Vjehrra ndërpret emisionin: ’Nusja më rrihte djalin, kyçte fëmijët brenda dhe...

8 Shkurt 2022, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2022-02-08 19:28:11

Ende ne proces divorci, nënë e dy fëmijëve 27-vjecarja nga Fieri Esmeralda Nexhimi denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti, i cili braktisi fëmijët dhe u largua jashtë kufijve shqiptarë. E dhunuar për 5 vite me radhë, konfliktet për arsye nga më banalet u bënë refreni i ditëve që vështirësonin gjithnjë e më shumë jetën e gruas me dy djem të mitur. E martuar me mblesëri në vitin 2015 me 35-vjecarin nga i njëjti qytet Lirim Nexhipin dy vitet e para të kësaj marrëdhëie do të ishin të qeta, deri ditën kur në jetë erdhi djali i tyre i parë. Esmeralda nisi përballjen me një tjetër realitet, nga ç’ka kishte imagjinuar. Babai dhunonte nënën edhe në sy të fëmijëve. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjecarja vendos t’i japë fund martesës kur në korrik të vitit 2021 kërkon divorcin. E reja rrëfen edhe një tjetër episod, ndërsa në tentativë për vetëmbrojtje gjatë dhunës së ushtruar nga bashkëhsorti i saj, ajo i lë shenja në trup këtij të fundit. Që prej shtatorit të një viti më parë, bashkëshorti i saj Lirimi merr valixhet dhe largohet përfundimisht nga banesa, duke mos e kthyer kokën pas as për dy djemtë e tij 4 dhe 5-vjeçarë. Sot nuk ka snjë kontakt duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për ta. E braktisur dhe pa përkrahje nëna me dy të miturit jetojnë të zhytur në borxhe. E gjithë kjo situatë, por edhe vendimi për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën 27-vjecares. Ajo ndjehet e pafuqishme para papërgjegjshmërisë së bashkëshortit që nuk e ktheu më kokën pas as për dy fëmijët e tyre.