Tortë festive
Përbërësit:
2 e 1/2 fç miell
1 lgj kakao
1 lç sodë
1 lç kripë
1 fç sheqer
1 e 1/2 filxhan vaj
1 fç dhallë
1 lgj uthull
2 vezë
1 lk ngjyrues ëmbëlsirash
125 gr krem djathi
125 gr gjalpë
1 bustinë vanilje
3 filxhanë sheqer pluhur
Përgatitja:
Rrahim vezët me vajin e lulediellit, uthullën dhe dhallën dhe më pas shtojmë ngjyruesin e ëmbëlsirave.
Miellin, kakaon, kripën, sodën, vaniljen dhe sheqerin i përziejmë bashkë. Më pas bashkojmë dy masat bashkë dhe i përziejmë mirë derisa masa të homogjenizohet. E vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 30 minuta.
Ndërkohë punojmë me mikser kremin e djathit me gjalpin dhe vaniljen. Gradualisht shtojmë sheqerin pluhur.
Nxjerrim nga furra pandispanjën, e presim në dy ose tre pjesë dhe në çdo shtresë vendosim kremin dhe në fund e dekorojmë me pak pandispanjë të grimcuar.