-
VIDEO
‘E dashura më infektoi me SIDA dhe u zhduk’/Rrëfehet djali shkodran
I riu shkodran kaloi një natë në Tiranë me një punonjëse seksi, kur pak kohë më pas do të ndjente edhe simptomat e para, këputje trupi dhe temperaturë të lartë. Të shkuarit në spital për të kryer një vizitë rutinë do t’ja kthente botën përmbys, kur pas analizave të bëra rezultoi pozitiv. Gjatë transmetimit live, në një lidhje telefonike me moderatoren Odeta Dume, 36-vjecari pati guximin ta thoshte se pa dijeninë e tij, ia ka transmetuar virusin edhe tre ish-dashurave në qytetin e Shkodrës, me të cilat ka patur lidhje intime. ‘Dy vite më parë më lindën dyshimet, pasi kur erdha në Tiranë kam patur marrëdhënie seksuale me një punonjëse seksi. Unë jam i sigurt që jam infektuar atë moment, pasi ajo vajzë shkonte me lekë dhe kishte shumë partner njëhkohësisht. Unë nuk e kam parë më kurrë atë vajzë. Unë e zbulova shumë më vonë që isha infektuar, dhe besoj që kam infektuar edhe tre ish të dashurat e mija’– shprehet i infektuari me HIV/AIDS Nuk e kishte aspak të lehtë të vazhdonte intervistën, frikësohej mos paragjykohej nga teleshikuesit. I riu shkodran prej dy vitesh mjekohet dhe ishte izoluar nga bota e jashtme, në banesën që jeton me qira me të vëllanë. Ata janë rritur në jetimore, pasi nëna ndërroi jetë dhe babai ka braktisur. ‘Tani jetoj me ilaçe prej dy vitesh. Këtë gjë nuk e kam ndarë as me miq dhe as me shokë. E din vetëm vëllai im, me të cilin jetoj në të njëjtën banesë. Jetojmë bashkë se jemi rritur jetim. Kam frikë t’u tregoj dhe jam i izoluar. Kam frikë për shkak të opinionit.’- mbyll rrëfimin e tij 36-vjeçari shkodran
-
VIDEO
Beqiri në Report Tv: Meta nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve, të shkarkohet! Ende me ‘kostumin’ e të parit të vendit dhe bën koalicione! Vendimi për Tahirin mistrecllëk
Avokati Idajet Beqiri tha për Report Tv se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.
Ai tha se shqiptarët ndihen të turpëruar dhe se de facto ne nuk e kemi presidentin. Avokati me tone të ashpra kujtoi koalicionin "Berisha-LSI", duke thënë se është e papranueshme që Meta të bëjë veprime të tilla politike, në një kohë kur është ende “i veshur me kosutumin" e kryetarit të shtetit.
-
VIDEO
Ylli Merja: Si të thërrmoni gurët në veshka vetëm me këto çajra
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja solli disa nga kurat më të mira me produkte bimore për të kuruar gurët në veshka. Ai tregoi se cilat janë simptomat kryesore që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe shkaktarët e faktorët e jashtëm që çojnë drejt krijimit të tyre.
Sipas tij shkaktarët kryesorë ka edhe një predispozitë që të jetë e trashëguar por kryesore sipas mjekut popullor mbetet fakti që njerëzit janë të pavëmendshëm se çfarë konsumojnë që lidhet drejpërdrejt me krijimin e tyre:
‘Njerëzit tregohen të pakujdesshëm për të pirë një ujë të lehtë, nuk ma do mendja që ndonjëri të jetë marr dhe ta peshojë në një laborator sa është forcia dhe pasha specifike e tij.Pra të përdorim qoftë për gjellën, qoftë për cajrat, qoftë për të pirë, ujë sa më të lehtë me shumë pak kripra.Nëse kemi aicdiin urik të lartë në gjak duhet të mendojmë që edhe kjo bëhet një shkak për formimin e kristaleve në veshka.
-
VIDEO
KAS rrëzon ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë': Kërkesa nuk merret në shqyrtim
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit. Mbledhja e cila zgjati për rreth 2 orë, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u vendos mos kalimi për shqyrtim i kërkesës ankimore
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Lakër e bardhë me mish
Lakër e bardhë me mish
Përbërësit:
500 gr lakër e bardhë
250 gr mish
2 qepë, 20 gr oriz
3-4 lgj vaj ulliri
1 lgj uthull rrushi
5 lgj pure domate
500 ml ujë
1 lugë koncentrat
1 spec djegës
1 gjethe dafine
kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me pak kripë. Ndërkohë grijmë lakrën hollë pa pjesën e koçanit. Shtojmë tek qepa mishin e prerë në copëza mesatare dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë dhe lakrën gradualisht duke e përzier lehtë derisa të zbutet. Shtojmë koncentratin, 1 gjethe dafine, 1 spec ose fara speci djegës, salcën e domates, uthullën dhe orizin. E trazojmë mirë dhe e lëmë të gatuhet ngadalë në temperaturë mesatare.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Pogaçe
Pogaçe
Përbërësit:
75 gr margarinë
20 gr maja buke
40-50 ml vaj
1 lk sheqer
1 lç kripë
400 ml qumësht
1 vezë
miell
Përgatitja:
Në një tas shtojmë majanë e birrës (të freskët), sheqerin dhe qumështin e vakët. E përziejmë dhe e lemë majanë të vijë. Më pas shtojmë vajin, margarinën, një të bardhë veze dhe pak kripë. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin. Brumi duhet të jetë i butë, i lëmuar dhe të ngjeshet sa më mirë. E mbulojmë brumin me një pecetë dhe e lemë të pushojë për rreth 30 minuta.
E ripunojmë brumin. Shtojmë pak miell poshtë dhe lartë brumit dhe hapim një petë të madhe katrore. Bëjmë një prerje me thikë në një anë, më pak se 1/3 e petës. Pjesën tjetër e lyejmë me pak margarinë, mund t'a mbushim me djathë, gjizë, mish ose çfarë të dëshirojmë. E mbledhim petën role duke lenë të prerat në sipërfaqen e rolesë. E vendosim në tepsi, e lemë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e lyejmë me të verdhë veze dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Java ideale, llotari në dashuri, ja çdo të ndodhë me të gjithë shenjat e horoskopit
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 7 shkurt deri në 13 shkurt) për të gjitha shenjat. Ndërsa tha se do të ketë favorizim për të gjitha shenjat në anën romantike të tyre.
“Këtë javë ka ndikime pozitive në fushën ekonomike, llotari në dashuri jo për arsye se kemi përpara ditën e të dashuruarve por këtë javë rregullohet gjithcka” tha ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria nuk tërhiqet dhe do jepet vetëm 10% e vlerës së kompensimit te pasojat e luftës për jetë a vdekje e deri tek a do ta sulmojë Rusia Ballkanin?
-
VIDEO
Mariana Kondi shpërthen kundër Hervin Çulit: Fytyrën e atij nuk e duroj dot, është thjeshtë një hic…
Mariana Kondi shpërthen kundër Hervin Çulit:Vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot
-
VIDEO
Artizanet e fshatit Rragam
Udhëtim mbreslënës në veri të Shqipërisë, në trevat e Shkodrës, saktësisht në fshatin Rragam, si pjesë e njësisë administrative të Gurit të Zi. Artizanati si traditë qindravjecare në familjet e malësorëve në Rragam dhe punishtja e familjes Hila, ku janë punësuar mbi 20 gra vendase dhe të ardhura nga fshatra të tjerë përreth Rragamit. Mjeshtër Ernesti dhe vajza e tij Leoreta, si menaxherë të punishtes që nxjer produkte me fije pambuku, peceta, mbulesa tavolinash, perde, çanta dhe baule të pambukta që të gjitha për export drejt Italisë. Ndiqni reportazhin “Artizanet e fshatit Rragam” realizuar nga moderator I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Rragami fshat i tezgjaheve
Ernest Hila, rrobaqepës dhe artisan I vjetër, rrëfen historinë e fshatit Rragam dhe nevojën e ngritjes së një qendre artizanale.
-
VIDEO
Tezgjahu si zanat pune në Rragam
Leoreta Toma, menaxhere e punishtes së tezgjaheve, flet për idenë e ngritjes së punishtes nga një turiste italiane që, pas vizitave në disa familje në Rragam, mbështeti ngritjen e një punishteje të vogël për prodhimin e objekteve të nevojshme për kuzhinat, dhomat dhe banesat e njerëzve.