja ekonomike është mjaft e vështirë, pasi të vetmet të ardhura janë dy kempet që marrin 52 dhe 50-vjeçari. Të pafuqishëm ekonomikisht familja Xhepa bën apel për ndihmë me shpresën që sadopak t'ju lehtësohet kjo barrë e rëndë.

  • VIDEO

    Ministri i Ekonomisë dhe Rinisë së rajonit të Pulias për Report Tv: Kemi nënshkruar 4 marrëveshje me Bashkinë e Tiranës! Shqipëria ka potencial të madh ekonomik, të forcojmë marrëdhëniet tona

    Viti 2022 do të jetë një vit i mbushur me aktivitet kulturore e artistike në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar ditën e sotme mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit të Pulias. Ministri i Ekonomisë dhe rinisë i rajonit të Pulias, Alessandro delli Noci ka dhënë detaje në Report Tv për Programin ‘Pulia - Shqipëri, Bashkë Për të Ardhmen’.

  • VIDEO

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin.

  • VIDEO

    Ksenofon Krisafi në Report Tv: Krahasimi që bën Putin i bën Kosovës me Krimesë është absurd! Denazifikimi i Ukrainës? Term sovjetik

    Për juristin e njohur Ksenofon Krisafi, krahasimi  që Vladimir Putin i bën Krimesë me rastin e Kosovës është absurd. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ai solli edhe argumentet pse udhëheqja ruse gabon kur përmend Kosovën dhe Ballkanin.

    “Nuk ka paralelizëm mes makinerisë propagandistike të Putinit dhe rastit të Kosovës. Rasti i Kosovës ka të bëjë me fatin e një populli që ka luftuar për liri e pavarësi dhe që është përpjekur ta sigurojë këtë me një luftë të pandërprerë. Ndërsa rasti i Krimesë ndodhi një ditë pa pritur kur udhëheqja qendrore e Rusisë gjykoi se duhet ta bënte të veten. Argumente juridike formale mund të gjente, por që për mua nuk qëndrojnë” – tha ai.

  • VIDEO

    Shqipëria ‘OK’ sanksioneve ndaj Rusisë, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme në 'Kontrast': Krah aleatëve, solidaritet me Ukrainën

    Zyrtari i lartë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se Shqipëria iu është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë jo vetëm si detyrim, por edhe si solidaritet me popullin sovran ukrainas.

  • VIDEO

    E gjen pas 23 vitesh, Albert Reka rrëfen takimin e parë me nënën biologjike

     

    I braktisur nga nëna biologjike sapo e solli në jetë Albert Reka është djali nga Shkodra, i cili rrëfen historinë e jetës së tij. Dashuria e nënës që i mungoi gjithnjë jetën, iu ofrua nga edukatoret e shtëpisë së fëmijës në qytetin verior. 35-vjecari vitet në institucion i ka kaluar me sytë nga dera, me shpresën se një ditë do të shfaqej imazhi i gruas që nuk e njohu kurrë. Për Bertin familja e tij kanë qenë shokët dhe shoqet që patën të njëjtin fat si ai. Edhe pse u largua kur ishte adoleshent, mallin dhe zemrën e ka aty. Me të hyrë brenda, qindra kujtime i përshkojnë trupin këtij 35-vjeçari sjell në kujtesë me plot nostalgji kujtime të së shkuarës.Sokol Murati kujdestari i fëmijëve, i vetmi person që ka mbetur në këtë institucion nuk e harron Bertin e vogël, djalin çapkën edhe pse ka kaluar 30 vitet e jetës duke u kujdesuar për fëmijët jetim.Jeta si gjithë të tjerët në filmin me të njëjtin titull për Albertin që u rrit në një familje të madhe është sot ajo e një 35-vjeçari që ka ndërtuar familjen e tij dhe është babai i tre fëmijëve. Sapo kapërceu pragun e kësaj dere të shtëpisë së fëmijës, fati nuk e braktisi kurrë…

  • VIDEO

    Diplomati në Report Tv: Ukraina në avantazh në tryezën e bisedimeve, Perëndimi duhet t'i kishte treguar 'dhëmbët' Putinit para nisjes së luftës! S'duhet të bëjnë të njëjtat gabime si me Hitlerin

    Diplomati dhe ish ambasadori Mal Berisha komentoi në Report Tv bisedimet që po zhvillohen aktualisht mes Kievit dhe Moskës, ku tha se Ukraina është në avantazh ndaj Rusisë, pasi ka mbështetjen e të gjitha shteteve demokratike të botës, ndërsa Rusia ka hasur në rezistencë të madhe.

  • VIDEO

    Eksperti në Report Tv: Rusia po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT, e përgatitur për t’u përballur me sanksione!

    Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Report Tv se Rusia prej 7 vitesh po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT dhe se është e përgatitur për t’u përballur me sanksionet e ndërkombëtarëve, pas sulmit ndaj Ukrainës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv