• VIDEO

    Babai e braktisi 2-muajsh, nëna i rimartohet, 'Pa Gjurmë' sjell dramën e 27-vjeçarit të sëmurë Marjol Doksani

    Emisioni ’Pa Gjurmë’ këtë pasdite solli në fokus dramën e jetës së Marjol Doksanit, 27-vjecarit nga fshati Vidhishtë i Roskovecit, i cili jeton vetëm me nënën e sëmurë në kushte tepër të vështira, që pas braktisjes nga i ati.

  • VIDEO

    Del nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, humbet Sadik Xheka nga Bulqiza! Vajza: Kemi frikë nga moti i keq dhe egërsirat në mal

    Një 80-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur që prej datës 15 janar të këtij viti. Njoftimi për zhdukjen e Sadik Xhekës u bë nga vajza e tij mesditën e së hënës në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv.Sipas të bijës, Shehe Neziri në një komunikim me gazetaren Odeta Dume, i moshuari vuante nga skleroza dhe dyshohet se nga shtëpia ka dalë herët në mëngjes. Vajza dha të tjera detaje për të atin duke sqaruar se deri në orën 5 të mëngjesit ditën kur u zhduk ka qenë në gjumë, ndërsa një natë më parë kishte shfaqur shenja agresiviteti në tentativë për dalë. Kjo është e treta herë që i moshuari largohet nga banesa, duke qëndruar me ditë të tëra jashtë. Një natë më parë kishte dashur të largohe nga shtëpia, por vëllai nuk e kishte lejuar dhe për këtë arsye ai ishte nervozuar. Të paktën deri në orën 5 të mëngjesit familja e ka parë teksa flinte gjumë, por më pas nuk dihet cfarë ka ndodhur. Ai është larguar dhe dy herë të tjer, një herë ka ndodhur në 2021 kur pas 8 ditëve u gjet nga një bari ndersa dy muaj më parë u largua tri ditë nga shtëpia, por falë qytetarëve që njoftuan e gjetëm. Kësaj herë nuk kemi asnjë informacion ndaj kërkuam ndihmën tuaj. Ai është në gjendje ta thotë emrin e tij dhe emrat e fëmijëve i mban mend. Kam frikë se mos ka ndodhur ndonjë e keqe me babain. Nëse ai ka ngjitur malin edhe mund t’i ketë rrëshkitur këmba poshtë.Në mal ka egërsira dhe ka rënë shumë bore. Kemi shumë frikë mos i ka ndodhur dicka e keqe.’-mbyll rrëfimin mes lotëve vajza e të moshuarit të humbur.Sipas të dhënave i moshuari është i gjatë 165 cm dhe në momentin që ka dalë nga banesa ka patur të veshur një xhup të zi, pantallona të zeza dhe atlete të zeza.

  • VIDEO

    Dy burra dhe një grua/Jeta e djalit të verbër, që u braktis që në lindje

    Emisioni ’Pa Gjurmë’ këtë pasdite solli në fokus dramën e jetës së Marjol Doksanit, 27-vjecarit nga fshati Vidhishtë i Roskovecit, i cili jeton vetëm me nënën e sëmurë në kushte tepër të vështira, që pas braktisjes nga i ati. Marjoli e ka të vështirë të flasë për dhembjen që ka në shpirt për fatin e tij të trishtë që në lindje. 27-vjeçari nuk i përmban dot lotët dhe emocionet e forta sa herë i duhet të rrëfeje vuajtjet që ka hequr, ditën kur i ati e braktisi pa e kthyer më kokën pas. I riu nga Roskoveci, që nuk e pa kurrë figurën atërore ka mbajtur mbi shpinë këtë barrë të rëndë të familjes. Ai në moshën 5-vjecare humbet shikimin nga njeri sy, ndërsa sot ka probleme edhe më syrin tjetër.Bashkë me sëmundjen që e shoqëron prej vitesh, ai kujdeset i vetëm edhe për nënën e sëmurë. "Nënën time e martuan me Mynyr Doksanin edhe pse ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kur isha dy muajsh babai na braktisi dhe deklaroi se nuk më donte. Babai jeton në fshatin Kurjan, 20 minuta larg fshatit ku jetoj un, por kurrë nuk është interesuar për mua."- rrëfen 27-vjecari. Me vuajtjet, ky 27-vjeçar bashkëudhëtare të jetës ka patur dhe brengën që e mundon sa herë pyet veten, përse babai e ka refuzuar. Edhe pse jeton pak minuta larg, në një fshat ngjitur ai ndërpreu cdo kontakt me të birin dhe ka krijuar një tjetër familje. "Nuk e kam takuar asnjëherë babain, e kam brengë. Dua të di vetem arsyen përse më la. Nuk kam marr guximin ta kërkoj nga frika se do më refuzoj. Ai ka një vajzë dhe një djalë. Unë ruaj vetëm një foto të tij. Dua t’i them babait që siç ka fëmijë ata, më ka dhe mua."- shprehet i përlotur i riu. Dikur për Marjolin kujdesej gjyshja e tij, sot ai bën cdo sakrificë për nënën e sëmurë. 54-vjecarja Mimika Plaku jeton me të birin në këtë banesë një katëshe në kushte të vështira. "Gjyshja ka qenë figurë atërore, e cila është kujdesur deri në moshën 23- vjeçare për mua. Nuk kam mbështetjen e askujt. Kur më thonë se unë jam shtylla e shtëpisë, qaj. Unë e kam shumë të vështirë të mbaj mbi shpinë këtë barrë të rëndë, që kur babai më braktisi. Mamaja është e sëmurë vetëm qan gjithë ditën. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Jam ndjerë i diskriminuar shumë herë. Jetojmë vetëm me kempin që marr unë dhe nëna ime."- tregon plot dhembje Marjol Doksani 54-vjeçarja është nënë e dy djemve nga martesa të ndryshme. Kur bashkëshorti i parë e la, pasi Marjoli erdhi në jetë familja e martoi me një tjetër burrë. Mimika bëhet sërish nënën e një djali, të cilin nuk do ta gëzonte kurrë, pasi edhe bashkëhsorti i dytë u largua duke marr me vete të birin. Krah nuk u bënë për motrën as katër vëllezërit e saj.

  • VIDEO

    Pezullimi i mësimit për 3 ditë, aktivisti: Ministrja flet për dixhitalizim, ndërkohë s’kemi ngrohje! Malaj: Kemi diplomuar nxënës online, por ende nuk e kemi pasqyruar në ligj

    Në ditën ndërkombëtare të Arsimit, ku paradoksalisht u zhvillua një protestë pranë Ministrisë së Arsimit, njëri prej aktivistëve të "Qëndresës Qytetare” Migen Qiraxhi i ftuar në Report Tv tha se teksa Evis Kushi flet për dixhitalizmin e mësimdhënies dhe shpërndan regjistra, shkollat në vend janë pa ngrohje dhe kushtet minimale.

  • VIDEO

    Kume në Report Tv: Gjykata duhet të kishte marrë vendimin për statutet e PD, vonesa po interpretohet politikisht! Basha-Berisha t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin çfarë do baza

    Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume tha në Report Tv se lidhur me statutet e Pastrisë Demokratike gjykata duhet të kishte dhënë një vendim dhe se kjo vonesë po krijon hapësira për interpretime politike.

    “E vetmja gjë qe bën gjykatësi është të shohë nëse ndryshimet në statut janë në përputhje me Kushtetutën. Ky dokument që përmban ndryshimet, depozitohet në dosjen e PD. Pse e zvarrisni? Gjyqtari që më short u trajtua të shqyrtojë ndryshimet e 11 dhjetorit, kërkoi në fillim të jepte dorëheqjen, nuk ju pranua dhe ende nuk është angazhuar. Kjo s’ka ndonjë punë të madhe. Duhet të ishte bërë. Pse nuk është bërë? Duhet pyetur gjyqtari dhe kryetari i gjykatës. E gjitha kjo merr ngarkesa që krijon mundësi për interpretime politike.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Enjtja e këmbëve shërohet përmes këtyre bimëve

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialist i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi më tepër se çfarë sëmundje paralajmëron dhimbja e këmbëve.

  • VIDEO

    Ylli Merja:Variçet, ja si t’i kuroni me këto bimë, pa bisturi

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialist i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi më tepër për sëmundjen e variçeve,  një nga sëmundjet shumë të përhapura sidomos tek zonjat pas një moshe të caktuar.

  • VIDEO

    Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, 17-vjeçari ekzekuton në oborrin e shtëpisë vëllain e vrasësit të të atit! Nëna helmoi veten pas ngjarjes

    Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia,  vrarë në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarti, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Dhimbjet e këmbëve, çfarë fshihet pas saj dhe sëmundjet që paralajmërojnë

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialist I bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi më tepër se çfarë sëmundje paralajmëron dhimbja e këmbëve.

  • VIDEO

    Temperaturat e ulëta dhe ngricat, Drejtori i Përgjithshëm i UKT në Tiranë: Qytetarët të izolojnë tubat dhe matësit! 30 grupe të gatshme në terren për të zgjidhur problematikat

    Drejtori i Përgjithshëm i UKT Tiranë, Elton Kacidhja i ftuar në “Sot Live me Shqipërinë” teksa foli për problematikat e mundshme që mund të hasin qytetarët ditët e fundit për shkak të temperaturave të ulëta, tha se në terren janë rreth 30 grupe të gatshme dhe në dispozicionin e tyre për t’i ofruar shërbimet e nevojshme.

  • VIDEO

    Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak

    Ditën e sotme Partia Demokratike dega Durrës, ka afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit te Themelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars, por nga burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.

  • VIDEO

    Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre

    Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon nën prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës.

    Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv