-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 17 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga "hungarezi" në Partinë Socialiste ka vdekur te sot opozita në protestë kombëtare e deri tek reputacioni i grabitur i BKH-së.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline'- Partizani/ ‘Berisha merr me vete Ramën!’ Deklarata: Shkëlzeni me 13 roje, frikë për jetën?
Juristja Alesia Balliu (e përjashtuar nga PD me vendim të Flamur Nokës) ka hedhur akuza të forta ndaj Shkëlzen Berishës dhe babait të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Balliu tha se Shkëlzen Berisha duket të japë llogari se përse lëviz me 13 bodyguardë në protestat e PD-së dhe ku u gjen paratë që i paguan ata.
-
VIDEO
Kur do kemi urbanë me orar si bota? Kreu i shoqatës zbulon marrëveshjet me qeverinë
-
VIDEO
Të premten protesta e PD-së, avokati Kara për Report TV: Me të njëjtin skenar s'ka ku shkon, Berisha të hapë krahun!
Avokati tha në Report TV se ndryshe nga sa premton, Berisha nuk e ka seriozisht në ‘zotimin’ e tij për ‘ta bërë Shqipërinë', për faktin që është 'i korruptuar' dhe me probleme me drejtësinë por edhe me faktorin ndërkombëtar
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
Historia e dhimbshme e një familjeje nga Vlora vjen në “Pa Gjurmë”, ku një baba kërkon me dëshpërim të birin e humbur prej vitesh në Greqi. Dy vëllezër u larguan bashkë drejt emigrimit, por një moment frike i ndau përgjithmonë. Njëri arriti të shpëtojë, ndërsa tjetri, Lavdosh Sinanaj, humbi çdo kontakt me familjen. Pas tre muajsh pa asnjë lajm, një telefonatë e shkurtër nga Greqia dha shpresë: ai ishte gjallë. Por që nga ajo ditë, heshtja u bë e plotë. Babai, Hamdi Sinanaj, rrëfen kërkimet e pafundme dhe dhimbjen që nuk shuhet, ndërsa dyshimet për fatin e të birit mbeten të forta. Familja apelon për ndihmë: kushdo që ka një informacion, sado i vogël, mund të bëjë diferencën. Pa Gjurmë vjen çdo ditë, ora 16:00, në Report TV, me gazetaren Odeta Dume Mandro.
-
VIDEO
27 vite nga eksodi i Kosovës, Gucati për Report TV: Mirënjohës për Shqipërinë që na hapi dyert por krimet e Serbisë mbeten akoma pa u ndëshkuar
Duke folur për atë periudhë të errët, Gucati u ndal te ofensiva serbe dhe theksoi se qytetarët e Kosovës janë falënderuesndaj shqiptarëve që “hapën dyert dhe zemrat” për t’i strehuar.
-
VIDEO
Vrasjet e bujshme të Berishës! Beqiri flet me emra: Olldashin e eliminoi, zbulohet ROLI i Argitës
Avokati Beqiri nuk i ndali me kaq akuzat ndaj Berishës, por shtoi se kreu i PD-së i ka marrë historikisht komandat nga Millosheviçi (diktatori dhe krimineli serb që urdhëroi vrasjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës) dhe sipas tij, ende sot e kësaj dite ndjek këshillat e tij.
-
VIDEO
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: SPAK po zvarrit hetimet, Kuvendi të ‘ndërhyjë’ me rezolutë! Berisha vrau për të ruajtur pushtetin
Mark Nika që prej vitesh kërkon drejtësi për nipin e tij, të vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011-s, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Ai thotë se ka marrë gatishmëri nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, për të hartuar qoftë edhe një rezolutë, për hetimet që sipas tij po zvariten.
-
VIDEO
Zjarri përpiu pallatin në kompleksin 'Arlis', çfarë po bën Bashkia e Tiranës për strehimin e banorëve? Dango për Report TV: Janë mobilizuar të gjitha strukturat
Për situatën foli sot në emisionin “Sot Live në Shqipëri” drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, i cili tha se institucioni ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe ka qenë në terren që në momentin e parë për evakuimin e banorëve.
-
VIDEO
Djegia e pallatit te ‘Arlis’, zjarrfikësi për Report Tv: Kur mbërrita gjendja ishte kaotike! Parkimet në rrugë na sjellin vështirësi për ndërhyrje
Zjarrfikësi Jonuz Murataj ka rrëfyer mes emicionesh momentet dramatike të ndërhyrjes për shpëtimin e të moshuarës në pallatin e kompleksit ‘Arlis’ që u përfshi nga flakët dy ditë më parë
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | 'Shqipëria vend i sigurtë', eskperti:Lufta rrit turistët
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Patate të mbushura me djathë dhe beshamel në furrë nga zonja Albana
Patate të mbushura me djathë dhe beshamel në furrë
Përbërësit:
- 4–5 patate të mëdha
- 3 kokrra vezë
- 4 lgj djathë i thërrmuar
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i grirë hollë
- Pak gjalpë për sipër
Për salcën beshamel:
- 3 lgj miell
- 2 lgj gjalpë
- 2 gota qumësht
- 1 vezë
- 2 lgj kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Ziejmë patatet (ose i pjekim lehtë), i presim në mes dhe nxjerrim pjesën e brendshme duke i bërë si “varka”. Në një enë rrahim vezët, shtojmë tulin e patateve të shtypur si pure. Shtojmë djathin, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. Nëse masa del e trashë, shtojmë pak qumësht. Mbushim patatet me përzierjen dhe i vendosim në tavë. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Shkrijmë gjalpin dhe skuqim pak miellin, më pas hedhim qumështin gradualisht dhe e përziejmë derisa të trashet. Në fund shtojmë vezën dhe djathin kaçkavall. Hedhim beshamelin sipër patateve, shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë dhe i vendosim në furrë në 180°C derisa të marrin ngjyrë të artë.