• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha pyetet nga prokurorët belg për "Toyota Yaris" te vettingu fut në qoshe Berishën e Metën e deri tek rënia e bandës së futbollit.

  • VIDEO

    Çështja”Toyota Yaris”,prokurorët belgë marrin në pyetje Bashën

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin. Kryetari i PD-së Lulzim Basha merret në pyetje nga prokurorët belgë për çështjen e “Toyota Yaris”.PS-PD votojnë në Kuvend zgjatjen e afatit të komisionit të Vettingut. Të ftuar në studio Shkëlqim Hajdari, Myslim Murrizi, Edvin Kulluri dhe Arsen Rusta.

  • VIDEO

    U dashurua me ushtarin,vjehrra s’e pranoi/ Nuk u martua më,pas 47 vitesh i kërkon

    U braktis në moshën 5-vjeçare nga babai, pas 47 vitesh është në kërkim të tij. Brikena Bregu që jeton në kryeqytet ia besoi historinë e jetës emisionit ’Pa Gjurmë’. Pas emocioneve të forta që ka përjetuar, ndërsa ka ndjekur rastet e shumta të trajtuara në program, ku jo rrallë ka gjetur vetveten, 47-vjeçarja u drejtua Report TV për të rrëfyer edhe ajo “historinë e dashurisë së ndaluar” të prindërve të saj, histori që përfundoi me braktisjen e Brikenës nga babai biologjik, kur ajo ishte ende e mitur. Një lidhje dashurie mes dy të rinjve, u ndërpre me forcë nga familja e djalit, pasi ata mësuan se vajza i përkiste komunitetit egjiptian. Ndërsa në jetë erdhi edhe një fëmijë Çifti jetuan bashkë vetëm 5 vitet e para, atëhere ku babai vendos të braktiste përgjithnjë të dashurën dhe vajzën e vogël. Nëna e saj Versa, 20 vjeçare në atë vendosi që t’i bëjë ballë e vetme jetës për të rritur të bijën duke mos u martuar më kurrë. Vitet kaluan dhe Brikena rritej dita ditës, derisa nisi të kuptojë mbi mungesën e figurës atërore. Nëna zgjodhi që t’i tregojë të vërtetën të bijës, duke mos e ndaluar asnjëherë ta kërkojë babanë. Ai humbi çdo kontakt me ta duke harruar përgjithnjë të shkuarën. Por dëshira e Brikenës për ta takuar babain zgjon këtë histori. Kërkimet e bëra nga vetë ajo nuk kanë dhënë rezultate. Sot Brikena jeton vetëm me nënën e saj të moshuar, pasi fati nuk i ka buzëqeshur shumë.

  • VIDEO

    Kreu i PD para prokurorëve belgë, debati në Repolitix! Kulluri: Seanca e pyetjeve mund të jetë ndërprerë se hetuesit janë ndier të fyer nga Basha

    Paraqitja e kreut të Partisë Demokratike në SPAK për tu marrë në pyetje nga hetuesit belgë në lidhje me deklaratat që ka bërë për çështjen e 'Toyota Yaris' diskutohet sot edhe në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Kush është prokurori 35-vjeçar belg që 'gozhdoi' sot për 2 orë Bashën në zyrat e SPAK! Si paralajmëroi përdorimin e forcës nëse kreu i PD kundërshtonte

    Julien Moinil, 35-vjeç, është një prej prokurorëve belgë që morën në pyetje sot për 2 orë kreun e PD-së, Lulzim Basha. ReportTv mëson ekskluzivisht se kush hetuesi 35 vjeçar. Prokuror magjistrat i krimit të organizuar nga disktrikti i Brukselit. Julien ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge.

    • VIDEO

      Gjunushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademinë e Shkencave ndërsa theksoi se aktualisht janë pesë njësi të tilla, të cilat kanë një rol nxitës për kërkime.

      Gjunushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademinë e Shkencave ndërsa theksoi se aktualisht janë pesë njësi të tilla, të cilat kanë një rol nxitës për kërkime.

    • VIDEO

      Kriza në Ukrainë, ish-ministri i jashtëm Starova: Rusia luajti blofin me letrën për qeverinë shqiptare! Nëse do ketë luftë, do cenohet siguria e Ballkanit

      Shqipëria është e palëkundur ndaj qëndrimit të saj në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova tha në Report Tv se vendi ynë është rreshtuar krah Ukrainës njëjtë si vendet që bëjnë pjesë në NATO.

    • VIDEO

      Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri flet në Report Tv: Situata mjaft e rrezikshme, duam paqe! Rusia kundra zhvillimit të NATO-s, konfliktet prej 2014

      Se çfarë pritet për raportet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ambasadori Shkurov deklaroi se marrëdhënie do të ketë në shumë aspekte ndërsa shtoi se dëshirojnë të bëjnë shkëmbim vizitash në nivele të larta.

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Byrek me mish të grirë

      Byrek me mish të grirë

      Përbërësit:

      Për brumin:

      750 gr miell

      1 ½ lç kripë

      100 gr vaj ulliri

      2 lgj uthull

      340 ml ujë i vakët

      Për mbushjen:

      1 qepe mesatare

      2-3 lgj vaj ulliri

      1 kg mish i grirë

      2 lgj verë te kuqe

      2 karrota

      1 spec

      150-200 gr salcë domate

      200 gr djathë kaçkavall

      Spec djegës

      Rozmarinë, majadanoz

      Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tas vendosim miellin dhe kripën. E përziejmë dhe hapim një gropë në mes ku shtojmë ujin e vakët dhe uthullën. E punojmë brumin mirë derisa të shkëputet nga ena. Në momentin që është gati e lemë për 30 minuta të qetësohet mbuluar me membrane kuzhine.

      Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes. Në një tigan të madh kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrota të prera në kubikë të vegjël ose të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta dhe më pas shtojmë mishin e grirë. E kaurdisim mirë mishin derisa të përthithë të gjitha lëngjet dhe më pas e shuajmë me pak vere të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë në temperaturë mesatare për rreth 15 minuta. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, specin djegës, rozmarinën dhe majdanozin.

      Hapim petët spërkatur me pak miell dhe përgatisim byrekun me shtresa mbushje sipas dëshirës.

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Omletë me kërpudha dhe spec të kuq

      Omletë me kërpudha dhe spec të kuq

      Përbërësit:

      3 veze

       2 kërpudha

       1 spec i kuq

       3 domate qershi

       1 lgj gjalpë

       2 lgj djathë kaçkavall

       rigon i freskët

       piper i kuq

       piper i zi

       kripë

      Përgatitja:

      Në një tas hidhen tre vezë dhe rrihen me piru për dy minuta, më pas kërpudhat e prera në copa, speci i prerë në copa, domatet, djathi kackavall dhe erzat si rigoni, piperi i kuq dhe i zi si dhe një lugë gjelle djathë kackavall i freskët përzihen të gjitha së bashku mirë e mirë. Në një tigan të cilin e kemi ngrohur më parë dhe kemi hedhur një lugë gjelle gjalp skuqim masën e përftuar dhe përgatisim një omletë të shijshme.

       

    • VIDEO

      Gatime nga zonja Albana, Gjellë tigani me mish pule dhe perime

      GJELLË TIGANI ME MISH PULE DHE PERIME

      Përbërësit:

      400 gr patate

      1 lgj gjalpë

      2 qepë

      3 thelpinj hudhër

      1 karrotë

      2 speca

      1 tufë koper

      250 gr gjoks pule

      1 lgj vaj ulliri

      2 ½ lgj salcë domate

      ½ lgj kripë

      ½ lç piper i zi

      ½ lc spec djegës

      ½ lç xhinxhër

      1 lç turmerik

      500 ml ujë

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatisim përbërësit: grijmë imët qepët dhe hudhrën, karrotën e presim në rondele, specin në kubikë të vegjël dhe koperën imët.

      Në një tenxhere vendosim gjalpin dhe skuqim patatet të prera në copëza mesatare. Tek i njëjti tigan shtojmë dhe pak gjalpë dhe vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të marrë pak ngjyrë nga të gjitha anët. Po në atë yndyrë shtojmë qepën, karrotën, specat dhe hudhrën. Vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas shtojmë salcën e domates. Ngrohim pak ujë ku shtojmë turmerik dhe xhinxhër. E shtojmë ujin tek gatimi, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë të gatuhet në temperaturë mesatare.

       

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 shkurt 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga "brenda" qelisë së Saimir Tahirit në katin e dytë të Burgut të Fierit te Lulzim Basha ka vetëm një përgjigje për sot e deri tek Broja madhështor tërbon Conten.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv