-
VIDEO
Berisha përballë titanit Rama/ Gjoni: Të plasë sherri brenda PD-së! Korreshi: Njerëzit nuk po hanë..
Saimir Korreshi dhe Ralf Gjoni, të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', diskutuan mbi protestën e paralajmëruar nga Berisha gjatë pasdites së sotme. Gjatë debatit, Gjoni hodhi akuza për një bashkëpunim të mundshëm mes Ramës dhe Berishës, ndërsa Korreshi u ndal te problematikat konkrete në vend, duke veçuar mungesat dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët.
-
VIDEO
Protestat e opozitës, Shabani vërejtje për policinë: Përdorimi i forcës, vetëm te personat që përbëjnë rrezik
Në monitorimin e Avokatit të Popullit për protestat e opozitës, një problem i konstatuar është ndërhyrja e policisë me gazin lotsjellës dhe forcën ndaj qytetarëve. Në studion e “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Endrit Shabani thotë se Policia duhet të përdorë forcën vetëm në raste të izoluara, te personat që përbëjnë rrezik publik.
-
VIDEO
Zjarri te kompleksi ‘Arlis’, Shabani: Materialet e përdorura, task forca do të hetojë nëse lejohen në BE! Masa për zyrtarët që nuk zbatojnë ligjin
Avokati i Popullit thotë se do të punohet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkelje apo hendek në legjislacion. Ai tha se në rast hendeku, do të rekomandohet fuqimisht ndryshimi i ligjit, kurse shkeljet s’do të përbëjnë asnjë tolerim.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Prill 2026 – Receta/ 'Letra e një të panjohure', një histori drithëruese/ Jeta e natës në kryeqytet, rrëfehet DJ Adry
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kallamarë të mbushur / Supë orizi me fasule / Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe puding.
“Letra e një të panjohure”, historia e trishtë e një gruaje që zgjedh të dashurojë në heshtje deri në vdekje një burrë, pa i treguar kurrë për ndjenjat e saj… “Letra e një të panjohure”, novela e njohur e Stefan Zweig, është një rrëfim i ndërtuar mbi ndjenja të thella, të fshehta dhe shpesh të pashprehura. Me një fabul që në pamje të parë duket e thjeshtë, vepra na zhyt në botën e brendshme të një gruaje që ka dashuruar në heshtje gjatë gjithë jetës së saj. Përmes një letre të gjatë dhe rrëqethëse, ajo i zbulon një shkrimtari të njohur një të vërtetë që ai nuk e ka kuptuar kurrë: praninë e saj të vazhdueshme dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka ushqyer për të që nga rinia. Ky rrëfim bëhet një udhëtim emocional mbi sakrificën, vetminë dhe fuqinë e ndjenjave të pathëna, duke na treguar se sa thellë mund të rrënjoset dashuria edhe kur mbetet e pashpërblyer. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me botuesen Loreta Berhami, do të ndalemi tek mesazhet që përcjell kjo vepër e Stefan Zweig përkthyer nga Vedat Kokona, dhe arsyet pse ajo vazhdon të mbetet një nga tregimet më prekëse të letërsisë botërore.
Në ritmin e zhurmës, dritave dhe energjisë që nuk ndalet kurrë, jeta e natës në kryeqytet merr një dimension krejt tjetër kur rrëfehet nga ata që e jetojnë çdo fundjavë nga afër. DJ Adry vjen në “Rreze Dielli” për të ndarë jo vetëm pasionin e tij për muzikën dhe atmosferën elektrizuese të netëve të gjata, por edhe sfidat e padukshme të një profesioni që kërkon përkushtim, durim dhe shumë energji. Mes tingujve të fortë, ritmeve që pushtojnë pistën dhe dëshirës së rinisë për të shijuar çdo moment, ai na fton të zbulojmë anën tjetër të medaljes: lodhjen, sakrificat dhe vështirësitë që fshihen pas performancave. Ky është rrëfimi i një DJ-i që jeton mes pasionit dhe realitetit, duke sjellë një pasqyrë autentike të jetës së natës në kryeqytet. DJ Adry na zbulon edhe një tjetër anë intriguese të skenës së natës: kush janë VIP-at më të njohur në clubet e Tiranës që ndezin atmosferën deri në kulm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Berisha 'xhiro' në kryeqytet për të demtuar imazhin tek...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Ledri Vula, MC Kresha, Noizy apo Tayna? Ja kush bën namin në jetën e natës
Në ritmin e zhurmës, dritave dhe energjisë që nuk ndalet kurrë, jeta e natës në kryeqytet merr një dimension krejt tjetër kur rrëfehet nga ata që e jetojnë çdo fundjavë nga afër. DJ Adry vjen në “Rreze Dielli” për të ndarë jo vetëm pasionin e tij për muzikën dhe atmosferën elektrizuese të netëve të gjata, por edhe sfidat e padukshme të një profesioni që kërkon përkushtim, durim dhe shumë energji. Mes tingujve të fortë, ritmeve që pushtojnë pistën dhe dëshirës së rinisë për të shijuar çdo moment, ai na fton të zbulojmë anën tjetër të medaljes: lodhjen, sakrificat dhe vështirësitë që fshihen pas performancave. Ky është rrëfimi i një DJ-i që jeton mes pasionit dhe realitetit, duke sjellë një pasqyrë autentike të jetës së natës në kryeqytet. DJ Adry na zbulon edhe një tjetër anë intriguese të skenës së natës: kush janë VIP-at më të njohur në clubet e Tiranës që ndezin atmosferën deri në kulm.
-
VIDEO
Dashuroi gjithë jetën në heshtje… dhe ai nuk e njohu kurrë | ‘Letra e një të panjohure’
“Letra e një të panjohure”, historia e trishtë e një gruaje që zgjedh të dashurojë në heshtje deri në vdekje një burrë, pa i treguar kurrë për ndjenjat e saj… “Letra e një të panjohure”, novela e njohur e Stefan Zweig, është një rrëfim i ndërtuar mbi ndjenja të thella, të fshehta dhe shpesh të pashprehura. Me një fabul që në pamje të parë duket e thjeshtë, vepra na zhyt në botën e brendshme të një gruaje që ka dashuruar në heshtje gjatë gjithë jetës së saj. Përmes një letre të gjatë dhe rrëqethëse, ajo i zbulon një shkrimtari të njohur një të vërtetë që ai nuk e ka kuptuar kurrë: praninë e saj të vazhdueshme dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka ushqyer për të që nga rinia. Ky rrëfim bëhet një udhëtim emocional mbi sakrificën, vetminë dhe fuqinë e ndjenjave të pathëna, duke na treguar se sa thellë mund të rrënjoset dashuria edhe kur mbetet e pashpërblyer. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me botuesen Loreta Berhami, do të ndalemi tek mesazhet që përcjell kjo vepër e Stefan Zweig përkthyer nga Vedat Kokona, dhe arsyet pse ajo vazhdon të mbetet një nga tregimet më prekëse të letërsisë botërore.
-
VIDEO
''Berisha shpërblen 'besnikët' me mandate' Rada: Protestë për prishje imazhi tek ndërkombëtarët
Gazetari Ardit Rada i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha se seancat plenare që mbahen opozita i shfrytëzon për të dhënë show.
-
VIDEO
Kallamarë të mbushur nga zonja Albana
Kallamarë të mbushur
Përbërësit:
- 8 kallamarë të pastruar
- 100 gr oriz
- 10 kokrra kaperi
- 10 ullinj
- 1/2 spec i kuq
- 150 ml verë e bardhë
- 3–4 thelpinj hudhër
- 200 gr djathë
- Kripë, piper
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ziejmë orizin fillimisht. Kur orizi të jetë zier, shtojmë specin e kuq të prerë në kubikë të vegjël, ullinjtë e copëtuar, kaperin, majdanozin, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim kallamarët dhe i mbyllim me shkopinj të vegjël. Kallamarët i skuqim në vaj ulliri bashkë me hudhrën e shtypur. Pasi të marrin ngjyrë, shtojmë verën e bardhë dhe djathin. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë edhe 4–5 minuta. I shërbejmë menjëherë me salcën e krijuar nga kallamarët dhe nga vera e bardhë.
-
VIDEO
Supë orizi me fasule nga zonja Albana
Supë orizi me fasule
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji fasule të thata
- 1 filxhan kafeje oriz
- 1 qepë
- 1 filxhan kafeje vaj ose gjalpë
- 2 domate ose ½ lgj salcë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Fasulet pastrohen, lahen dhe vendosen të ziejnë veçmas. Në një tenxhere tjetër kaurdiset qepa e grirë hollë në yndyrë, shtohen domatet e prera në kubikë ose salca e domates, lihen 2–3 minuta të marrin shije. Shtohet lëng mishi ose ujë dhe lihet të marrë valë. Hidhet orizi dhe zihet pak. Shtohen fasulet e ziera dhe vazhdohet zierja derisa supa të jetë gati. Në fund rregullohet me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë në 5 minuta me luleshtrydhe dhe puding nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe puding
Përbërësit:
- 500 gr luleshtrydhe
- 1 pako puding
- 1 gotë ujë
- Pak sheqer (opsionale)
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë luleshtrydhet. I bluajmë në blender derisa të bëhen pure dhe i vendosim në një tenxhere në zjarr mesatar. Shtojmë pudingun dhe 1 gotë ujë. I përziejmë vazhdimisht për 4–5 minuta, derisa masa të fillojë të trashet. E hedhim në gota ose forma, e lemë të ftohet pak dhe e vendosim në frigorifer për rreth 2 orë. Më pas e servirim me luleshtrydhe të freskëta ose me pak arrë kokosi. Këshilla: Nëse përdorim puding me vanilje që ka sheqer, nuk shtojmë fare sheqer.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 17 prill 1992/ Formohet qeveria Meksi, Kopliku tek Rendi, Tritan Shehu ministër Shëndetësie e Zhulali tek Mbrojtja
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 17 prill 1992 në shtypin e shkruar në gazetën Koha Jonë pasqyrohej e plotë përbërja e qeverisë Meksi. Me 18 anëtarë qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi u formula pasi PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit. Qeveria kishte dy zv.kryeministra që mbanin edhe postet e ministrave të Bujqësisë dhe Rendit ndërsa emra të spikatur në kabinet ishin edhe Tritan Shehu, Safet Zhulali e Dashamir Shehi.