Trafikohet në Itali, klienti italian vret fieraken/U gropos në oborr, shoqja fshehu krimin(23.03.22)

24 Mars 2022, 07:17

 

Në qershor të vitit 1999 Komisariati i Tolmezzos në Udine, kërkoi ndihmën e mediave italiane për të identifikimin e një vajzë shqiptare viktimë e një vrasje të ndodhur në qershor të vitit 1996. Pas kësaj kërkese, kjo foto u bë publike në vitin 2001 edhe në mediat shqiptare, ku më në fund u arrit të zbulohej identiteti i vajzës, e cila kishte mbetur viktimë në këtë vrasje. Familja Zacaj identifiokoi vajzen e tyre Entelën, 26-vjecaren nga Fieri, e cila kishte mbërritur në Itali në vitin 1995 dhe prej vitesh për familjarët ajo rezultonte e humbur. Ajo kishte përfunduar një punonjëse seksi në rrugët e Triestes dhe njihej me emrin Xhuliana. Por një vit më pas ajo u vra nga shtetasi talian Alfeo Karnelutti. Ky ishte fati tragjik i vajzës nga Fieri një nga shumë prej historive tragjike i të rejave shqiptare që u mashtruan për një jetë më të mirë, duke përfunduar në trotuaret e Europës.I vëllai i saj Hetem Zaçaj kërkon drejtësi. Përveç dhembjes për humbjen e të motrës, familjarët nuk kanë ende një varr ku të mund ta qajnë. Hetemi kërkon ndihmën e emisionit investigative ’Pa Gjurmë’, pasi që prej vitit 2002 nuk ka mundur të sjellë trupin në Shqipëri edhe ende në duar dokumentin e një një prokure të posaçme për të tërhequr trupin. Sikundër shkruajnë edhe mediat italiane Entela Zacaj u vra nga shtetasi italian Alfeo Karnelutti, i njohur me pseudonimin Cocco. Ai i kishte kërkuar informacione për rrjetin e prostitucionit ku ishte e përfshirë Entela, por kjo e fundit kishte refuzuar. Karnelutti më e pas e kishte qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa trupi u gjet pranë varrezave të Pozzis. Deri në vitin 2001, Albana kishte mbetur pa identitet: dihej vetëm kombësia dhe pikërisht emri i zgjedhur në mjedisin ku ajo punonte. Cocco u dënua me 12 vite e 4 muaj burg, por u lirua 8 vite më pas për sjellje të mirë. Vrasësi italian madje kërkoi t’i jepte si shpërblim familjes Zaçaj prej 50 milionë për dhembjen që u kishte shkaktuar. Me zbulimin e identitetit të viktimës, një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme shoqëruar nga Policia italiane kërkoi që i vëllai Etehemi të bënte testin e ADN-së ku u provua plotësisht. Ata i thanë të tërhiqnin eshtrat, por prej 20 vitesh përpos procedurave të kryera në Shqipëri, nga pala iatliane nuk ka asnjë përgjigje konkrete pse është penguar në gjithë këto vite procesi për riatdhesimin e trupit të Entela Zaçes.