-
VIDEO
Bashkëpunimi Turqi-Shqipëri, ambasadori turk për Report Tv: Marrëdhëniet tregtare kapin shifrën e 800 mln $, synojmë t'i çojmë në 1 mld $! Fokusi, turizmi
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, janë të ngushta dhe vijnë duke u forcuar gjithnjë e më tepër. Kjo u theksua fort nga ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoru, i cili tha në Report Tv se edhe vizitat e liderëve të dy vendeve kanë çuar edhe më tej bashkëpunimin ku janë lidhur shumë marrëveshje të përbashkëta. Ambasadori tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendet aktualisht janë rreth 800 milionë dollarë, por synimi i tyre është që t'i çojnë në 1 miliardë dollarë.
-
VIDEO
Ambasadori turk në Tiranë për Report Tv: FETO 'helm vdekjeprurës' që cenon seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve, rrezik edhe për sigurinë tuaj! Ka element të saj që veprojnë këtu
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk tha se FETO kërcënon seriozisht marrëdhëniet mes dy vende, ndërsa kërkoi nga Shqipëria që si mik dhe vëllai i Turiqisë të marrë masa ndaj tyre. Një koment ambasadori e pati edhe për koincidencën që vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë më 17 janar që përkoi me 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
-
VIDEO
Vizita e Erdogan në 554 përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ambasadori turk: Aludimet nga qarqet, nuk ka asnjë lidhje
Vizita e presidentit turk në Tiranë, Rexhep Taip Erdogan më 17 janar që përkoi me 554 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për ambasadorin turk në vendin tonë nuk kanë asnjë lidhje mbi të cilën mund të aludohet diçka.
-
VIDEO
E trishtë/ Të moshuarit në Shqipëri mes varfërisë dhe braktisjes: Pensionet nuk mjaftojnë, na vjen turp t’i kërkojmë fëmijëve para
Të moshuarit në Shqipëri ndjehen të braktisur dhe të vetmuar, ku ndër problematikat kryesore për to mbetet aspekti ekonomik. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen të pakënaqur për pensionet e vendosura nga qeveria, me të cilin nuk mund të mbulojnë shpenzimet mujore që kanë.
-
VIDEO
Historia e mjekut hero/ I dalë në pension por ecën dy orë në ditë për t’i shërbyer qytetarëve
Fatmir Baze është 73 vjeç dhe mjek në profesion, por ndryshe nga moshatarët e tij ai nuk pranon të qëndrojë në shtëpi por të vazhdojë të kontribuojë në shoqëri. Cdo ditë ecën dy orë në këmbë për t’ shërbyer qytetarëve në fshatrat e Korçës.
-
VIDEO
‘Pleqëri me halle’, të moshuarit shqiptarë të vetmuar dhe të braktisur
Sa më i moshuar aq më e rënduar edhe gjendja ekonomike. Studimi ka nxjerrë në pah se një ndër tre të moshuar (rreth 38%) në vendin tonë e konsideron veten si të varfër ose shumë të varfër nga pikëpamja ekonomike. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, sociologu Gëzim Tushi, Ermira Pirdeni, aktiviste e moshimit dhe Liza Marku pensioniste, folën më tepër për situatën e të moshuarve në Shqipëri.
-
VIDEO
Yzeiri në Report Tv: Meta ka shkelur ‘mantelin’ e presidentit, nuk ka nevojë për Kushtetuese, por për psikolog! Koalicioni LSI-PDK ‘Shtëpia e turpit’ s’ia kalon dot as Bashës më 6 mars
Teksa pritet nga dita në ditë shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, analisti Ilir Yzeiri tha në Report Tv se Meta ka zhveshur “mantelin” e rëndë të presidentit sapo u mandatua dhe e ka shkelur atë, duke bërë një nga fushatat më të egra në vitin 2017.
-
VIDEO
‘FSHF ndryshon statutin sa herë ka zgjedhje’, Fakaj: Shakohoxha është i ‘çmendur’ që rivalizon Dukën
Ervin Fakaj thotë se FSHF sa herë ka zgjedhje e ndryshon statutin në favor të Armand Dukës. Ai nënvizon faktin se në këto lloj kushtesh është e pamundur ta rivalizosh për president të federatës.
-
VIDEO
Duka shkel premtimin që i bëri Ceferinit, 'vjedh' edhe shoqatën e Shkodrës! FSHF përzë gazetarët, kandidati humbës: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë
Ashtu sikurse pritej përmes manipulimeve shoqata rajonale e Shkodrës zgjodhi në krye kandidatin e Dukës Lazër Matija. Kandidati rival Kujtim Shaba akuzoi FSHF për abuzime dhe mungesë transparence.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Kabuni
Kabuni
Përbërësit:
1 gotë oriz kokërrmadh
2 gota lëng mishi
3 lgj rrush i thatë
1 filxhan çaji sheqer
2 lgj gjalpë
Kanellë pluhur
Përgatitja:
Fillimisht lajmë orizin dhe më pas e vendosim të kaurdiset me gjalpë. Më pas shtojmë lëngun e mishit (mirë do të ishte lëng nga zierja e qafës së dashit), rrushin e thatë pa fara, të cilin e kemi shpëlarë më parë me pak ujë të ngrohtë. E lemë orizin të ziejë.
Në momentin që orizi ka përthithur të gjithë lëngun e mishit dhe ka krijuar vrimëza e largojmë nga zjarri dhe pasi të bie pak nxehtësia shtojmë sheqerin dhe kanellën. E përziejmë lehtë dhe e lemë mbuluar me kapak për 10-15 minuta në vend të ngrohtë. Më pas e servirim duke e pudrosur me pak kanellë. Nëse e dëshirojmë kabuninë pak me ngjyrë bezhë të errët, në buljon hedhim pak sheqer të djegur.
-
VIDEO
Presidenti publikon 72 përgjigjet për Kushtetuesen, akuza qeverisë e Kuvendit! Kim e korruptuar? Meta e zbulon për herë të parë: Jam ankuar zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë
Në një kohë që Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka publikuar përgjigjet e 72 pyjeteve ku vijon sulmin e akuzat ndaj Kuvendit për shkelje të procedurave e afateve dhe ndaj qeverisë për kapje të shtetit. Lidhur me akuzat për korrupsion të Yuri Kim Meta thotë se ka njoftuar qeverinë amerikane.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Plëndës në tavë
Plëndës në tavë
Përbërësit:
1 kg plëndës i pastruar
4-5 lgj vaj ulliri
1 qepë mesatare
1 lugë kafeje miell
2 domate ose 1 lgj salcë domate
3-4 thelpinj hudhër
2 lgj uthull
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Plëndësin e pastruar e vendosim fillimisht të ziejë mirë. Më pas e presim në rripa të hollë.
Kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet e grira në rende ose salcën e domates, pak lëng nga zierja e plëndësit, uthullën dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë dhe më pas vendosim plëndësin. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe të gjithë masën e kalojmë në një tavë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sipas dëshirës nëse e duam gatimin pak më të plotë gjatë kaurdisjes së qepës mund të shtojmë dhe pak miell.