-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga të gjitha dramat në jetën e Monika Lubonjës te vrasësi i pandëshkuar e deri tek mos o Zot!
-
VIDEO
Deputeti Sula në 'Pa Protokoll': Nëse KQZ regjistron kandidatët e Berishës dhe jo tanët, do të bëj fushatë për ato kandidatë
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula deklaroi në 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i regjistron kandidatët e PD-së zyrtare por ato të lëvizjes së Berishës ai vetë do të bënte fushatë për t;i mbështetur ato që të fitonin kundër socialiste.
Sula i bëri të njëjtën thirrje edhe deputetit Luan Baçi që nëse ndodh e kundërta dhe KQZ regjistron kandidatët e Bashës atëherë edhe ai duhet të bëjë fushatë për të fituar demokratët.
-
VIDEO
'Lufta' në PD, përplasen në 'Pa Protokoll' Baçi dhe Sula! Deputeti i PD: Të bëjmë 'armëpushim' për zgjedhjet! Mbështetësi i Berishës: Votove ti të përjashtohem unë?! Le nam, mos dil më pro Bashës
Situata në Partinë Demokratike, ndarja në 2 kampe edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore në 6 bashki më 6 mars, është tema e diskutimit sonte në 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu. I ftuar në studio nga krahu i Lulzim Bashës është deputeti Dash Sula, i cili dha për herë të parë idenë e një 'armëpushimi për 6 marsin' mes palëve.
-
VIDEO
Ne, opozita e vetvetes/ E ftuar Elisa Spiropali
Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi. Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.
-
VIDEO
Ulqinaku në Report Tv: Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë! Përdorimi i tepërt i antibiotikut, dëmi më i madh që iu bë popullatës gjatë pandemisë
Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku për Report TV. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.
-
VIDEO
Spiropali: Opozita është në një ‘duel hunjsh’, në zgjedhjet e pjesshme shkojmë me kandidatët më të mirë
Tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, por Elisa Spiropali thotë se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ajo nuk përjashtoi që të gjashta kandidatet të jenë edhe gra.
-
VIDEO
Rreshjet e dëborës vështirsojnë kalimin në Qafë-Thanë
Aktualisht automjetet lëvizin me vështirësi në aksin rrugor të Qafë-Thanës
-
VIDEO
Zhduket 19-vjeçe me të dashurin,bëhet e gjallë 12 vite pas Mimoza Kallm
Mimoza Kallmi, e lindur më 8 maj 1978 në Urë Vajgurore, largohet nga Berati në dhjetor të vitin 1996, në drejtim të paditur. Asokohe vetëm 18 vjeçe, ajo kishte 2 muaj që kishte krijuar një lidhje dashurie me një djalë, nga Ferma Partizane në atë zonë. Të dy u larguan pa lënë gjurmë. Që nga ai moment Mimoza nuk pati asnjë kontakt me familjes e saj, askush nuk e pa kur u largua deri në vitin 2008 ku në një fshat, në Vasia të Greqisë, ajo shihet nga mbesa e saj, por nuk qendron më shumë se 2 minuta me të dhe largohet. Familja dyshon se Mimoza është trafikuar në shtetet fqinje Greqi dhe Itali, por nuk kanë fakte konkrete. Familja e djalit me të cilin u largua po ashtu nuk ka informacione as për Mimozën dhe as për djalin e tyre. 44-vjeçarja veç një nishani poshtë qafës nuk ka shenja të tjera dalluese në trup. Në studio për të mësuar për fatin dhe gjurmët e Mimozës, është motra e saj Ëngjëllushja, me shpresën se ajo është gjallë dhe se mund të rikthehet pranë të dashurve.
-
VIDEO
Spiropali në Report Tv: Autorët e '21 Janarit' janë ndëshkuar nga shqiptarët në çdo zgjedhje, tani radha e drejtësisë! Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar
Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi. Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.
-
VIDEO
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
-
VIDEO
21 janari, Ish kreu i SHISH, Klosi: Urdhrin për të qëlluar protestuesit e ka dhënë Berisha dhe jo Basha! Ishte përgatitur për dhunë, gardistët i siguroi se do t’i mbronte
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, thotë se urdhrin për të qëlluar protestuesit e në ‘Bulevard’ në protestën e 21 janarit e ka dhënë Sali Berisha. Klosi tha se gardistët vetëm Sali Berisha mund t’i urdhëronte dhe t’i bindeshin, pasi e dinin se ai do t’u siguronte edhe mbrojtjen
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Sallatë marokene me kus kus
Sallatë marokene me kus kus
Përbërësit:
200 gr kus kus
2 domate
1 qepë e njomë
1 panxhar
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 tufë majdanoz
1 tufë koriandër
2 limona
3 lgj vaj ulliri
150 gr djathë kaçkavall
nenexhik, kripë
piper i zi, piper i kuq i ëmbël
Përgatitja:
Fillimisht mbi enën ku kemi vendosur kus kusin shtojmë ujë të vluar dhe e lemë për gjysmë ore mbuluar me kapak.
Presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë dhe kus kusin. Përgatisim një salcë marinuese me vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe e shtojmë tek sallata.