Gatime nga zonja Albana, Supë me panxhar, presh dhe patate

14 Shkurt 2022, 11:27

Supë me panxhar, presh dhe patate 

Përbërësit:

1-2 panxhar

1 qepë

1 karrotë

1 patate

1 presh

1 lgj vaj ulliri

1 e 1/2 lgj gjalpë

1 karafil

gjethe mente

fara susami

 kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën dhe karrotën në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë pataten, preshin dhe panxharin. Vazhdojmë kaurdisjen duke i spërkatur me pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të ziejnë. 

Pasi perimet të jenë zbutur plotësisht i kalojmë në blender. Vendosim një karafil dhe rregullojmë shijen me gjethe mente, kripë dhe piper. E servirim supën kremoze të ngrohtë spërkatur me fara susami.