• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Spinaq me vezë sy

    Spinaq me vezë sy

    Përbërësit:

    4 kokrra vezë

    500 gr spinaq

    30 gr oriz kokërrmadh

    1 qepë e madhe

    Fara speci djegës

    Buljon perimesh

    Majdanoz

    Nenexhik

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qepën e grirë hollë e skuqim me pak vaj ulliri. Vendosim kapakun që avulli i krijuar të bëjë dhe zierjen e qepës. Shtojmë më pas gradualisht spinaqin e grirë dhe e lemë derisa të ulë vëllimin. Më pas rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë orizin, bimët aromatike dhe buljonin e perimeve. Buljonin mund t’a përgatisim vetë ose mund të shtojmë në ujë të vluar pak koncentrat. Pasi spinaqi së bashku me orizin të kenë zjerë hapim disa gropëza me lugë dhe vendosim vezët. Sipër vezëve shtojmë kripë, piper dhe pak majdanoz ose kopër të freskët dhe e lemë spinaqin derisa të mpiksen pak vezët.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Bohçe me fileto pule dhe perime

    Bohçe me fileto pule dhe perime

    Përbërësit:

    4 fileto pule

    ½ fç gjalpë

    1 limon (lëngu)

    1 qepë mesatare

    3 patate

    300 gr bizele

    2-3 domate

    4 kubikë djathë

    1 tufë majdanoz

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim filetot e pulës me gjalpë duke i spërkatur me kripë, piper dhe lëng limoni.

    Vendosim patatet të ziejnë (jo plotësisht). Në tiganin ku skuqëm filetot e pulës, vendosim qepën të prerë në rondele dhe e kaurdisim derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë patatet të prera në feta rrumbullake dhe bizelet. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.

    Vendosim në tavolinën e punës një letër pjekje të palosur në dysh dhe e lyejmë në brendësi me gjalpë. Vendosim fileton e pulës, sipër perimet e kaurdisura dhe një fetë djathë. E mbyllim grykën e letrës si një bohçe. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim bohçet individuale me nga një fileto pule dhe perime. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 1 orë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA-BE duan që të zgjatet vettingu te skema e re për rivlerësimin e pronave e deri tek skandali me zgjedhjet e FSHF në Shkodër.

  • VIDEO

    A do ta shkarkojë gjykata Kushtetuese presidentin Ilir Meta?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. A do ta shkarkojë gjykata Kushtetuese presidentin Ilir Meta ? A do ta votojnë zgjatjen e afateve të Komisioneve të Vettingut Basha dhe Berisha të enjten në Kuvend? Të ftuar Idajet Beqiri, Ibsen Elezi, Halit Valteri dhe Aulon Kalaja.

  • VIDEO

    A do të shkarkohet Meta? Halit Valteri: Nuk do ta përfundojë mandatin! Pasi kalon normën e alkoolit thotë 'do më vrasin te Mali me Gropa'

    Ish-deputeti Halit Valteri thotë me bindje se Ilir Meta nuk do ta përfundojë mandatin si President. Në studion e emisionit 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga, Valteri tha se Meta ka shkelur Kushtetutën, ndërsa për deklaratat e tij 'do më vrasin te Mali me Gropa', deputeti u shpreh se ai i bëni pasi kalon normën e alkoolit.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 6 marsit, Jupi: Votat për kandidatët e Berishës shkojnë tek e majta! Kërpaçi: ‘Shtëpia e Lirisë’ do luftojë regjimin e Ramës

    Anëtarja e kryesisë së PD-së, Tualnta Jupi tha në Report Tv se vota për kandidatët e Berishës është një votë që shkon për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi thotë se  ‘Shtëpisë së Lirisë’ do të luftojë që të çlirojë bashkitë që janë të kapura nga regjimi i Edi Ramës dhe tu rikthejnë atyre legjitimitetin.

    • VIDEO

      Debat i ashpër në Report Tv, Kërpaçi- demokrates: Pse mohoni historinë e PD-së! Jupi: Shikoni shtëpinë tuaj si jeni katandisur, kujdes kur më drejtohesh mua

      Një debat i ashpër është zhvilluar mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi dhe ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi. Në ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Jupi ‘thumboi’ Kërpaçin duke i thënë se PD ka përballë dy grupe të majta sepse çdo votë që shkon për Shtëpinë e Lirisë është votë për Partinë Socialiste.

    • VIDEO

      Saimir Tahiri në burg, avokati Haxhia në 'Report Tv': Vendimi i marrë më parë, ishte organizuar çdo gjë! Gjyqtarët nën presion për ta dënuar! Shkojmë deri në Strasburg

      Avokati Maks Haxhia theksoi se trupa gjykuese që dënoi Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me burg. Ai nuk dha emra, por shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg Tahirin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.

      • VIDEO

        U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Maks Haxhia tregon çfarë i tha Saimir Tahiri pas vendimit të Apelit të GJKKO

        Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendim që ai nuk e priste, e megjithatë e gjente forcën për t'i dhënë kurajë avokatit të tij, Maks Haxhisë. Këtë e bëri të ditur ky i fundit në studion e emisionit 'Studio Live', ku u shpreh se Tahiri i kishte thënë pas vendimit se do ta kalonte 'edhe këtë dallgë'

         
      • VIDEO

        E dhunoi, burri braktis nënën me dy fëmijë të mitur,27-vjeçarja:Jam zhytur në borxhe

        Ende ne proces divorci, nënë e dy fëmijëve 27-vjecarja nga Fieri Esmeralda Nexhimi denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti, i cili braktisi fëmijët dhe u largua jashtë kufijve shqiptarë. E dhunuar për 5 vite me radhë, konfliktet për arsye nga më banalet u bënë refreni i ditëve që vështirësonin gjithnjë e më shumë jetën e gruas me dy djem të mitur. E martuar me mblesëri në vitin 2015 me 35-vjecarin nga i njëjti qytet Lirim Nexhipin dy vitet e para të kësaj marrëdhëie do të ishin të qeta, deri ditën kur në jetë erdhi djali i tyre i parë. Esmeralda nisi përballjen me një tjetër realitet, nga ç’ka kishte imagjinuar. Babai dhunonte nënën edhe në sy të fëmijëve. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjecarja vendos t’i japë fund martesës kur në korrik të vitit 2021 kërkon divorcin. E reja rrëfen edhe një tjetër episod, ndërsa në tentativë për vetëmbrojtje gjatë dhunës së ushtruar nga bashkëhsorti i saj, ajo i lë shenja në trup këtij të fundit. Që prej shtatorit të një viti më parë, bashkëshorti i saj Lirimi merr valixhet dhe largohet përfundimisht nga banesa, duke mos e kthyer kokën pas as për dy djemtë e tij 4 dhe 5-vjeçarë. Sot nuk ka snjë kontakt duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ta. E braktisur dhe pa përkrahje nëna me dy të miturit jetojnë të zhytur në borxhe. E gjithë kjo situatë, por edhe vendimi për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën 27-vjecares. Ajo ndjehet e pafuqishme para papërgjegjshmërisë së bashkëshortit që nuk e ktheu më kokën pas as për dy fëmijët e tyre.

      • VIDEO

        Pa Gjurme/Nusja akuzon burrin për dhunë reagon live vjehrra:Ata u rrahën të dy

        Ende ne proces divorci, nënë e dy fëmijëve 27-vjecarja nga Fieri Esmeralda Nexhimi denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti, i cili braktisi fëmijët dhe u largua jashtë kufijve shqiptarë. E dhunuar për 5 vite me radhë, konfliktet për arsye nga më banalet u bënë refreni i ditëve që vështirësonin gjithnjë e më shumë jetën e gruas me dy djem të mitur. E martuar me mblesëri në vitin 2015 me 35-vjecarin nga i njëjti qytet Lirim Nexhipin dy vitet e para të kësaj marrëdhëie do të ishin të qeta, deri ditën kur në jetë erdhi djali i tyre i parë. Esmeralda nisi përballjen me një tjetër realitet, nga ç’ka kishte imagjinuar. Babai dhunonte nënën edhe në sy të fëmijëve. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjecarja vendos t’i japë fund martesës kur në korrik të vitit 2021 kërkon divorcin. E reja rrëfen edhe një tjetër episod, ndërsa në tentativë për vetëmbrojtje gjatë dhunës së ushtruar nga bashkëhsorti i saj, ajo i lë shenja në trup këtij të fundit.gjatë këtij rrëfimi live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV reagoi dhe vjehrra e saj: Vjehrra: Ajo ka gënjyer. Të dy kanë ushtruar dhunë me njëri-tjetrin. Të dy janë rrahur ata. Nusja: Djali ka tentuar t’i hedhi fëmijët nga dritarja Vjehrra: Mos gënje nuk është e vërtetë Nusja: Nëna ime ia ka hequr nga dora Vjehrra: Ti i ke mbyllur fëmijët me çelës. Ti i ke lënë fëmijët dhe ke ikur. Ma solle djalin në shtëpi. Unë të mbaj kalamajtë që ajo të bredhi, kjo sështë normale Nusja: Kam një muaj që kam lënë punën se nuk kisha ku t’i lija fëmijët. I kam mbyllur me çelës se nuk kisha njeri që të kujdesesha Që prej shtatorit të një viti më parë, bashkëshorti i saj Lirimi merr valixhet dhe largohet përfundimisht nga banesa, duke mos e kthyer kokën pas as për dy djemtë e tij 4 dhe 5-vjeçarë. Sot nuk ka snjë kontakt duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ta. E braktisur dhe pa përkrahje nëna me dy të miturit jetojnë të zhytur në borxhe. E gjithë kjo situatë, por edhe vendimi për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën 27-vjecares. Ajo ndjehet e pafuqishme para papërgjegjshmërisë së bashkëshortit që nuk e ktheu më kokën pas as për dy fëmijët e tyre.

      • VIDEO

        Vjehrra ndërpret emisionin: ’Nusja më rrihte djalin, kyçte fëmijët brenda dhe...

        Ende ne proces divorci, nënë e dy fëmijëve 27-vjecarja nga Fieri Esmeralda Nexhimi denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti, i cili braktisi fëmijët dhe u largua jashtë kufijve shqiptarë. E dhunuar për 5 vite me radhë, konfliktet për arsye nga më banalet u bënë refreni i ditëve që vështirësonin gjithnjë e më shumë jetën e gruas me dy djem të mitur. E martuar me mblesëri në vitin 2015 me 35-vjecarin nga i njëjti qytet Lirim Nexhipin dy vitet e para të kësaj marrëdhëie do të ishin të qeta, deri ditën kur në jetë erdhi djali i tyre i parë. Esmeralda nisi përballjen me një tjetër realitet, nga ç’ka kishte imagjinuar. Babai dhunonte nënën edhe në sy të fëmijëve. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjecarja vendos t’i japë fund martesës kur në korrik të vitit 2021 kërkon divorcin. E reja rrëfen edhe një tjetër episod, ndërsa në tentativë për vetëmbrojtje gjatë dhunës së ushtruar nga bashkëhsorti i saj, ajo i lë shenja në trup këtij të fundit. Që prej shtatorit të një viti më parë, bashkëshorti i saj Lirimi merr valixhet dhe largohet përfundimisht nga banesa, duke mos e kthyer kokën pas as për dy djemtë e tij 4 dhe 5-vjeçarë. Sot nuk ka snjë kontakt duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ta. E braktisur dhe pa përkrahje nëna me dy të miturit jetojnë të zhytur në borxhe. E gjithë kjo situatë, por edhe vendimi për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën 27-vjecares. Ajo ndjehet e pafuqishme para papërgjegjshmërisë së bashkëshortit që nuk e ktheu më kokën pas as për dy fëmijët e tyre.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv