• VIDEO

    Bukë misri në ajkë kosi nga zonja Albana

    Buke misri ne ajke kosi

    Përbërësit:

    1 kg miell misri

    700 ml ujë i ngrohtë

    3 lugë vaj ulliri

    1 lugë gjellë kripë

     

    Për ajkën :

    3-4 lugë gjelle salcë kosi

    4-5 lugë gjelle ajkë

    2-3 thelpinj hudhra

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tas hedhim 1 kg miell misri, 1 lugë gjelle kripe dhe 3 luge gjelle vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë (aq sa ta durojë gishti) dhe e përziejmë me një lugë druri. Vijojmë të shtojmë ujë derisa masa të lidhet dhe të bëhet e njëtrajtshme.

    Masën e përftuar e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri. E nivelojmë me një spatul dhe lyejmë sipërfaqen me furçë me vaj ulliri.Tavën e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

    Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e kosit me ajkën e qumështit, shtojmë kripën dhe hudhrat e shtypura dhe i përziejmë mirë. Nëse duam një salcë më të lehtë e hollojmë me pak qumësht.

    Pasi buka e misrit të jetë pjekur, e lemë të ftohet pak dhe më pas e presim në feta drejtkëndore të cilat i vendosim në masën e ajkës që përgatitëm. 

     

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga dita më e përgjakshme e agresionit në Ukrainë te ushtria ruse rrethon Kievin e deri tek a është i aftë mendërisht Vladimir Putin?

  • VIDEO

    Dita e 6 e luftës Rusi-Ukrainë, rezistenca ukrainase ndaj agresionit rus

     Emisioni Repolitix trajtoi luftën Rusi-Ukrainë në ditën e gjashtë të agresionit rus. Të ftuar në studio Azgan Haklaj, Idajet Beqiri, Ervin Mici dhe Fatos Çoçoli.

  • VIDEO

    Analistët në ‘Repolitix’: Putin në një rrugë pa krye, detyroi ushtrinë të shkojë në luftë! Çoçoli thirrje qeverisë: Bli grurë, do rritet me 40%

    TIRANË- Ushtria ruse nuk është gati për luftë, por ka shkuar në front e papërgatitur dhe e detyruar për të luftuar. Kështu ka deklaruar analisti Ervin Mici në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Mici thotë se këto faktorë kanë çuar edhe në vështirësinë e ushtrisë ruse për ta pushtuar Ukrainën, pasi më parë kishin deklaruar se Ukraina do pushtohej brenda 72 orëve, por në fakt është dita e 6 e pushtimit dhe qeveria ukrainase nuk është dorëzuar.

     
  • VIDEO

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Qëllimi i Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse! Askush nuk mund të jetë i qetë

    Në një kohë kur agresioni i Rusisë kundrejt Ukrainës është rritur, dhe ushtria ruse po përgatitet të godasë objektivat në Kiev, ish-ministri i Mbrojtjes në vendin tonë Fatmir Mediu thotë se qëllimi i Vladimir Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse në rajon.

  • VIDEO

    Konsulli Shqiptar i Nderit në Ukrainë flet nga Kharkiv për Report Tv: Çdo mëngjes mbledh vullnetarë për të luftuar! Ushtarët rusë u gënjyen, nuk e dinin që po shkonin në luftë

    Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainë, është përballur sot me bombardime nga ushtria ruse. Në një intervistë për Report Tv, Konsulli Shqiptar i Nderit në Ukrainë, ota thotë se nuk do të dorëzohen përpara ushtrisë ruse.

    Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Omarov tregoi se zgjohet çdo mëngjes dhe mbledh vullnetarë për të luftuar. Konsulli Shqiptar i Nderit në Ukrainë tha se kanë arritur ta zmbrapsin ushtrinë ruse nga Kharkivi me anë të luftimeve dhe mbrojtjes që kanë organizuar.

  • VIDEO

    Ish-shefi i shtabit të FA në Report TV: Sulmi rus ka kaluar në fazën e dytë, Putin nuk po kursehet! Shqiptarët që s’janë trajnuar, të mos bashkohen në luftën e përgjakshme

    Ish- shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe deputeti socialist Bardhyl Kollçaku tha në Report Tv se kjo është faza e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe se duke parë rezistencën e tyre nuk po kursen asgjë! Sipas tij ditët në vijim do të jenë edhe më të vështira, duke sjell dëme katastrofale.

    “Tani kemi hyrë në fazën e dytë të luftimeve, ushtria ruse po hedh në veprim të gjithë arsenalin e saj, nuk po kursen asgjë, madje edhe raketat që janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës. Sot në Kharvik pamë një masakër. Nga pjesa ruse ka kaluar në fazën e dytë të përshkallëzimit. Nëse në fillim kujdeseshin të mos vrisnin civil, por tani që shohin rezistencën e ukrainasve po veprojnë. Në ditët në vazhdim mendoj që do të kenë përshkallëzim dhe dëme të pamenduara ndonjëherë.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Gjinekologia Keta: Marrëdhëniet seksuale për herë të parë duhet të fillojnë në këtë moshë, ja arsyeja

    Kryerja e marrëdhenieneve seksuale ne moshe ende te mitur po kthehet ne nje problematike ne rritje nga viti ne vit, kjo edhe sipas statistikave. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’” gjinekologia Mimoza Keta, u shpreh se marredheniet seksuale ne moshe te mitur, sjellin pasoja dhe probleme tek adoleshentet me pas.

  • VIDEO

    Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi: I tërthortë! Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas

    Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente. Ai shtoi se bizneset në këto raste abuzojnë për t’u pasuruar, ndërsa konsumatorët janë ata që varfërohen si pasojë e rritjes së çmimeve.

    “Ndikimi deri tani është i tërthortë që lidhet me individin dhe biznesit në tërësi. Gjatë krizave të tilla forcohet tendenca që individi t’i përdorë me shtrëngesa lekët dhe nuk bën investime të mëdha. Shqipëria dhe vendet si ne të përgatiten të vënë në provë sistemin e tyre, për të parë sesi mund të reagohet, Shoh tendenca për të anashkaluar detyrime ligjore dhe bizneset në kohë krizash pasurohen, konsumatori varfërohet.”, tha ai.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë e veçantë në gotë me salep nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë e veçantë në gotë me salep  nga zonja Albana

    Përbërësit:

    300 gr biskota

    120 gr gjalpë

    250 gr maskarpone

    250 gr pana ëmbëlsire

    2-3 lgj salep

    150 ml ujë

    Çokollatë në grimca

    Përbërësit:

    Grijmë biskotat dhe i bashkojmë me gjalpin. Këtë masë e vendosim si shtresë në  

    gotat e servirjes ose në një tavë ëmbëlsirash.

    Tresim salepin në ujë të ngrohtë dhe më pas e vendosim në sobë dhe e lemë derisa të trashet. E lemë pak të ftohet dhe e shtojmë mbi shtresën e biskotave.

    Rrahim panën e ëmbëlsirave dhe më pas shtojmë maskarponen. E trazojmë mirë dhe e vendosim si shtresë të fundit të ëmbëlsirës. E spërkasim me disa copëza çokollate dhe e kemi gati për t’a servirur.

  • VIDEO

    Supë me qofte, spinaq, patate dhe karrotë nga zonja Albana

    Supë me qofte, spinaq, patate dhe karrotë nga zonja Albana

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    500 gr mish i grirë

    2 kokrra qepë

    1 lç keçap

    1 lç miks erëzash

    Kripë, piper

    Pak miell

    Për supën:

    2 karrota

    2 patate

    1 qepë

    100 gr spinaq

    4 lgj vaj ulliri

    1 tufë kopër

    1 kokërr limon

    1 lk kerri

    Piper i kuq djegës

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë.

    Grijmë qepën imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë karrotën të grirë në rende, patatet në kubikë të vegjël dhe erëzat. Shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe i lemë perimet të zbuten. Pas 5 minutave vendosim qoftet (sa një kokërr arrë të pudrosura mirë me miell) dhe i lemë të gatuhen brenda në supë.

    Në 5 minutëshin e fundit të pergatitjes së supës rregullojmë shijen, shtojmë spinaqin, koperën dhe lëngun e limonit. Supën me qofte e servirim të ngrohtë spërkatur me piper të kuq.

  • VIDEO

    Byrek me qepë dhe djathë nga zonja Albana

    Byrek me qepë dhe djathë nga zonja Albana

    Përbërësit:

    1 pako petë të gatshme

    1 ½ kg qepë

    3-4 lgj vaj ulliri

    1 lgj trumzë

    50 gr uthull balsamike

    ½ lgj sheqer

    300 gr djathë të bardhë

    Kripë, piper

    Vaj ulliri për petët

    Përgatitja:

    Presim qepët në gjysmë hënë dhe i vendosim në një tigan të madh me 3-4 lugë vaj ulliri. I spërkasim me kripë, piper, trumzë, pak sheqer dhe uthull balsamike dhe i lemë qepët për rreth 20 minuta në temperaturë të lartë të skuqen dhe karamelizohen mirë. Më pas e vendosim qepën e karamelizuar në një tas ku shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar.

    Parangrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius në ajër.

    Lyejmë tavën me pak vaj ulliri dhe shtrojmë dy peta duke i spërkatur me yndyrë. Vendosim një shtresë me qepë, një shtresë me dy petë, përsëri mbushje – petë. Rregullojmë anësoret e petëve dhe më pas e presim byrekun, por jo duke e çuar thikën deri në fund. E vendosim byrekun të piqet në furrë në 180 gradë për 45 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv