• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Biskota aromatike me krem djathi dhe perime

    Biskota aromatike me krem djathi dhe perime

    Përbërësit:

    200 gr bukë të thërrmuar

    100 gr gjalpë

    500 gr salcë kosi

    150 gr gjizë

    10 gr xhelatinë

    1 kokërr portokall

    2 kunguj

    2 karrota

    1/2 tufë majdanoz

    Borzilok

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim bazën me biskotë. Vendosim galetën në mikser sa të bëhet gati si miell. E përziejmë më pas me gjalpin e shkrirë, lëngun e portokallit, borzilokun, kripën dhe piperin.

    Përgatisim kremin e djathit duke trazuar salcën e kosit me gjizën. E punojmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe shtojmë xhelatinën.

    Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me biskotën me bukë të thërrmuar. Sipër shtojmë masën e kremit, e nivelojmë mire me një spatul dhe e vendosim në frigorifer për 10 minuta.

    Ndërkohë perimet i presim hollë në fije të gjata dhe i kaurdisim me pak gjalpë. I spërkasim në fund me kripë dhe piper të zi dhe i vendosim sipër kremit të djathit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha sulmon Berishën se shëtit me logon e LSI-së te Kushtetuesja mbyll procesin dhe brenda 30 ditëve jep vendim për Metën e deri tek Liri Berisha që nuk njohim.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, Braimllari: Kur Kuvendi falsifikon provat për Presidentin, imagjinoni se çfarë bën me tenderat

    Në një intervistë për "5 pyetjet nga Babaramo" për Report Tv, Braimllari tha se të 3-ja seancat në Kushtetuese treguan vetëm që Kuvendi ka manipuluar faktet dhe se kur e bënë këtë gjë me Presidentin dhe ia dërgon dokumentet e falsifikuara organit më të lartë në vend gjykatës Kushtetuese, atëherë mund të bëjë çdo gjë lidhur me procedurat e tenderave apo PPP, që sipas tij janë denoncuar vazhdimisht nga LSI .

  • VIDEO

    Berisha, Basha votë për Ramën? I ftuar Astrit Patozi

    Për kreun e Bindjes Demokratike, mazhoranca por edhe vetë Ilir Meta nuk janë të interesuar për shkarkimin e kreut të shtetit nga Gjykata Kushtetuese. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Astrit Patozi tha se Meta kërkon të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë në politikë dhe për këtë arsye aq më pak ai vetë do të donte të bëhej shembull.

  • VIDEO

    Vrima e zezë Tiranë- Elbasan dhe shtëpia e Lirisë!

    Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD. 

    Në një intervistë për "5 pyetjet nga Babaramo" për Report Tv, Braimllari tha se të 3-ja seancat në Kushtetuese treguan vetëm që Kuvendi ka manipuluar faktet dhe se kur e bënë këtë gjë me Presidentin dhe ia dërgon dokumentet e falsifikuara organit më të lartë në vend gjykatës Kushtetuese, atëherë mund të bëjë çdo gjë lidhur me procedurat e tenderave apo PPP, që sipas tij janë denoncuar vazhdimisht nga LSI .

  • VIDEO

    Filip Janila, kurthi i sigurimit që e çoi në burg

    Regjimi komunist nuk i zgjidhte viktimat e tij qofshin këta fshatarë, punëtorë, intelektualë, gjeneralë, gra e fëmijë të cilët gjendeshin fare rastësisht brenda urretjes komuniste. Kështu që ky regjim ka nevojë për armiq për të mbajtur gjallë vrullin e terrorit dhe sapo një grup eleminohej, nuk ka asnjë vështirësi për të gjetur një kategori tjetër viktimash. Një prej tyre është edhe Filip Janila me origjinë nga Dhërmiu i Vlorës. Historia e persekutimit tw tij, nis me emërimin si topograf në brigadën e 20-të në vitin 1969. Nuk e mendonte kurrë se do të shkonte në burg pasi gjithë kohës ai punonte në të mirë të vendit por fati i tij ishte i mirëpërcaktuar nga organet e Sigurimit dhe goditja nuk do vononte.

  • VIDEO

    Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', Enno Bozdo: E rëndësishme, krijimi i një fronti të gjerë opozitar! Roli i fundit i Berishës në karrierën e tij, promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën

    Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD.

  • VIDEO

    Habit Gjikondi në Report Tv: Meta do shkarkohet dhe do shpallet 'non grata', e pret burgu i Reçit! Duraj: Padia ndaj Kuvendit nuk zgjidh asgjë

    Juristja Brisida Gjikondi deklaroi se Presidenti Ilir Meta do shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa hapi i dytë do jetë shpallja ‘non grata’ dhe hapi i tretë do jetë burgu i Reçit. Jursiti Alban Duraj  tha se prisnin më shumë nga ‘Kushtetuesja’ ndërsa shtoi se tejzgjatjet për të marrë një vendim janë të panevojshme.

  • VIDEO

    Lorenc Vangjeli: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit

    Për analistin Lorenc Vangjeli, mundësia që Lulzim Basha të tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 6 Marsit është e lartë. Ai tha në ‘Kontrast’ për Report TV se beteja kryesore e kreut të PD-së nuk është me Edi Ramën, por me Sali Berishën.

  • VIDEO

    Patozi në Kontrast: Meta do të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë, po përfiton nga pasiguria e 'Kushtetueses'! Prova pse ai është drejt shkarkimit

    Për kreun e Bindjes Demokratike, mazhoranca por edhe vetë Ilir Meta nuk janë të interesuar për shkarkimin e kreut të shtetit nga Gjykata Kushtetuese. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Astrit Patozi tha se Meta kërkon të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë në politikë dhe për këtë arsye aq më pak ai vetë do të donte të bëhej shembull.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e pjesshme, Mediu në Report Tv: Opozita të bashkohet për 6 marsin! Përplasjet në selinë blu në favor të qeverisë! Duhen zgjedhje brenda PD

    Mediu deklaroi se për krizën e opozitës, sa më shpejt të marrë fund kjo situatë, do jetë më mirë për Shqipërinë. Nëse mund të gjendet një pikë e përbashkët mes Berishës dhe Bashës për të zgjidhur krizën në kampin blu, Mediu është i mendimit se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje.

  • VIDEO

    Shfaqet foto e shkrepur në një kamp! A është fëmija i rrëmbyer Artur Cara?

    17 vite nga humbja e Artur Carës nga Elbasani dëshmia e parë që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV një vit më parë hodhi dritë mbi mënyrën sesi u zhduk mesditën e 7 korrikut të vitit 2004, Arturi asokohe një 9-vjecar. Dëshmitari pretendon se djali është kontaktuar nga një burrë i bëshëm me mustaqe, i veshur me uniformë policie. Ky përshkrim vjen nga i pari dëshmitar okular, i cili e njihte Arturin, ndërsa takoheshin bashkë në të njëjtin treg të qytetit të Elbasanit. Por pa kaluar pak muaj nga kjo dëshmi, një tjetër dëshmi zbulon detaje të reja, ku në fokus mbetet sërish momenti i fundit kur u pa Arturi. Një zotëri pretendon se ndërsa ka qenë duke konsumuar kafe në një lokal në Elbasan e ka parë disa herë të bisedonte me dy persona. Mendohet se kjo përkon me ditën kur Arturi humbi gjurmët. Dëshmitari që dha këtë informacion ka dëgjuar bisedën mes dy të rinjve, të cilët e ka thërritur disa herë 9-vjecarin në tavolinë.Arturi humbi gjurmët nga tregu i qytetit, ndërsa shiste qese plastike bashkë me të vëllanë e tij më të madh Blerimin. Të dy dolën në punë si çdo ditë, por Arturi nuk u takua me të vëllanë ne vendi ku kishin lënë takimin e drekës. Dyshimi i familjarëve mbetet ajo e pistës së rrëmbimit. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me një djegje në faqen e djathtë, një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, janë këto shenjat dalluese të Arturit i cili sot është 25 vjeç. As fotot e tij të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk kanë gjurmë. Deri në vitin 2013, dosja e Artur Carës mbeti në hije për policinë, derisa vetë babai i tij Jakupi bëri një deklaratë publike ku shprehte dyshime për pedofilin e sapo arrestuarit Ardian Prrenjasi, se mund të kishte qenë ai personi, që kishte rrëmbyer djalin. Prrenjasi ishte kapur nga policia sepse dyshohej si abuzues seksual dhe vrasësi i një fëmije tjetër. Këto dyshime nuk u arritën të provoheshin sepse Prrenjasi nuk e pranoi të kishte lidhje më zhdukjen e Arturit megjithëse rezultoi se ai njihej me familjen Carja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv