-
VIDEO
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS
Kreu i PS-së, Edi Rama mbledh Grupin Parlamentar. Flet për procesin e Këshillimit Kombëtar.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Mish me kumbulla te thata
Mish me kumbulla
Përbërësit:
700-800 gr mish
120 gr kumbulla të thata
80 ml konjak
2 thelpinj hudhër
2-3 lgj gjalpë
rozmarinë
kripë
piper
Përgatitja:
Fillimisht largojmë bërthamat e kumbullave të thata dhe më pas i vendosim kumbullat në një enë me pak konjak që të zbuten.
Ndërkohë kaurdisim hudhrën me rozmarinën, vendosim racionet e mishit (mundësisht fileto) dhe i skuqim nga të gjitha anët. Shtojmë më pas kumbullat e thata dhe e shuajmë mishin me konjakun. Rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper dhe e servirim shoqëruar me lloje të ndryshme salcash sipas dëshirës.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Mafishe
Mafishe
Përbërësit:
4 të bardha vezësh,
1/2 fç sheqer të bardhë
1/2 fç sheqer pluhur vanilje
Përgatitja:
Vendosim të bardhat e vezëve (të temperaturës së ambjentit) në një enë të madhe qelqi dhe i rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë e bardhë por jo e rrahur fort. Shtojmë më pas sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë punimin me mikser derisa të realizojmë një marengë të fortë. Sitim sheqerin pluhur së bashku me vaniljen dhe e shtojmë tek marenga gradualisht duke e trazuar me një spatul me kujdes që mos të na pritet shkuma.
Shtrojmë letër pjekje në një tavë të madhe dhe hedhim mafishet ose me lugë ose me një qese pastiçerie. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në 100 gradë dhe i lemë mafishet për gati 1 orë e 30 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Pure me qiqra
Pure me qiqra
Përbërësit
250 gr qiqra
2 lgj tahini ose fara susami
2 lgj vaj ulliri
3 lgj lëng limoni
1-2 thelpinj hudhër
spec djegës
kumin
majdanoz
kripë
piper
Përgatitja:
Qiqrat duhen vendosur një natë më parë në ujë. Më pas i shpëlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë për 45 minuta. Pasi qiqrat kanë zjerë plotësisht i kullojmë dhe i vendosim në blender së bashku me një filxhan nga lëngu i zierjes së tyre.
Në një enë trazojmë vajin e ullirit me lëngun e limonit, hudhrën e shtypur mirë, tahinin, kripën dhe piperin. Këtë masë e shtojmë tek qiqrat, e trazojmë mirë dhe e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Parashikimi i yjeve për këtë javë nga astrologu Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 24 janar deri në 30 janar) për të gjitha shenjat. Ndërsa tregoi edhe shenjën që do të favorizohet më shumë nga yjet këtë javë:
Kemi lajme të mira sepse sot është marsi në Bricjap dhe jep shanse, sinjale pozitive sespe shtyn disa gjëra që kanë ngelur pas, probleme që kanë pasur siç janë ndarjet etj. Pothuajse dominon Bricjapi dhe në krye të gjitha shenjave kemi gaforren’’ u shpreh ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga luftë shqiptarësh në Ekuador te kush i ngriti strukturat paralele në PD e deri tek Bashkia e Tiranës hetim ndërkombëtar Armand Dukës.
-
VIDEO
Një aksion për pyllëzimin e lagunës
Dhjetra studentë të Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Kamzës mbjellin 1000 fidanë të rinj pishash në lagunë. Aksioni, si një gjest jo thjesht mbi praktikat mësimore, por edhe si solidaritet dhe përmirësim të mjedisit në Parkun Kombëtar Të Divjak Karavastas.
-
VIDEO
Ç’është Parku Kombëtar i Divjak Karavastas
Drejtori I Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Fierit Ardian Koçi jep një info mbi sipërfaqen e Parkut nga krijimi I tij, deri në ditët e sotme. Dy fjalë edhe pëer censusin e numurimit të shpendëve ujorë në lagunë
-
VIDEO
Studentët, mjedisi, laguna
Ardian Koçi flet mbi raportin e lidhjeve të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura me studentët dhe përfitimet e komunitetit nga shtimi I sipërfaqeve të gjelbërta në Parkun Kombëtar Divjak Karavasta.
-
VIDEO
Parku i Divjakë Karavastas me një pyll të ri
Veri jug ka udhëtuar javën e fundit në lagunën e parkut kombëtar të Divjak Karavastas dhe është ndalur në një prej zonave të mbetura të varfra, pa gjelbrim ndanë detit. Aty ku prej shumë vjetësh erozioni detar ka bërë që sipërfaqja e mbetur djerrë të shkaktojë probleme në mjedis. Dhjetra studentë të fakultetit të pyjeve nga Tirana marin pjesë në mbjelljen e njëmijë fidanëve të rinj pishash për pyllëzimin e zonës, gjurmë të gjelbërta në lagunë dhe rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara. Ndiqni reportazhin “Parku I Divjakë Karavastas me një pyll të ri” realizuar nga moderatori I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Me armë në dorë, intervista e pazakontë në emisionin ‘N’kohë’, Ana Kallaku përtej të qenit ‘motra e Bes Kallakut: Sot bëj atë që dua!
Ana Kallaku ka zbuluar dimensionin e saj që shumë pak e dinë, përtej ekranit dhe përtej të qenurit motra e Bes Kallakut. Intervista e saj në emisionin N’kohë në Report Tv me moderatorin Ermal Qori, nisi në një mënyrë krejt të pazakontë.
-
VIDEO
6 bashki në provë më 6 mars, PD e përçarë …përballë Ramës.
6 bashki ne prove me 6 mars, PD e percare …perballe Rames. Debat mbi procesin zgjedhor… Pse Presidenti Meta ndryshoi mendim per zgjedhjet e vendosi te dekretoje zgjedhje te pjesshme ne 6 Bashki ? A ka rrugedalje ngerci i krijuar prej 5 muajsh per shkak te betejes brenda PD per lidershipin. Leksioni i bazes ne Lushnje Debat Pa Protokoll me : Dashnor Sula, Luan Baçi, Jordan Daci, Endira Bushati, Armand Maho