• VIDEO

    ‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm

    Jakaj thotë se Partia Demokratike në 200 ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në. Ai i kujtoi edhe ‘favoret’ Lulzim Bashës, ku tha se në 2011 ai e fitoi Bashkinë e Tiranës falë votave që ka mbledhur LSI. Të njëjtën gjë, Jakaj thotë se LSI bëri edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku bëri fushatë për të bërë Lulzim Bashën kryeministër.

    “Koalicionet politike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme. NE 2005 PD ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI që i ka hequr 18 mandate Nanos. Në 2009 kjo qeverisje nuk arriti të merrte mandatet. Në 2011 PD në shumë vende fitoi Bashkitë, i referohemi Bashkisë së Tiranës, me Bashën, falë diferencës së votave të LSI. Më 2021 më 25 prill LSI për shkak të përplasjeve dhe marrëveshjeve Rama-Basha, LSI doli vetëm por ka bërë fushatë me kandidat për kryeministër Lulzim Bashën”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Pse e humbi qetësinë presidenti Meta?6 mars,testi i Berishës dhe Bashës

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Pse e humbi qetësinë politike presidenti Ilir Meta? Kandidatët e Berishës rregjistrohen nga sekretari i përgjithshëm i LSI, cfarë do të ndodhë në 6 mars? Të ftuar Bislim Ahmetaj, Përparim Çaça,Besnik Jakaj dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Rrëfimi i djalit të ish të përndjekurit Kurt Kola për Report TV: Në kampin e Tepelenës vëllai i uronte vdekjen vëllait për t’i marrë racionin e bukës! Im atë i përjetoi të gjitha këto makabritete

    Kurt Kola, ish-i i përndjekur politik në kohën e komunizmit dhe mbrojtës i të drejtave të ish- të përndjekurve ndërroi jetë 12 ditë më parë. Bilal Kola në një intervistë të veçantë për Report Tv ka rrëfyer kalvarin që ka kaluar i ati për 46 vite në kampet e internimit, por edhe në burgjet e errëta të komunizmit.  

  • VIDEO

    'Zgjoi' s'u nominua për Oscar, Producenti në Report Tv: Arritëm sukses të madh, histori reale! Filmi kushtoi 500 mijë euro, ideja nisi 10 vite më parë

    Paskal Semini, tregoi se nuk arritën të nominoheshin në 5-shen konkurruese të Oscar por pavarësisht kësaj, e quan një sukses të madh ndërsa tregoi detaje mjaft interesante, nga kostot e realizimit tek pretendimet që kishin si produksion. Pse qeveritë duhet të japin mbështetje për filmat, producenti theksoi se ai është mjeti më i drejtëpërdrejtë për të komunikuar, edukuar, argëtuar dhe për të promovuar një komb.

  • VIDEO

    Çoçoli për studio live në report tv: Kriza dhe çmimet ushqimore ''në qiell''

    Kriza dhe çmimet ushqimore ''në qiell''

  • VIDEO

    Zhduket elbasanlliu, vëllai: Dy persona me makinë e ’rrëmbyen’ para shtëpisë

    Një rast urgjent është denoncuar nga familjarët paraditen e kësaj të mërkure në redaksinë e emisionit 'Pa Gjurmë'. Bëhet fjalë për Selim Loçja, 33-vjeçari nga fshati Labinot-Fushë i Qarkut të Elbasanit, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 1 shkurt të këtij viti. Prej 3 muajsh Selimi jetonte i vetëm, ndërsa familjarët nuk dinë të thonë me siguri se kur mund të ketë dalë nga banesa. Pasi nuk kanë mundur të lidheshin dot, pasi telefoni rezultonte i fikur familjarët nisën të pyesnin fqinjët për vendondodhjen e tij. Ata kanë pohuar se kanë parë më 1 shkurt 33-vjeçarin në lagjen ku ai banon teksa ka hipur në një makinë ngjyrë të bardhë. I pyetur nga fqinji se ku po shkonte, Selimi i kishte thënë se po nisej për në Lusnje për të punuar si çoban. Familjarët kanë kërkuar kudo, gjithashtu kanë bërë denoncim edhe në policinë e Elbasanit, me shpresën për të rënë në gjurmët e tij, por pa asnjë rezultat deri më tani. Prej një viti i riu nga Elbasani ishte fejuar me Drita Koloriun, e cila gjithashtu nuk është në dijeni për vendndodhjen e Selimit. Më datë 2 shkurt, një ditë pasi u zhduk, Selimi duhej të paraqitej në komisariatin e Elbasanit, për shkak të një denoncimi për vjedhje në Krastë të Elbasanit, për të cilin ai ishte dënuar me arrest shtëpie 4 muaj më parë. Për familjarët kjo gjë mund ta ketë rënduar gjëndjen e tij psikologjike ndërsa i detyruar nga kjo rrethanë ka vendosur të humbi gjurmët. 33-vjeçari jetonte i vetëm pasi i ati kishte ndërruar jetë dy vite më parë, ndërsa nëna ishtë larguar tek e motra në Greqi.

  • VIDEO

    Celibashi për Report Tv: PD s’mund të përdoret tek 'Shtëpia e Lirisë', s’kërkoi të ishte në koalicion! Rezultatet e 6 marsit brenda 48 orëve! Ja pse votimi elektronik do aplikohet vetëm në Vorë

    I pyetur se përse është për përjashtuar fjala ‘Partia Demokratike’ nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Celibashi deklaroi se PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe nuk rezulton që PD të ketë kërkuar për të qenë në koalicion me partitë e tjera. Për vonesat e mëhershme në shpalljen e rezultateve dhe procesin e numërimit, kreu i KQZ, tha se më 6 mars rezultati do shpallet brenda 48 orëve.

  • VIDEO

    Belbëzimi, ky është pyetësori që do t'ju ndihmoj të kuptoni nëse fëmija ka nevojë për specialist

    Logopedi Spiro Saqellari u shpreh në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ se përmes këtij pyetësori prindërit do të mund të kuptojnë nëse fëmija ka nevojë për ndihmën e specialistit.

  • VIDEO

    Logopedi Spiro Saqellari: Ja kur belbëzimi tek fëmijët duhet të kthehet në shqetësim për prindërit

    Për shkak se gjuha dhe e folura zhvillohen me shumë shpejtësi gjatë fëmijërisë së hershme, mund të jetë e vështirë për prindërit që të kuptojnë se cilat modele të të folurit janë tipike dhe cilat jo. Shpesh janë para dilemës nëse belbëzimi është pjesë normale e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari sqaroi disa çështje të rëndësishme për mosrrjedhshmërinë dhe belbëzimin e fëmijës.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, juristët debat në Report Tv! Topollaj: I ‘shpëtoi’ 'Venecias', por tani e ka pozitën e rënduar! Aban Daci: Duhet seriozitet maksimal, Presidenti nuk shkarkohet

    Juristi Fabian Topollaj në Report Tv, duke folur rreth shkarkimit ose jo të presidentit nga Gkykata Kushtetuese, tha se Ilir Meta i “shpëtoi” herën e parë komisionit të Venecias, por këtë herë e ka të rënduar pozitën, pasi është përfshirë politikisht, një gjë që sipas tij është kategorikisht e ndaluar për përfaqësuesin e unitetit të popullit

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën 2 të mitur 15 dhe 13 vjeç! 23-vjeçari i dehur merr para me makinë çiklomotorin

    2 të mitur, 15 dhe 13 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës. Teksa po udhëtonin me një çiklomotor të drejtuar nga babi i njërit prej tyre, familja e komunitetit rom është goditur nga një makinë e drejtuar nga Xhoni Muço, 23 vjeç i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supe kremoze me fasule të bardha

    Supe kremoze me fasule të bardha

    Përbërësit:

    100 gr fasule

    1 gjethe dafine
    3 lgj vaj ulliri
    1 lgj miell
    1 qepë e thatë
    1 lç spec të kuq
    1 karrotë e grirë imët

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Fasulet i vendosim një natë më parë në ujë të bollshëm. Më pas i ndërrojmë ujin dhe i vendosim të ziejnë bashkë me një gjethe dafine. Ndajmë mënjëanë dy lugë fasule të ziera.

    Kaurdisim miellin me pak vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë qepën dhe specin e kuq.  Masën e përgatitur e shtojmë tek fasulet e zjera. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, e lemë të marrë valë dhe më pas e kthejmë supën në krem.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv