Ende ne proces divorci, nënë e dy fëmijëve 27-vjecarja nga Fieri Esmeralda Nexhimi denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti, i cili braktisi fëmijët dhe u largua jashtë kufijve shqiptarë. E dhunuar për 5 vite me radhë, konfliktet për arsye nga më banalet u bënë refreni i ditëve që vështirësonin gjithnjë e më shumë jetën e gruas me dy djem të mitur. E martuar me mblesëri në vitin 2015 me 35-vjecarin nga i njëjti qytet Lirim Nexhipin dy vitet e para të kësaj marrëdhëie do të ishin të qeta, deri ditën kur në jetë erdhi djali i tyre i parë. Esmeralda nisi përballjen me një tjetër realitet, nga ç’ka kishte imagjinuar. Babai dhunonte nënën edhe në sy të fëmijëve. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjecarja vendos t’i japë fund martesës kur në korrik të vitit 2021 kërkon divorcin. E reja rrëfen edhe një tjetër episod, ndërsa në tentativë për vetëmbrojtje gjatë dhunës së ushtruar nga bashkëhsorti i saj, ajo i lë shenja në trup këtij të fundit.gjatë këtij rrëfimi live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV reagoi dhe vjehrra e saj: Vjehrra: Ajo ka gënjyer. Të dy kanë ushtruar dhunë me njëri-tjetrin. Të dy janë rrahur ata. Nusja: Djali ka tentuar t’i hedhi fëmijët nga dritarja Vjehrra: Mos gënje nuk është e vërtetë Nusja: Nëna ime ia ka hequr nga dora Vjehrra: Ti i ke mbyllur fëmijët me çelës. Ti i ke lënë fëmijët dhe ke ikur. Ma solle djalin në shtëpi. Unë të mbaj kalamajtë që ajo të bredhi, kjo sështë normale Nusja: Kam një muaj që kam lënë punën se nuk kisha ku t’i lija fëmijët. I kam mbyllur me çelës se nuk kisha njeri që të kujdesesha Që prej shtatorit të një viti më parë, bashkëshorti i saj Lirimi merr valixhet dhe largohet përfundimisht nga banesa, duke mos e kthyer kokën pas as për dy djemtë e tij 4 dhe 5-vjeçarë. Sot nuk ka snjë kontakt duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ta. E braktisur dhe pa përkrahje nëna me dy të miturit jetojnë të zhytur në borxhe. E gjithë kjo situatë, por edhe vendimi për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën 27-vjecares. Ajo ndjehet e pafuqishme para papërgjegjshmërisë së bashkëshortit që nuk e ktheu më kokën pas as për dy fëmijët e tyre.
Pa Gjurme/Nusja akuzon burrin për dhunë reagon live vjehrra:Ata u rrahën të dy
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
