Supë me mish të grirë dhe kos në 5 minuta nga zonja Albana

28 Shkurt 2022, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2022-02-28 11:30:43

Supë me mish të grirë dhe kos në 5 minuta

Përbërësit:

500 gr mish të grirë

2 thelpinj hudhër

1 lgj salcë

2 lgj miell

1 litër ujë

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1 gotë qumësht

1 gotë kos

1 spec djegës

1 lgj uthull

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e grirë derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë salcën e domates dhe rreth 1 litër ujë. E lemë të ziejë në temperaturë mesatare, ndërkohë shtojmë pak kripë dhe piper.

Miellin e përziejmë me qumështin dhe kosin dhe e shtojmë tek supa. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura dhe pak uthull.